Titulli i propozimit |
Transparenca dhe efektshmëria e programit “Buxhetim me pjesmarrje” Të bashkisë Elbasan përmes medias lokale dhe aktivizmit qytetar |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
• Programi “Buxhetim me pjesmarrje” zbatohet prej më shumë se 8 vjetësh në bashkinë Elbasan. Duke filluar nga viti 2015 është shtrirë edhe në territorin e bashkisë së re. Procesi që ndjek BP ka si qëllim përfshirjen e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve në investime dhe shërbimet e bashkisë ndaj komunitetit. • Programi BP edhe pse ka shumë kohë që aplikohet nuk siguron transparencë në rënditjen e prioriteteve, pikëzimin dhe investimin përfundimtar. • Pranë bashkisë funksionon një komision qytetar, cili duhet të luante një rol monitorues dhe rekomandues në proces por që në realitet nuk e kryen. • Opozita e ka cilësuar procesin BP fiktiv, pasi sipas saj, pjesmarrja qytetare në takimet e identifikimit të prioriteteve është zëvëndësuar nga administrata dhe përkrahës të partisë që ka qeverisjen lokale. • Projekti do të synojë transparencën e dy viteve Buxhetim me Pjesmarrje para dhe pas ndarjes administrative deri në finalizimin e investimeve nga ky proces. Të dhënat do të përdoren si guidë për testimin e “Buxhetimit me Pjesmarrje” në terren. Testimi do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me Komisionin Këshillimor Qytetar Vendor. • Projekti do të dhe do të mbështesë anëtarët e KKQV si përfaqësues të komunitetit dhe do të synojë përfshirjen e sa më shumë qytetarëve me ndikim në komunitet duke identifikuar pikat e dobta të procesit BP dhe një listë prioritare për çdo njësi duke i transmetuar nëpërmjet medias lokale. • Publikimi dhe mbulimi mediatik lokal nëpërmjet analizave, grupintervistave dhe reportazheve do të garantojë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve, rritjen e pjesmarrjes në procesin e BP dhe orjentim të drejtë të investimeve të buxhetit vendor nga ky program. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Rritja e transparencës dhe efektshmërisë së programit “Buxhetim me pjesmarrje” në bashkinë Elbasan përmes medias lokale duke fuqizuar grupe qytetarësh të angazhuar për të ndikuar në vendimmarrje. Objektiva • Bërja transparente e procedurës së ndjekur dhe prioriteteve të identifikuara e të realizuara për dy vite aplikim të programit BP nga Bashkia Elbasan deri në finalizimin e investimeve. • Testimi i programit BP nëpërmjet realizimit të grupintervistave, reportazheve dhe analizave në median lokale vizive dhe të shkruar • Fuqizim i qytetarëve më me ndikim në komunitet, identifikim të prioriteteve nëpërmjet intervistimit të tyre dhe transmetimit në median lokale • Fuqizimi i rolit të Komisionit Këshillimor Qytetar Vendor në procesin “Buxhetim me Pjesmarrje” |
Aktivitetet kryesore |
FAZA E PARË: Prill-shtator 2016 Aktiviteti 1 Grumbullimi i të dhënave nga bashkia Elbasan për buxhetimin me pjesmarrje të vitit 2014-2015 Aktiviteti 2 Takim me anëtarët e KKQV bashkia e vjetër Elbasan Aktiviteti 3 Realizimi i intervistave me një grup prej 6 nga 20 anëtarët e KKQV. Realizimi i grupintervistave me 10 përfaqësues të përzgjedhur të komunitetit në secilën nga 6 njësitë administrative të bashkisë Elbasan. Aktiviteti 4 Transmetim–i në median lokale të grupintervistave Aktiviteti 5 Përgatitje dhe botim në median e shkruar lokale të përmbledhjes së projektit dhe të analizës të të dhënave për BP 2014-2015 (Kohëzgjatja 6 muaj) FAZA E DYTË: Tetor 2016-mars 2017 Aktiviteti 1 Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave për procesin e BP, viti 2015-2016 në 18 njësitë administrative të Bashkisë Elbasan Aktiviteti 2 Takim me anëtarët e KKQV, përfaqësues të njësive administrative të reja Aktiviteti 3 Realizim i 12 intervistave me përfaqësues të KKQV Realizimi i 6 reportazheve në 12 njësitë administrative rurale. Montazhi i materialeve bruto dhe bërja gati për transmetim. Aktiviteti 4 Transmetimi i reportazheve në televizionin lokal Aktiviteti 5 Monitorim i investimeve të miratuara në Këshillin Bashkiak në zërin Buxhetim me pjesmarrje për vitin 2016-2017. Krahasim i investimeve të realizuara në dy vitet BP të monitoruara Aktiviteti 6 Hartimi i rekomandimeve dhe prioriteteve të dala nga vetë qytetarët e intervistuar. Botimi në gazetën lokale. Shpërndarje elektronike |
Rezultatet e pritshme |
• Sigurimi dhe publikimi i të dhënave për të gjitha fazat të BP të aplikuar nga bashkia Elbasan për vitin 2014-15 /2015-16 në të gjitha njësitë administrative • Testimi i programit PB në terren nëpërmjet bashkëpunimit me anëtarët e KKQV në hartimin e guidës së pyetjeve për grupin e intervistave që do të realizohen në 6 njësitë administrative të qytetit në bashkinë Elbasan dhe në 12 njësitë vendore rurale • Intervista me përfaqësuesve të komunitetit të përzgjedhur në bazë të guidës së hartuar nga takimi me anëtarët e KKQV, në secilën njësi vendore dhe intervistim i 10 individëve të përzgjedhur për çdo njësi administrative të ish bashkisë • Transmetimi e grupintervistave në televizionin lokal duke përzgjedhur kanalin televiziv me më shumë shtrirje sinjali dhe shikueshmëri • Botimi të analizave të të dhënave për 6 njësitë administrative të bashkisë Elbasan në suplement në gazetën Info Elbasani. (Rritje tirazhi dhe shpërndarje falas). • Bashkëpunimi me 20 anëtarët e KKQV (12 njësitë rurale që i janë bashkuar Bashkisë Elbasan) për hartimin e guidës së pyetjeve për intervistat me 12 përfaqësues të tjerë në njësitë administrative • Realizimi të 12 intervistave dhe 6 reportazheve në 12 njësitë administrative rurale të bashkisë Elbasan. • Transmetimi në tv lokal duke garantuar shikueshmëri në orar të përshtatshëm pas edicionit kryesor të lajmeve dhe nëpërmjet ritransmetimit. • Hartim të rekomandimeve dhe listës së prioriteteve nga intervistimet e qytetarëve të përzgjedhur në të gjithë territorin e bashkisë Elbasan. • Shpërndarje të rekomandimeve dhe listës së prioriteteve tek të gjithë të intervistuarit dhe tek institucioni i bashkisë me anë të postës elektronike. • Propozim për shtimin e zërit në buxhet për investimet nga BP • Botim të rekomandimeve dhe listës prioritare në gazetë Shpërndarje falas të 2000 kopjeve nëpërmjet pikave të postës shqiptare në të gjithë bashkinë Elbasan |
Përfituesit kryesorë |
Banorët e 18 njësive administrative Anëtarët e KKQV Bashkia Elbasan |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Territori i Bashkisë Elbasan |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë