Titulli i propozimit |
Platforma multimediale vendore në Gjirokastër: “Qeverisje e Hapur” |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Në qytetet e vogla ku jetojmë sa herë kërkojmë mjete për të ndryshuar shumë gjëra që s`shkojnë mirë në komunitetet qytetare shpesh i besojmë mosbesimit.Duke u tërhequr si individë lëmë pas qeverisje mediokriteti të menaxherëve vendorë që në vend të mendojnë për të pasuruar bibliotekat mendojnë si të fitojnë nga tenderat, në vend të mendojnë për teatrot mendojnë për podiumet e titullarëve, në vend të mendojnë për qytetarin mendojnë për xhepin, farefisin, “familjen e partisë” që është kthyer viteve të fundit në “sektin” më të rrezikshëm për cilësinë e administratës vendore. Mediat lokale që janë të pakta në këtë rajon në të shumtën e herës janë “të varura” nga kryetarët e bashkive të cilët kontrollojnë politikat editoriale. Zëri i kritikës në këto media shpesh është i mekur ndaj autoriteteve. Çdokush e ka provuar që për të marrë një informacion në bashki apo institucione të tjera has në barriera të pashpjegueshme, edhe pse informacioni duhet të jetë publik dhe i aksesueshëm nga qytetarët. Këto barriera ekzistojnë jo vetëm për qytetarët e thjeshtë, por edhe për vetë mediat lokale. Ligji Mbi të Drejtën e Informimit, njihet dhe respektohet pak.Platforma që propozohet synon të kombinojë disa forma multimediale të komunikimit me qytetarët duke synuar që qeverisja vendore të bëhet më e hapur, më demokratike, më transparente, më e aftë të njohë problemet e qytetarëve dhe të vihet nën presionin e tyre për zgjidhje. Platforma fokusin qëndror do ta ketë në Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkine Libohove. Platforma do të jetë një mjet praktik dhe i qëndrueshëm ku qytetarët jo vetëm të shprehin zërin e tyre por do të orientohen përmes Facebook dhe Blogut edhe se Si dhe Ku t`i adresojnë kërkesat e tyre kur kanë nevojë për informacion dhe si të përfitojnë nga e drejta që u jep Ligji i Informimit. Mjetet e Platformës janë dinamike dhe të kombinuara me njëra tjetrën. Facebook lejon paraqitjen e përditshme të lajmeve,temave, fotove, videove, nxitjen e komenteve, “mat” një reagim qytetar me pëlqimin dhe mospëlqimin për vendim-marrje vendore, ofron ne debate shumë të rinj por edhe shumë qytetarë. Blogu është një hapësirë për të fuqizuar mendimin mbi zhvillimin e demokracisë vendore duke i trajtuar këto cështje në nivel rajonal apo lokal si tema dhe analiza, si raportime të thelluara nga gazetarët dhe bashkëpuntorët e platformës multimediale. Platforma është edhe një mundësi e mirë për gazetarët në rajon të trajtojnë tema sociale.Shkrimet me te mira do vleresohen me cmime vjetore për Gazetarinë Sociale. Fuqizimi i mendimit qytetar dhe shoqeror përmes kësaj Platforme Multimediale do ti jepte më shumë energji veprimit qytetar. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në politikat e qeverisësve të Bashkive nëpërmjet mjeteve multimediale mediatike. ( Facebook, Blog, Revistë). Ndergjegjesimi dhe ndihma praktike ndaj qytetarëve për marrjen e informacionit mbi bazë të Ligjit për të Drejtën e Informimit. Objektivat: -Promovimi ne nivel lokal i gazetarisë sociale për të siguruar dhe përmirësuar mbulimin e çështjeve sociale. -Nxitja përmes Platformës Multimediale Qeverisje e Hapur e dialogut qeveri vendore –publik. Nxitja ne platformen multimediale e llogaridhënies së zyrtarëve vendorë të zgjedhur dhe të emëruar. Rritja e transparencës së qeverisjes vendore perms publikimit te shpenzimeve,të ardhurave, prokurimeve,etj -Monitorimi i bashkive në fusha të ndryshme, publikimi ne Platformen Multimediale i vendim-marrjeve te Këshillit Bashkiak dhe strukturave te tjera vendore. |
Aktivitetet kryesore |
Platforma multimediale vendore në Gjirokastër “Qeverisje e hapur”do të përbëhet nga :
- Faqja e Facebook : Qeverisje e Hapur Vendore Në këtë faqe do të publikohen buxhetet vendore, transaksionet javore të thesarit për dy njësitë, do të nxiten diskutime për këto transaksione, do të publikohen prokurime dhe shërbime të rëndësishme që duhet të njihen nga qytetarët. Faqe do të mirëmbahet cdo ditë. - Blogu vendor Qeverisjehapur.net Do të publikohen lajme lokale që fokusohen tek qeverisja e mire, artikuj tematikë, video reportazhe, spote televizivë dhe Radiofonikë, foto montazhe, forume ,Web-Debate, Etj. - Forumi Lokal mediatik “Qeverisje e hapur” Ky Forum do të organizohet gjate zbatimit te projektit ne 6 seanca , dhe do te transmetohet në Radio dhe në Televizion (në një nga mediat lokale në Gjirokastër ). Forumi do të nxisë tema të transparencës së pushtetit vendor, do të bëjë pjesëmarrës zërin e qytetarëve. - Cmimet vjetore për gazetarinë sociale Do të akordohen tre cmime vjetore për gazetarët lokalë për temat më të mira në këtë fushë dhe në fund të vitit do të organizohet edhe një aktivitet i gjerë me gazetarët lokalë i dhenies se cmimeve. |
Rezultatet e pritshme |
- Angazhim më i madh i medias në nivel vendor për problemet e qytetarëve. Fokusimi i përditshëm vecanërisht tek tema konkrete mbi situatën në cerdhe dhe kopshte fëmijësh, problemet e menaxhimit të hapësirave publike, lejet për shfrytëzimin e pasurive natyrore, etj . -Njohje më e mirë nga qytetarët me Ligjin për të Drejtën e Informimit dhe detyrimet që burojnë prej tij për institucionet vendore. Zbatim i praktikave për marrjen e informacionit. Publikimi ne Platformen Multimediale i manualeve të thjeshta udhëzuese për qytetarët se si të marrin informacion apo si të ankohen kur nuk gjejnë përgjigje. -Transparencë më e madhe e bashkive të reja në 2 njësi të Qarkut të Gjirokastrës përmes publikimit ne Facebook dhe ne Blog të vendimeve si të Këshillit Bashkiak edhe organeve të tjera vendimarrëse. -Nxitje debatesh dhe diskutimesh qytetare përmes “Web –Debateve” ne Facebook dhe Forumeve në median lokale.( 2-4 debate publike të një interesi të gjerë qyetar cdo javë në Facebook) -Informim i përditshëm i qytetarëve përmes Portalit dhe Facebook me ngjarjet lokale, shpenzimet, të ardhurat, projektet zhvillimore te bashkive. -Prodhimi i artikujve tematikë (reportazhe, video-reportazhe, shkrime investigativë, intervista etj, përgjatë projektit). -Prodhimi i emisioneve televizivë me mbi 25 te ftuar. |
Përfituesit kryesorë |
Rreth 60.000 banorë në 2 Bashkitë e reja (Gjirokastër, Libohovë). |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë