Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Testimi i zbatimit të ligjit të ri të aksesit të informacionit nga administrata e re lokale

Cover Testimi ISHM

Titulli i propozimit

TESTIMI I ZBATIMIT TE LIGJIT TE RI TE AKSESIT TE INFORMACIONIT NGA ADMINISTRATA E RE LOKALE

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Projekti qe propozohet bazohet ne nje racionale te dyfishte:

Shqiperia ka aktualisht nje qeverisje te re lokale, qe doli nga zgjedhjet e fundit lokale dhe qe shtrihet ne nje harte te re administrative pas reformes territoriale administrative. Qe nga shtatori i 2014 Shqiperia ka nje Ligj te Ri te Aksesit te Informacionit (FOIA) qe ofron garanci me te medha per te siguruar informacionin publik. 

Ne nje fare menyre gjendemi perpara nje situate kur duhet testuar nje legjislacion i ri  ne nje qeverisje te re lokale. Pyetjet qe shtrohen jane: a) Sa e hapur eshte administrata e re lokale ndaj medias dhe publikut dhe sa e pergatitur eshte ajo per implementimin e ligjit te ri te se drejtes se informimit? b) Sa e njohin gazetaret dhe publiku legjislacionin e ri per te drejten e informimit dhe sa e perdorin ata kete legjislacion per te vene perpara pergjegjesise qeverisjen lokale?

Qëllimi dhe Objektivat

Objektivi themelor i projektit eshte permiresimi i transparences dhe llogaridhenies se qeverisjes lokale dhe insitucioneve publike vendore nepermjet nje roli me aktiv te medias lokale dhe qytetareve.

Objektivat specifike te  projektit do te jene:

-           Te testoje zbatimin e Ligjit te Akesit te Informacionit nga ana e administrates se re lokale.

-           Te permiresoje njohjen dhe aftesite e gazetareve lokale per legjislacionin e FOI nepermjet testimit te  tij ne praktike.

-           Te permiresoje kapacitetet e autoriteteve lokale per te zbatuar detyrimet e tyre per transparence dhe pergjegjshmeri nepermjet zbatimit te legjislacionit per te drejten e informimit.

Aktivitetet kryesore

1) Workshope njeditore me gazetare lokale dhe perfaqesues te publikut (Gjirokaster, Sarande, Kukes, Berat, Lezhe, Pogradec, Diber).

2) Aplikime te gazetareve dhe qytetareve me kerkesa per informacion publik.

3) Shkrime ne mediat lokale dhe ne faqet e ceshtjeve lokale te mediave qendrore

4) Pergatitja e 7 Raporteve Analitike me rezultatet  e testimit ne secilen bashki

5) Pergatitja e nje Policy Paper/ Raporti final me rezultatet e testimit ne te gjitha bashkite.

6) Organizimi i shtate Roundtables per te diskutuar perfundimet e testimit.

Rezultatet e pritshme

Ø  Te dhenat e testimit do te ofrojne nje indikator te rendesishem te transparences se qeverisjes lokale ne rrethet e perfshira ne projekt.  

Ø  140-175 aplikues (gazetare lokale dhe qytetare) do te aftesohen dhe fuqizohen ne ushtrimin e se drejtes se informimit si nje mjet per monitorimin e qeverive lokale.

Ø  Administrata publike lokale e targetuar nga aplikimet per informacion do te ndergjegjesohet dhe aftesohet ne implementimin me te mire te ligjit.

Ø  Nepermjet pjesemarrjes ne aplikime, debate, shkrim etj, publiku i gjere do te ndergjegjesohet per te drejtat e tij dhe mjetet per monitorimin e qeverive lokale.

Ø  Nepermjet rekomandimeve te tryezave, mediat dhe zyrtaret publike do te hartojne praktikat me te mira dhe pikat e dobeta ne rrugen e arritjes se nje transperence me te madhe ne qeverisje.

Përfituesit kryesorë

- Gazetaret dhe perfaqesuesit e publikut qe do te paraqesin kerkesat per informacion. (140-175 aplikues) 

- Zyrtaret publike lokale, koordinatoret per informim ne Gjirokaster, Sarande, Kukes, Berat, Lezhe, Pogradec, Diber.

- Publiku i gjere qe do te perfitoje nga implementimi i Ligjit te Aksesit te Informacionit si nje mjet per monitorimin e qeverisjes lokale dhe per te luftuar korrupsionin.

- Media lokale e perfshire ne Projekt.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 MUAJ

Zona e zbatimit të propozimit

Gjirokaster, Sarande, Kukes, Berat, Lezhe, Pogradec, Diber.

 

Organizata Zbatuese: Instituti Shqiptar i Mediave
Zona e zbatimit: Bashkia Sarandë, Bashkia Kukës, Bashkia Lezhë, Bashkia Pogradec, Bashkia Dibër, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Berat
Dokumentat: Manuali_pr_prdorimin_e_ligjit.pdfTestimi_i_zbatimit_t_ligjit.pdf
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153