Aplikanti: |
Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome. |
Titulli i propozimit: |
Aktivizem qytetar per lobim dhe advokaci per problemin e strehimit ne Bashkine Elbasan. |
Përmbledhje e Projekt Propozimit: |
Strehimi është një nga problemet më të mëdha sociale. Ndonëse janë dy grupe të ndryshme, historikisht komunitetet rome dhe egjiptiane janë përballur me vështirësi të ngjashme.Kjo nismë i jep zgjidhje strehimit nëpërmjet Bonusit të Strehimit dhe përcakton një shumë të ardhurash mujore, që i takojnë një familjeje si ndihmë nga shteti, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave të tregut të lirë. Duke qenë se në buxhetin e shtetit nuk parashikohen fonde për ndërtimin e pallateve të reja për familjet e pastreha , duke i shtuar dhe faktin se shumica e familjeve të pastreha nuk përmbushin nivelin e të ardhurave për të përfituar nga programet e tjera të strehimit bonusii strehimit është një zgjidhje e përkohshme. Fillimisht mendojmë se mund të aplikojnë 30 familje për bonus strehimi, por Bashkia do të përzgjedh në bazë të kritereve që duhet të plotësojnë. Sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli Bashkiak, përfitojnë strehim disa kategori të shoqërisë ndër to edhe komuniteti Rom dhe Egjyptian. Pjesa më e madhe e anëtarëve të komunitetit egjiptian thonë se nuk kanë aplikuar, përfituar nga strehimi social. Arsyet kryesore për mosaplikim ishin mungesa e informacionit. Kushtet e strehimit dhe banimit të romëve dhe në një masë më të vogël të komunitetit egjiptian, vlerësohen si të pakënaqshme. Grupi i punës që përbëhet nga Rigerta Ruci Pranvera Berati, do të bëhen iniciues të një procesi ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri më sot ku bashkë me anëtarët e komunitetit krijojnë marrdhënie besimi dhe jo pushteti, ku komuniteti ndjen fuqinë dhe forcën kur punohet në grup dhe si pasojë të fillojnë ushtrimin e presionit ndaj problematikave, duke kërkuar zgjidhjen e tyre. Falë ndërhyrjeve njerëzit do të ndihmohen për të aplikuar dhe fituar nga programi i Bonusit të Strehimit. Grupi i punës do të mbështetet në nenin 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar. Stafi i përbërë nga grupi i mësipërm do te ndjekin nga afër çështjen e Bonusit të Strehimit duke ndjekur hapat e mëposhtëm, në mënyrë që në fund të rezultoj frytdhënës për të gjithë rastet që do te ndiqen në vijim të punës. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Informimi, sensibilizimi, mbështetja dhe mobilizimi i qytetarëve të bashkisë së Elbasanit për të siguruar aksesin dhe përfshirjen aktive në vendim marrje të këshillit bashkiak. Objektivat: - Prodhim,publikim i materialeve mediatike për informimin e familjeve si dhe paraqitjen e problematikave gjatë procesit. |
Aktivitetet kryesore |
1)Takime informuese sensibilizuese për evidentimin e problematikave të komunitetit. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit Tetor në Papër dhe Bradashesh me pjesëmarrjen e komunitetit që ka probleme strehimi. Do të zhvillohen dy takime ne Papër , dy takime në Bradashesh. 2)Takime me konsulent ligjor për të njohur qytetarët për të njohur qytetarët e identifikuar si të pastrehë për ti njohur me ligjin e strehimit social, procedurat që duhet të ndjekin për të aplikuar pranë bashkisë dhe dokumentacioni i duhur. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit Tetor. Do të zhvillohen 2 takime , një në Papër një në Bradashesh me pjesëmarrjen e një konsulenti ligjor. 3)Advokaci per bonusin e strehimit.Mobilizimi komunitetit për pjesëmarrje ne mbledhjet e buxhetimit me pjesmarrje nga Bashkia. Në këtë aktivitet do të shpjegohet se qytetarët kanë të drejtë ti kërkojnë bashkisë të hartojë buxhetin në varësi të kërkesave të tyre. Në këtë rast mund të kërkohet që bashkia të parashikojë buxhet për bonusin e strehimit, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Këtë të drejtë ata mund ta realizojnë nëse e kërkojnë këtë gjë në takimet e buxhetimit me pjesëmarrje të organizuara nga Bashkia në Papër dhe Bradashesh. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit Tetor. 4.Takim me anëtarët ekomunitetit rom dhe egjiptian ku do të shpjegohen ndryshimet që do të sjellë ligji i strehimit, efektet e tij pozitive dhe negative. Gjatë muajit nëntor ose dhejtor pritet që të miratohet në parlament ligji i ri për strehimin social , i cili ka një sërë ndryshimesh nga aktuali. Në draftligjin e paraqitur nga Ministria e Zhvillimit Urban programi i bonusit të strehimit do të vazhdojë të jetë por me disa ndryshime, në favor të familjeve me ta ardhura të ulëta. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit Tetor. 5.Trajnim me anëtarë të komunitetit që kanë probleme me strehimin dhe aktivistëve të LRER mbi mjetet e advokacisë dhe hapat e procesit të advokimit për përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen lokale. Në takim do të jetë një expert si trajner. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit nëntor dhe synon ngritjen e e kapacitetit advokues të aktivistëve dhe komunitetit. 6.Takime me lektorë për të njohur qytetarët me të drejtat e tyre ndaj këshillit bashkiak. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë muajit Nëntor.Do të zhvillohen dy takime një në Papër, një në Bradadshesh me komunitetin me pjesëmarrjen e një lektori i cili do të njohë komunitetin me të drejtat e tyre karshi pushtetit lokal, vendimeve të këshillit bashkiak, në mënyrë që komuniteti të motivohet në kërkimin e të drejtës ndaj pushtetit lokal, specifikisht për problemin e strehimit. |
Rezultatet e pritshme: |
Përfshirja e qytetarëve në kërkim llogari ndaj anëtarëve të këshillit bashkiak |
Përfituesit kryesorë: |
Banorët e zonave rurale Bradashesh, Papër. |
Kohëzgjatja e projektit: |
7 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bradashesh, Papër. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë