Aplikanti |
Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje |
Titulli i propozimit |
“Buxheti i Qytetarit" - Transparencë në rritje dhe pjesëmarrje aktive në Bashkinë Lezhë |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Hendeku ekzistues mes institucioneve të pushtetit vendor dhe qytetarëve në të gjitha njësitë administrative të vendit mbetet shqetësues e përbën një nga pengesat kryesore në arritjen e sinergjisë së nevojshme e deri të domosdoshme që konsiston në bashkëpunimin e ndërsjelltë mes pushtetit vendor dhe qytetarëve. Një mungesë e tillë komunikimi, shkëmbimi informacioni, eksperience e ekspertize ka pasoja negative shumëdimensionale në cilësinë e qeverisjes në nivel vendor, efiçencën në ofrimin e shërbimeve dhe tejçimin e zërit qytetar në instancat vendimarrëse të institucioneve vendore. Mungon monitorimi i veprimtarisë së Bashkisë Lezhë nga grupet qytetare e përfaqësuesit civilë dhe advokimi i pavarur i të drejtave qytetare në këtë zonë administrative është inekzistent. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Nxitja e llogaridhënies transparente publike nga pushteti vendor dhe lobimi qytetar nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, shoqërisë civile e medias në diskutimin, hartimin, monitorimin e implementimin e Buxhetit në Bashkinë Lezhë. Objektivat: - ”Buxheti i Qytetarit” – prezantimi, njohja, trajnimi dhe aftësimi i qytetarëve të Bashkisë Lezhë me konceptin e buxhetit vendor dhe mënyrat sesi politikëbërja buxhetore ndikon në jetën e 100’000 banoreve brenda 12 muajve kalendarike. - Lobim dhe monitorim qytetar për përmirësimin e politikëbërjes buxhetore nëpërmjet pjesëmarrjes në proceset politikëbërëse e vendimarrëse të Bashkisë së Lezhës. |
Aktivitetet kryesore |
|
Rezultatet e pritshme |
Qytetarë të mirë informuar e aktivë në monitorimin dhe analizën e politikëbërjes buxhetore në Bashkinë Lezhë. Advokimi i të drejtave qytetare për vendimmarrje vendore të përgjegjshme. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët e Bashkisë Lezhë |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj kalendarikë |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia e Lezhës |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë