Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore

 

Titulli i propozimit

Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore

 

 

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi: Identifikimi i Qasjeve Inovative per nje Perfshirje sa me efektive te qytetareve/komuniteteve ne vendimarrje lokale

Objektivat:

1.  Vlerësimi  i tipologjisë  së mekanizmave  ekzistues  për përfshirjen  e  qytetarëve/komuniteteve të  përdorura  në  të kaluarën.

2.    Identifikimi i praktikave më të mira/suksesshme që mund të

aplikohen në Shqipëri në nivel lokal.

3.    Të propozojmë  teknika  të reja invovative  për përfshirjen  e qytetarëve në vendimmarje.

4.    Përgatitja  e një  UDHERREFYESI  PËR  PËRFSHIRJEN  EFEKTIVE TË QYTETARËVE/KOMUNITETEVE për aktorët që duan të përfshihen në proçese të tilla.

5.  Koordinimi dhe zbatimi i 2 projekteve pilot në bazë të UDHERREFYESIT PER PERFSHIRJEN EFEKTIVE TE QYTETAREVE/KOMUNITETEVE, për përfshirjen  e komunitetit në vendimmarrje.

Aktivitetet kryesore

Aktivitetet kryesore të propozuara për këtë projekt janë si më poshtë:

1.    45 Intervista në thellësi me përfaqësues të Administratës Lokale dhe Shoqërisë civile në rang vendi.

2.  Organizimi i 9 grupeve të fokusuara me përfaqësues të Administratës  Lokale,  dhe Shoqërisë  civile, apo edhe aktorëve të tjerë lokal në rang vendi.

3. Rishikim i literaturës rreth eskperiencave të suksesshme ndërkombëtare për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

4.    Vlerësim  i  raporteve,   studimeve,   mekanizmave   ekzistues  në Shqipëri për përfshirjen e  qytetarëvë ne vendimmarrje gjatë 10 viteve të fundit.

5.    Përgatitja  e një   UDHERREFYESI  PËR PËRFSHIRJEN  EFEKTIVE  TË QYTETARËVE/KOMUNITETEVE si dhe rekomandimeve të cilat do të përdoret për trajnimin e shoqërisë civile, dhe aktorëve lokal

 

për  praktikat  e  mira  lidhur  me  përfshirjen  e  qytetarëve  në vendimmarrje.

6.   Ofrimi i një trajnimi dy ditor për përdorimin e manualit për përfaqësuesit e interesuar të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të instucioneve vendore. (Tiranë).

Rezultatet e pritshme

1.  Përgatitja e studimit të parë përmbledhës për mekanizmat, studimet,  strukturat  ekzistuese  të ndërtuara  nga shoqëria  civile dhe suksesin e tyre respektive në 10 vitet e fundit në Shqipëri.

2.    Arritja  e një  vlerësimi  objektiv  dhe  profesional  i mekanizmave dhe iniciativave ekzistuese për institucionalizimin  e pjesëmarrjes së qytetarëve në bazë të hulumtimit paraprak, si dhe hulumtimit cilësor në terren përmes intervistave  në thellësi dhe grupeve të diskutuar me aktorët lokal.

3.    Hartimi  i një  manuali/guide  që  të  shërbëjë  si  udhërrëfyes  për shoqërinë civile përsa i përket instrumenteve  dhe metodologjisë të  suksesshme  për  institucionalizimin  e  pjesëmarrjes  së qytetarëve në rang lokal.

4.  Promovohen, konceptohen, “standarte” unike kombëtarë, për monitorimin   dhe  matjen  e  pjesëmarrjes   publike  në vendimmarrje lokale

5.    Aktorët  e shoqërisë  civile  në  rang  vendi  trajnohen  në  bazë  të udhërrëfyesit  të  përgatitur  mbi  bazën  e  praktikave  të suksesshme  kombëtare  dhe  ndërkombëtare.  Këta  trajnues  më vonë  shndërrohen  në  garancinë  për  vazhdimësinë  dhe transferimin e këtij informacionit në rang vendi.

6.  Institucionete vendore njihen me praktikat dhe mekanizmat e suksesshme  te nxitjes se pjesemarrjes  se komunitetit  ne qeverisjen vendore.

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesor të këtij projekti janë:

a) shoqëria civile në rang lokal b) administrata lokale;

c) komunitetet respektive;

d) organizmat ndërkombëtare mbështetes të shoqërisë civile në Shqipëri;

e) administrata qendrore

Kohëzgjatja e projektit

(muaj)

 9 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

 

1.   Shkodër

2.   Tiranë

3.   Durrës

4.   Elbasan

5.   Fier

6.   Korcë

   

 

 

 

Organizata Zbatuese: Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Elbasan, Bashkia Fier, Bashkia Shkodër, Bashkia Korcë
Dokumentat: Prmbledhje_mbi_Trajnimin_Durrs.pdfPrmbledhje_mbi_Trajnimin_Fier.pdfPrmbledhje_mbi_Trajnimin_Patos.pdfUDHERREFYESI_IDRA.pdf
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153