Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Angazhimi Rinor në Komunitet

Aplikanti

Këshilli Rajonal Rinor i Kukësit, KRRK

Titulli i propozimit

“Angazhimi Rinor në Komunitet”

Përmbledhje e pikës 3.2 (seksionin II më poshtë)

Angazhimi i komunitetit e sidomos i të rinjve në një vend demokratik është një faktor përcaktues i domosdoshëm për zhvillimin e tij dhe Shqipëria si një nga vendet me popullsi më të re në Evrope duhet ta shfrytëzojë këtë potencial. Si pasojë e shumë problematikave që hasin të rinjtë, të evidentuara nga Këshilli Rajonal Rinor Kukës (KRRK) në: arsimim, shëndetësi, punësim e infrastrukturë. KRRK një grupim të rinjsh, strukturë e krijuar për të bashkëpunuar me Bashkinë Kukës, synon të kryejë monitorimin e situatës në lidhje me politikat rinore në mbledhjet e Bashkisë së Kukësit dhe sugjerimin e projekteve konkrete për çështjet reale që shqetësojnë të rinjtë në Kukës duke lobuar gjithashtu për buxhete më të mëdha për këto çështje. Ky proces do të realizohet nëpërmjet: a) kontaktit të vazhdueshëm të KRRK me të rinj të komunitetit në terren nëpërmjet 5 takimeve në formën e debatit me të rinjtë për përpilimin e një raporti me problematikat kryesore dhe sugjerime nga të rinjtë e Këshillit dhe komunitetit b) prezantimin e këtij raporti me sugjerime që do t’i dorëzohet Këshillit Bashkiak të Kukësit mbi nevojat aktuale të të rinjve dhe c) monitorimit të mbledhjeve në Bashkinë Kukës për përfshirjen në program dhe realizimin e këtyre sugjerimeve.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi i këtij projekti është angazhimi i të rinjve të Kukësit si katalizatorë ndryshimi për përmirësimin e situatës së tyre në komunitet nëpërmjet monitorimit, lobimit dhe sugjerimit të projekteve konkrete për rininë.

Objektivat:

1) Advokim për përmirësimin e politikave rinore dhe problematikave të tyre në komunitet nëpërmjet fuqizimit të të rinjve.            

2) Rritja e kërkesës për qeverisje të mirë dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve politikbërëse dhe rritja e kapaciteteve të KRRK në rolin e advokuesit dhe monitoruesit të 8 mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me pjesëmarrjen e 20 përfaqësuesve të KRRK (5 përfaqësues në çdo mbledhje).

Aktivitetet kryesore

1) Krijimi dhe trajnimi i grupit të punës për monitorimin e Këshillit të Bashkisë së Kukësit dhe lobimin për çështjet e buxhetit. 2) Realizimi i monitorimit në lidhje me politikat për të rinjtë në Bashkinë Kukës.  3) Realizimi i takimeve në formë debatit të hapur në qytet/fshatra me të rinjtë për diskutimin e problematikave dhe prioriteteve të tyre. 4) Analizimi i informacionit të mbledhur, përpilimi i një raporti dhe shkrimi i një projekti nga të rinjtë. 5) Pjesëmarrja e të rinjve të KRRK në mbledhjet e këshillit bashkiak për monitorimin e zbatimit të politikave rinore dhe advokimi për problematikat e të rinjve të rezultuara nga debatet e drejpërdrejta me ta. 6)Hartimi i raportit përfundimtar të monitorimit.

Rezultatet e pritshme

1.KRRK do ketë mundësi të jetë më aktiv për problematikat që shqetësojnë të rinjtë, duke qenë iniciator i përmirësimit të situatës nëpërmjet sugjerimeve për realizimin e projektve konkrete; gjithashtu iniciativa do të përfshijë sa më shumë të rinj nga komuniteti si përfituesit kryesorë të projektit për ti bërë më aktivë si aktorë tepër të rëndësishëm të grupmoshës që përfaqësojnë duke ofruar si shembull konkret organizimin e KRRK.

2. 250 të rinj do të marrin pjesë në takimet me KRRK dhe do të kenë mundësi të shprehin opinionet e tyre për përmirësimin e situatës së të rinjve në Bashkinë Kukës.

3.Si rezultat i lobimit synohet rritje/fokusim i buxhetit për investim në një shërbim që ka nevojë më emergjente për ndërhyrje dhe përmirësimin e situatës për të rinjtë në Kukës.                                                                      

4.Anëtarët e Këshillit Bashkiak do të kenë një informacion më të detajuar dhe aktual rreth nevojave të të rinjve dhe komunitetit.                   

5.Institucionet politikbërëse do të kenë më tepër vëmendje për politikat rinore, çështjet e shpërndarjes së buxhetit etj.                                                                 

6.Më tepër bashkëveprim e transparencë institucione/ komunitet.

Përfituesit kryesorë

Këshilli Rajonal Rinor i Kukësit, Komuniteti, Bashkia e Kukësit

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Kukës

Organizata Zbatuese: Këshilli Rajonal Rinor i Kukësit, KRRK
Zona e zbatimit: Bashkia Kukës
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153