Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Zhvillim Ekonomik permes pjesemarrjes se komunitetit ne vendimarrje

 

Titulli i propozimit

Zhvillim Ekonomik permes pjesemarrjes se komunitetit ne vendimarrje. 

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Problematikat qe na shtyne te ndermarrim projektin ne fjale lidhen me veshtiresite qe po kalon vendi yne lidhur me

  • zbatimin e reformes se re administrative e territoriale
  • zbatimin e strategjise ndersektoriale te decentralizimit te pushtetit vendor
  • zbatimin e ligjit organik te qeverisjes vendore

Nje sfide e madhe mbetet mos-pjesmarrja e komunitetit “të dobët” në vendimmarrje dhe ndergjegjesimi i tij per kerkesen e llogaridhenies nga organet vendimarrese, gje qe behet gjithnje e me e domosdoshme ne kuadrin e marrjes se statusit te vendit kandidat për në BE.

Konkretisht projekti qe ne duam te ndermarrim me suportin tuaj, fokusohet ne Bashkine e Shkodres e cila sot ka ne perberje te saj edhe dhjete Njesi Administrative. Keshtu, krijimi i njësive tepër të mëdha, nga zona me diversifikim të madh mentaliteti, tradite, formimi dhe mënyre jetese, shoqërohet me

Ø  specifika negative të largimit të shërbimit dhe vendimmarrjes nga përfituesi

Ø  rënie të nivelit të përfaqësimit të komunitetit,  pra fshatra e zona të tëra janë gjithnjë e më pak të përfaqësuara në strukturat drejtuese të Bashkisë .

Kjo na shtyu te ndërmarrim një projekt i cili synon:

Ø  Permiresimin e situates ekonomike e sociale ne Shkoder permes pjesemarrjes se komunitetit ne vendimarrje

Ø  Të mundesoje pjesmarrjen reale te Qytetareve aktive me idete e mendimet e tyre. Bazuar ne ligjin aktual, gjate hartimit te strategjise vendore deri tani, nga Bashkia Shkoder jane organizuar takime te hapura, por pjesemarresit kane qene te perzgjedhur bazuar ne perkatesite e bindjet partiake, gje qe ne do e shmangim permes aktiviteteve te planifikuara(detajohen meposhte)

Ø  Te formalizohen pritshmërite e komunitetit në raport me qeverisjen vendore dhe Buxhetim me pjesemarrje, ku se bashku me anetaret e keshillit bashkiak, bashkepunetore te projektit, te behet lobimi për  perfshirjen e ketyre prioriteteve ne buxhetim.

Qëllimi dhe Objektivat

Qellimi: Institucionalizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në përcaktimin e përparësive të zhvillimit, planifikimit, hartimit të buxhetit dhe ofrimit të shërbimeve me cilesi e transparence, duke i dhene nje rendesi me te vecante zhvillimit rurale dhe agro-turizmit.

Objektivat:

Ø  Nxitja e perfshirjes se qytetareve/ komunitetit në vendimmarrje,  ku te rinjte dhe grate aktive te sherbejne si model pozitiv per gjithe komunitetin

Ø  Rritja e kërkesës për demokraci vendore, përgjegjshmëri të autoriteteve në qeverisjen vendore dhe ndergjegjesimi per llogaridhenie nga ato tek komuniteti

Ø  Se bashku, komuniteti dhe qeverisja vendore për përcaktimin e përparësive në vendimmarrje, 

Aktivitetet kryesore

Ø  Trajnimi i një grup prej 50 qytetarëve, banorë të Shkodrës, ku 80 % do të jenë banorë nga gjitha njësitë administrative të Shkodrës, Gur i Zi, Postrribe, Rrethina, Dajc Bregu i Bunes, Berdice, Ana e Malit (7 Njesi) dhe rreth 20 %  nga 2 Bashkite me te aferta të Qarkut Shkoder, Vau I Dejes (+Bushat) dhe Malesi e Madhe (Koplik)

Ø  10 pjesmarrësit më të suksesshëm do angazhohen në stafet e ketyre Njësive Administrative, në formen e internshipit në administratën lokale dhe te tjeret do angazhohen ne plotesim pyetesoresh.

Ø  Pjesmarrësit do organizojnë një anketim mbi nevojat, prioritetet, pritshmëritë e banorëve sipas fshatrave, sipas një metodologjie të mirëpërcaktuar.

Ø  Analizimi i te dhenave dhe prioritizimi i problematikave  

Ø  Hartimi i nje draft propozimi qe do i paraqitet komisioneve të Këshillit Bashkiak dhe Bashkise Shkoder për pershirje ne strategjine per zhvillim.

Ø  Paralelisht me këtë, një përfaqësi e grupit dhe anetaret e keshillit bashkiak bashkepunetore te projektit, do të lobojnë në këshillin bashkiak për planifikimin dhe investimin e prioriteteve të evidentuara.

Ø  Vleresimi i perfshirjes se materialit te paraqitur ne Strategjine dhe Projekt buxhetin e Bashkise per 2017 dhe berja e tij publike permes kronikave, emisioneve e dokumentari  ne mediat vizive dhe rrjetet sociale.

Rezultatet e pritshme

Ø  Ngritje e kapaciteteve të qytetarëve në vendimmarrje, në përcaktimin e përparësive të zhvillimit, planifikimit, hartimit të buxhetit dhe ofrimit të shërbimeve me cilesi e transparence, duke i dhene nje rendesi me te vecante zhvillimit rural dhe agro-turizmit. Trajnimi i 50 qytetareve eshte nje ndikim direkt qe do percohet si shembull ne pjesen tjeter te komunitetit ne te gjithe Njesite Administrative dhe ne te ardhmen te mund te trajnohen qytetare te tjere duke siguruar vazhdimesine e ketij projekti.

Ø  Ndergjegjesim i qytetareve/komunitetit per perfshirje ne vendimmarrje permes percimit te informacionit nga mediat vizive, rrjetet sociale e kontaktet direkte dhe matja e shikueshmerise se tyre.

Ø  Formalizimi i ndikimit te komunitetit ne vendimarrje duke bere te mundur perfshirjen e materialit te hartuar gjate projektit tek komisionet respektive të këshillit bashkiak dhe ne Bashki për shqyrtim dhe  miratim per perfshirje ne Strategjine zhvillimore.

Ø  Buxhetim me pjesemarrje, ku prioritetet e paraqitura ne material te jene patjeter te perfshira ne buxhetin e vitit 2017.

Përfituesit kryesorë

Komuniteti/qytetaret e Bashkise Shkoder e te njesive admisnistrative te perfshira ne te, Bashkia Shkoder (Këshilli Bashkiak) dhe stafet e Njësive Administrative dhe Bashkisë.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Shkoder  e Njesite Administrateve te Shkodres, Gur i Zi, Dajc Bregu i Bunes, Postrribe, Rrethina, Berdice, Ana e Malit dhe Bashkia e Malesise se Madhe e Bashkia e Vau i Dejes.

 

Organizata Zbatuese: Resurset Natyrore në Zhvillim
Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Vau Dejës
Dokumentat: REFERENCAT_NE_BUXHET_PLAN_BASHKIA.pdf
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153