Titulli i propozimit |
Rritja e pjesëmarrjes rinore në qeverisjen vendore (Këshilli Bashkiak Rinor Peqin ) |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi i këtij projekti është rritja e ndikimit të të rinjve në vendimmmarrjen lokale për çështje që i përkasin të rinjve në Bashkinë e Peqinit. Objektivi madhor i këtij projekti është ngritja e një Këshilli Bashkiak Rinor në Bashkinë e Peqinit, i cili do të këshillojë dhe do të ushtrojë presion pranë Bashkisë Peqin në planifikimin dhe buxhetimin e aktivitetve e politikave për këtë grupmoshë. Ngritja e kapaciteteve të të rinjve të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Bashkiak Rinor Peqin, në mënyrë që ata t’i përgjigjen sfidave të kësaj sipërmarrjeje. Hartimi i planit Lokal të Veprimit për të rinjtë . |
Aktivitetet kryesore |
A. Konferencë gjithëpërfshirëse me aktorët dhe faktorët lokalë për rininë. B. Ngritja e Këshillit Bashkiak Rinor Peqin C. Trajnime të Këshilltarëve në 14 Politika sektoriale për Rininë dhe 5 tematika të tjera D. Fushatë e gjerë informuese në terren dhe online E. Hartimi dhe zbatimi i Planit Lokal të Veprimit |
Rezultatet e pritshme |
I. Ngritja e një grupi prej 30 të rinjsh, të trajnuar mbi funksionimin e qeverisjes vendore, të cilët do të kenë funksionin e një grupi këshillues dhe grup presioni pranë Bashkisë Peqin. II. 30 të rinj të KBR të trajnuar mbi 14 politika kryesore të parashtruara në Kartën e Rishikuar Evropiane për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Jetën Lokale dhe Rajonale. III.14 komisione të qëndrueshme të ngritura brenda Këshillit Bashkiak Rinor. IV. Minimalisht 4 mbledhje të Këshillit Bashkiak Peqin të ndjekura nga Këshilli Bashkiak Rinor gjatë kohëzgjatjes së Projektit. V. 14 politikave rinore të hartuara për Bashkinë e Peqinit bazuar në politikat e parashtruara në Kartën e Rishikuar Evropiane për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Jetën Lokale dhe Rajonale, dhe prezantimi i Bashkisë Peqin me këto të fundit. VI. Plani Lokal Veprimi i hartuar për Rininë në Bashkinë Peqin në fund të Projektit. VII. Aktivitete të tjera të prezantimit të projektit dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështjet rinore dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrjen lokale. |
Përfituesit kryesorë |
30 të rinj nga i gjithë territori që mbulon Bashkia Peqin të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Bashkiak Rinor, 14 shkolla 9-vjeçare dhe 2 të mesme, të rinjtë e të të cilave do të përfshihen në Këshill dhe komisione. Bashkia Peqin, Komuniteti i Bashkisë Peqin që do të preket nga aksionet komunitare të Këshillit Bashkiak Rinor. Rreth 2.000 të rinj nga mosha 13-25 vjeç të cilët jetojnë në bashkinë Peqin të cilët do të kenë zërin e tyre në vendimmarrje nëpërmjet këtij grupimi |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 Muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Peqin |