Titulli i propozimit |
Tirana Flet! |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Ligji i ri për Vetqeverisjen Vendore[1] ofron një momentum të ri për fuqizimin e demokracisë vendore përmes mundësisë që krijon në ngritjen dhe funksionimin e strukturave komunitare, veçanërisht në qytete (shih nenin 68 dhe 69 të ligjit). Për më tepër që, struktura të tilla do të ndikojnë në konsolidimin e përkatësisë së banorëve ndaj minizonës urbane duke shënuar një moment të rëndësishëm të zhvillimit të identitetit të komunitetit vendor. Këto dy nene në mënyre ekskluzive parashtrojnë kërkesën për organizim komunitar, në bazë të iniciativës qytetare. Ndërsa, procesi rregullator i strukturave komunitare është kompetencë e këshillit bashkiak. Nenet detyruese janë instrumenta ligjor që vendosin qytetarin dhe komunitetin si pjesë e organizimit komunitar, në funksion të forcimit të demokracisë në nivel vendor. Momentumi i lartcituar është i tillë që për shumë arsye nuk mund të pritet që të iniciohet nga qytetarët spontanisht dhe pa orientim por as nga njësitë e qeverisjes vendore sepse do të cënojë qasjen e propozuar te nenet. Praktika e deritanishme e zhvillimeve komunitare në vendin tonë e bën të domosdoshme nevojën për sensibilizim, mobilizim dhe mbështetje për realizimin e proceseve me pjesëmarrje sa më të gjerë të banorëve. Kjo ngre me të madhe nevojën për përfshirjen e aktorëve të shoqërisë civile për të rritur ndërgjegjësimin rreth sipërmarrjes komunitare dhe për të realizuar proceset në komunitet duke mbështetur, nxitur, asistuar dhe orientuar nga poshtë me iniciativë të komuniteteve vendore të ngritjes së strukturave komunitare. Nisur nga eksperienca shumëvjeçare e IDM-së në këtë drejtim, e vlerësojmë shumë të domosdoshme që procesi i organizimeve komunitare të lehtësohet prej aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile për të nxitur informimin, qasjen, besueshmërinë dhe vizionin për të ardhmen e këtyre strukturave në cilësinë e jetës në komunitet. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Zhvillimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe mirëqeverisjes lokale përmes aktivizimit komunitar vullnetar në qytetin e Tiranës Objektivat: 1. Rritja e ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të komuniteve vendore dhe grupeve të ndryshme të interesit rreth organizimit vullnetar komunitar në qytetin e Tiranës; 2. Ngritje e kapaciteteve të intitucioneve në nivel vendor për partneritet funksional me qytetarët dhe rregullimi normativ i strukturave komunitare; 3. Ngritja e kapaciteteve të strukturave komunitare të minizonave urbane për të përmbushur misionin e tyre. |
Aktivitetet kryesore |
1.Fushatë sensibilizimi në nivel kombëtar dhe lokal 2.Krijimi i partneriteteve të gjera me grupe të shoqërisë civile dhe institucione të ndryshme publike 3.Sigurimi i mbështetjes lokale nga Bashkia Tiranë 4.Hartimi dhe miratimi i akteve rregullatore për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e strukturave komunitare 5.Mobilizimi komunitar për ngritjen e strukturave komunitare 6.Ngritja e kapaciteteve të strukturave komunitare dhe këshillit bashkiak si dhe institucioneve të tjera publike |
Rezultatet e pritshme |
1. Opinioni publik i ndërgjegjësuar rreth sipërmarrjes komunitare, vetorganizimit komunita dhe pjesëmarrjes qytetare në qeverisje; 2. Modeli i një strukture komunitare në frymën e neneve 68-69 të Ligjit për Vetqeverisjen Vendore i krijuar dhe i gatshëm për t’u replikuar më tej në nivel kombëtar; 3. Burime njerëzore të trajnuara, aftësuara dhe certifikuara rreth vetorganizimit komunitar për të cuar përpara procesin e replikimit të modelit të strukturës komunitare (grupi bërthamë ToT); 4. Komunitetet vendore në minizona urbane përfaqësohen dhe drejtohen nga një këshill komunitar i ngritur prej tyre; 5. Partneriteti i krijuar dhe funksional ndërmjet strukturave komunitare me bashkinë dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit në nivel vendor; 6. Këshilli komunitar dhe ndërlidhësi si drejtues i strukturës komunitare të aftësuar për realizimin e misionit të tyre në komunitet; 7. Strukturat komunitare ndërveprojnë në mënyre aktive në shoqëri për realizimin e misionit te tyre duke rritur pavarësinë dhe aktivizmin e tyre; 8. Bashkia ka një strukturë partnere të formësuar, kompakte, të përgatitur dhe të gatshme për të përballur sfidat e jetesës në komunitet; 9. Procesi i zbatimit të ligjit i lehtësuar nga strukturat komunitare përmes rritjes së bashkëpunimit me institucionet e ndryshme. |
Përfituesit kryesorë |
a) në zonën e pilotimit:
b) në nivel kombëtar dhe lokal, në lidhje me aktivitetet sensibilizuese 1. E gjithë popullsia e qytetit të Tiranës 2. Opinioni publik mbarë shqiptar |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Qytetit i Tiranës |
[1] Ligji Nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore