Titulli i propozimit |
Projekti “24601” |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Mobilizimi, angazhimi dhe koordinimi i të rinjve në Këshillin Rinor, Grupin e Monitorimit, Rrjetin e Aktivistëve në zonat periferike të Kamzës si Paskuqan, Zallmner dhe Bathore nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe artistike si mënyra më e mirë e zhvillimit personal të çdo të riu, edukimit me sensin e reagimit qytetar dhe dhënien e një alternative zbavitjeje me qëllim arritjen e ndryshimeve në komunitet nëpërmjet ndërhyrjes konstruktive me propozime dhe plane veprimi në politikat e demokracisë vendore, janë masat që parashikojmë të ndërmarrim si përgjigje ndaj indiferencës institucionale me të cilën përcillen iniciativat rinore në qytetin e Kamzës. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Projekti “24601” ka si qëllim parësor ngritjen e kapaciteteve rinore në qytet, nëpërmjet angazhimit në shoqërinë civile dhe mire organizimin e tyre për të gjetur zërin e përbashkët në identifikimin dhe adresimin e problematikave gjatë qeverisjes vendore duke u kthyer këta të rinj potencialisht në Lidërët e së Nesërmes Objektivat - Krijimi i Këshillit Rinor, Rrjetit të Aktivistëve dhe Grupit të Monitorimit të qeverisjes vendore - Projektimi dhe zbatimi me efikasitet i kalendarit të aktiviteteve me qëllim krijimin e terrenit të përshtatshëm për adresimin e mëvonshëm të kërkesës për Qendrën dhe Zyrën Rinore. - Monitorimi i projekteve me fokus rininë dhe iniciativat rinore në Bashki |
Aktivitetet kryesore |
Aktivitetet kulturore -Klubi i librit, i filmit, FemArt, kinema verore, konkurse fotografie me tematikë të drejtat e njeriut, angazhimin civil dhe barazisë gjinore. - Aktivitetet e krijimit të Rrjetit të Aktivistëve dhe Grupit Monitorues në Këshillin Bashkiak - Prezantim dhe ftesa për bashkëpunime me stafin e Bashkisë Kamëz për hapjen e Qendrës dhe Zyrës Rinore në Kamëz |
Rezultatet e pritshme |
- Krijimi i grupeve të përhershme, solide dhe të qëndrueshme të Rrjetit të Aktivistëve në qytet, zhvillimin e aktiviteteve kulturore me qëllim kultivimin e reagimit qytetar dhe angazhimit në shoqërinë civile. -Krijimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes Bashkisë Kamëz dhe të rinjve të qytetit. -Realizimi i hapjes së Pallatit të Kulturës për qytetarët e Kamzës. |
Përfituesit kryesorë |
Të rinjtë e qytetit të Kamzës |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 Muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Qyteti Kamëz ( duke përfshirë zonat përreth Bathore, Paskuqan dhe Zallmner) |
https://levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/thirrja-per-aplikime-1/projekti-24601#sigProId487d814b0d