Titulli i Propozimit |
“Qeverisje me dhe për Komunitetin” |
Përmbledhje e pikës 2.2 Përshkrimi i situatës dhe arsyetimi i propozimit
|
Pogradeci sot vuan pasojat e zhvillimit urban të pakontrolluar duke passjellë problematika tipike për zona të jo mirëmenaxhuara e të varfra që kanë nevojë emergjente për ndryshim në çdo aspekt. Ç’duhet bërë që gjendja të ndryshojë ? Por kush do ta ndryshojë këtë gjendje ? Këto dhe të tjera janë pyetje që shqetësojnë më shpesh grupin qytetar intelektual pogradecar i njohur si “Grupi Lokal i Veprimit”. Ky grup përbëhet nga individë intelektuale, veprimtarë të shoqërisë civile të trajnuar nga projekte dhe agjenci vendase e të huaja të interesuara në çështje të decentralizimit e qeverisjes së mirë si Usaid, SDC, Partners Albania, Soros, etj. Qëllimi i këtij propozimi është rritja e rolit të komunitetit dhe përfshirja e tyre në zgjidhjen e problemeve të qytetit te identifikuara. Është e rëndësishme të kuptohet që përgjegjësia e nje qeverisje lokale nuk është vetëm përgjegjësi e kryebashkiakut dhe administratës së tij. Eshtë njëkohësisht përgjegjësi e qytetarëve të cilët duhet të jenë bashkëpunues, kritikues ndaj proceseve zhvilluese, inciativave lokale e projekteve të zhvillimit të qytetit. Në Pogradec ka një kulturë përfshirje qytetare jo shumë të zhvilluar, njerëzit tregohen indiferentë, shohin punët e tyre e nuk përzihen shumë me problemet e administrimit lokal. Është kjo arsyeja që GLV është angazhuar dhe ka marrë inisiativën për zgjimin e frymës komunitare në qytetin e Pogradecit. Projekti që propozohet ka në thelb presionin pozitiv që komuniteti do të ushtrojë mbi qeverisjen vendore duke u ndërgjegjësuar e përfshirë drejtpërdrejt në procese vendimarrëse që lidhen me interesat e qytetareve. Me presion pozitiv në këtë projekt nënkuptojmë përpjekjet e lëvizjes civile të qytetit të përfaqësuar nga GLV për të lobuar fuqishëm tek administratorët lokalë dhe këshilli bashkiak i qytetit në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen për rëndësinë e madhe që ka qeverisja me pjesëmarrje që do të thotë : komuniteti identifikon vetë nevojat e tij dhe administratata lokale është aty për të zgjidhur hallet dhe problemet një nga një, duke filluar nga më emergjentet e duke vazhduar më tej hap pas hapi. Kjo do të realizohet përmes pjesëmarrjes direkte të administratorëve lokalë dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak në takimet /debatet e hapura që do zhvillohen në 5 lagjet e qytetit. Administratorët lokalë do të bëhen në këtë mënyrë pjesëmarrës në debate dhe do tu kërkohet të marrin angazhime publike në takimet që do transmetohen edhe në mediat lokale. Angazhimi i tyre publik për zgjidhjen e problemeve është një lloj presioni i ushtruar mbi ta për mbajtjen e premtimeve. Ka shumë aspekte për të ndryshuar në mënyrën e qeverisjes vendore, por GLV gjykon se duhet punuar me strategjinë “hap pas hapi” duke e monitoruar deri në fund të procesit. Përmes debateve publike që do organizohen në 5 zonat e projektit ( lagjet e qytetit) do të mundësohet identifikimi i problemeve më prioritare nga secila zonë. Nevojat e identifikuara për ndërhyrje do t’i propozohen kryetarit të bashkisë në mënyrë që të planifikohen në buxhet për t’u dhënë zgjidhje. Projekti përfshin disa aktorë si: qytetarët, shoqëria civile, administrata e bashkisë, anëtaret e këshillit bashkiak, vullnetarë, ekspertë të qeverisjes vendorë, etj. Për një qeverisje me dhe për komunitetin rruga për zgjidhjen e problemeve fillon me njohjen e tyre e vazhdon me ndjekjen deri në zgjidhjen e problemeve. |
Qëllimi dhe objektivat specifike te projektit. |
Qëllimi kryesor i këtij projekt- propozimi është përfshirja aktive e komunitetit në zhvillimet lokale, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe presionit të vazhdueshem pozitiv mbi administratën duke ndërgjegjësuar qytetarët pogradecarë për rolin potent që ata kanë në shoqëri. Objektivat specifike perfshijnë :
· Planifikimi në buxhet i fondit që adreson nevojat e identifikuara në 5 lagjet e qytetit dhe vënia në rrugën e zgjidhjes e problematikave të identifikuara. |
Aktivitetet Kryesore |
a. Ndarja e detyrave për secilin anëtar. b. Ngritja e nën grupeve në çdo lagje, gjithësej GLV formohet nga 30 persona (6 persona për çdo lagje, femra dhe meshkuj).
“TVSOT7” duke njohur komunitetin me qëllimin dhe objektivat e projektit si dhe me LËVIZAlbania b. Prezantim në mediat sociale ( facebook dhe blog i www.pogradecinews.com ) të fillimit të zbatimit të projektit
Mbajtje fotografi gjatë nënshkrimit të kontratave.
Materialet do të referohen nga moderatoret, ekspertë të fushave Në çdo lagje do të trajnohen 50 qytetarë ( 25 prej të cilave do të jenë gra e vajza ). Pra në t gjitha trajnimet do të marrin pjesë 250 qytetarë, të cilët do të trajnohen për: a. Njohjen strategjike të zhvillimit të lagjes, mënyrën e evidentimit të problemeve dhe listimi i tyre. b. Për të drejtat dhe detyrat e decentralizimit. c. Decentralizimi fiskal, roli i grupit të interesit në hartimin e projekt-buxhetit. d. Paraqitje momentesh nga takimet në ( facebook dhe blog i www.pogradecinews.com ). e. Xhirrime nga operatori i televizionit lokal TVSOT7 mbi momente të takimeve.
TVSOT7.
Xhirrime nga operatori i televizionit lokal TVSOT7 mbi momente të takimit. |
Rezultatet e Pritshme |
|
Përfituesit kryesorë |
Komuniteti i 5 lagjeve të qytetit Grupet qytetare te aksionit GLV ( Grupi Lokal i Veprimit) Administrata bashkiake /anëtarët e këshilli bashkiak |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
7 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Qëndër Pogradec |