Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

“Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje dhe llogaridhënie përmes mediave dhe rrjeteve sociale”

 

Titulli i propozimit

“Monitorimi i bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare në qeverisje dhe llogaridhënie përmes mediave dhe rrjeteve sociale”

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Kandidatët, për kryetarë bashkie dhe jo vetëm, gjatë fushatave elektorale premtojnë gjithëçka për të siguruar votat. Por, pasi fitojnë zgjedhjet, ata nuk japin llogari nëse i përmbushin apo jo ato premtime. Qytetarët nuk kanë mekaniza monitorimi, që ti nxisin dhe vënë para përgjegjësisë të zgjedhurit e tyre, për ti përmbushur premtimet. Ata përfshihen pak në bashkëqeverisje dhe në përgjithësi mungon praktika e llogaridhënies nga të zgjedhurit. Ka patur përpjekje për të monitoruar punën e qeverisjes, qëndrore apo lokale, por asnjëherë deri tani të zgjedhurit nuk janë ballafaquar me premtimet, nuk u është bërë një bilanc se sa përqind të tyre kanë realizuar. Votuesit, gjithnjë e më shumë, mendojnë se politikanët të gjithë gënjejnë, dhe kjo ka zbehur vlerën e votës, duke çuar gjithnjë e më shumë drejt shndërrimit të saj në mall, të shkëmbyeshëm me para apo favore të tjera. Organizata jonë ka dokumentuar audio-video, premtimet elektorale të kryetarëve të bashkive Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Lezhë. Përmes këtij projekti, për herë të parë, do të ngrihet një proces monitorimi i punës së bashkisë, për ti ballafaquar rezultatet me premtimet e bëra. Qytetarët do të jenë pjesë aktive e këtij procesi duke shfyrtëzuar faqen e internetit. 

 

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi:

Të vërë të zgjedhurit vendorë para përgjegjësisë për realizimin e premtimeve elektorale, duke prodhuar për herë të parë modelin e ballafaqimit të tyre me zgjedhësit. Të prodhojë mekanizma për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e llogaridhënies si dhe të përfshijë mediat e të gjitha formave në monitorimin e punës së bashkisë.

 

Objektiva:

1-Të prodhojë një raport, bilanc, të punës së bashkisë krahasuar me realizimin e premtimeve të kryetarëve gjatë fushatës elektorale.

2-Të instalojë praktikën e llogaridhënies së bashkisë përmes ballafaqimit të drejtëpëdrejtë me publikun si dhe të përfshijë qytetarë në procesin e monitorimit, sugjerimit të ideve e prioriteteve publike dhe bashkëqeverisjes në tërësi.

3-Të rrisë rolin e medias tradicionale, si dhe medias sociale në procesin e monitorimit dhe transparencës së pushtetit vendor.

Aktivitetet kryesore

1-Do të ndërtohet Faqja ne Internet, “UnëMonitoroj”, ku do të publikohen video-premtimet e kryetarëve të bashkive.

2-Do të monitorohet puna e bashkisë gjatë një viti dhe në fund do të bëhet një bilanc se sa prej premtimeve janë përmbushur deri në atë kohë(që përkon me mesmandatin e kryebashkiakëve).

3-Do të organizohen 8 takime ballafaquese (2 në çdo bashki) mes bashkive dhe përfaqësuesve të komunitetit e grupeve të ndryshme interesi, të cilëve u janë adresuar premtime gjatë fushatës elektorale.

4-Do të prodhodhen dhe transmetohen 8 reportazhe televizive (2 në cdo bashki), me tematike që lidhet me punën e bashkisë. 

Rezultatet e pritshme

1-Do kemi për herë të parë një raport, për 4 bashki, që do të tregojë shkallën e përmbushjes së premtimeve elektorale.

2-Bashkitë do të nxiten për realizimin e sa më shumë premtimeve.

3- Qytetarët e bashkive Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Lezhë do të përfshihen në procesin monitorues, bashkëqeverisës dhe llogaridhënës, përmes faqes ne internet “UnëMonitoroj”.

4-Të paktën 1600 persona do të marrin pjesë në takimet ballafaquese me drejtuesit e bashkive.

5-Të paktën 8 çështje (probleme) që lidhen me bashkinë do të ngrihen (trajtohen) në 8 reportazhet televizive që do të prodhohen dhe transmetohen.

6-Do të rritet roli i medias në monitorimin e punës së bashkisë dhe denoncimin e problemeve.

Përfituesit kryesorë

-Komuniteti i bashkive të Tiranës, Elbasanit Lezhës dhe Vlorës.

-Pushteti vendor në këto bashki

-Forcat politike dhe shoqëria në tërësi

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkitë Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Lezhë

 

 

Organizata Zbatuese: Forumi i Mendimit të Lirë
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan, Bashkia Vlorë, Bashkia Lezhë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153