Titulli i propozimit |
Për një transparence në rritje të Qeverisjes Vendore |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Projekti synon te permiresoje sherbimet e ofruara nga administrata e bashkise Vlore per qytetaret permes rritjes se aktivizmit te tyre ne identifikimin e problematikave, trajtimit mediatik te tyre me pjesemarrjen e eksperteve ne fushat respektive, instalimin e nje dialogu konstruktiv midis qytetareve, administrates se bashkise, perfaqesuesve te jetes akademike, biznesit, medias, sistemit juridik dhe shoqrise civile. Ne prinicip projekti do te bazohet ne gjetjen e fakteve permes ushtrimit te gazetarise investigative, ballafaqimin e kendveshtrimeve te paleve te perfshira ne proces, trajtimin e tyre me profesionalizem permes pjesemarrjes se eksperteve, gjetjen e zgjidhjeve dhe dhenien e rekomandimeve perkatese per administraten e Bashkise Vlore. Rrjeti social do te jete nje instrument per nxitjen e pjesemarrjes aktive te qytetareve ne identifikimin e problematikave |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qellimi i projektit: Permiresimi i sherbime cilesisht, ne kohe, me efektivitet dhe ne respekt te plote te ligjit te ofruara nga administrata e Bashkise Vlore ne sherbim te qytetareve te saj, permes rritjes se aktivizmit qytetar dhe rolit te medias si percues publik i tij. Objektivi 1: Krijimi i nje dialogu konstruktiv midis qytetareve, administrates se bashkise, eskperteve nga sistemit juridik, jeta akademike, biznesi, media dhe shoqeria civile per diskutimin e problematikave ne interes te publikut (quadriple helix system) Objektivi 2: Krijimin e nje modeli te gazetarise investigative bazuar ne parimin e respektimit te te drejtave te njeriut. Objektivi 3: Krijimin e nje modeli mediatik profesional diskutimi dhe debati ku cdo pale ka te drejte te shprehet, te degjohet dhe te respektohet. Objektivi 4: Rritjen e nivelit te informimit te qytetareve per kuadrin ligjor per cdo problematike te hasur, procedurat ne respekt te ligjit, departamentet dhe kompetencat e tyre ne ofrimin e sherbimit. |
Aktivitetet kryesore |
1. Krijimi i grupit te punes dhe aktivitetet parapergatitore, takimet me partneret ne projekt, informim per qellimin dhe objektivat, caktimi i roleve 2. Identifikimi i problematikave permes perdorimit te denoncimit ne portalin “Ti flet”, publikimi i portalit permes spotit televiziv 3. Hartimi i struktures se debatit publik, zhvillimi i 16 edicioneve te debatit “Transparence” per nje periudhe 6 mujore. 4. Hartimi i gjetjeve dhe rekomandimeve per Bashkine Vlore per permiresimin e sherbimeve. 5. Follow up – monitorimi i zgjidhjes se problematikave nga ana e Bashkise Vlore |
Rezultatet e pritshme |
1.Nje dialog konstruktiv, i vazhdueshem midis qytetareve, administrates se Bashkise, eksperteve te fushes per problematikat e identifikuara ne funksion te permiresimit te sherbimeve. 2. Nje model gazetarie investigative dhe format debati dhe diskutimit ownership-i i te cilit do t’i kaloje televizionit partner ne implementimin e projektit. 3. Qytetare aktive qe reagojne ndaj procedurave jo trasparente dhe korruptive, denoncojne dhe ndjekin zgjidhjen e problemit prane administrates se Bashkise. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetaret e Bashkise Vlore, administrata e Bashkise Vlore dhe institucioneve ne varesi te saj, stafi i televizionit dhe gazetaret e qytetit te Vlores |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Vlore |