Aplikanti |
Engjëllush SERJANI |
Titulli i propozimit |
Këshilltarët bashkiakë: Cilet janë? Sa flasin? Çfarë thonë? |
Situata aktuale |
Në kushtet e zbatimit të Reformës Administrativo-Territoriale strukturat e zgjedhura, kryesisht keshillat e bashkive të reja, nuk kanë mundur që të sjellin një prurje të re në këtë situatë ndryshimesh të thella. Këshillat bashkiake kanë në përberje anetarë me nivel te ulet kulturor, intelektual dhe profesional, njerez militante dhe me lidhje nepotike. Kjo situatë sjell si pasojë shmangjen e pergjegjesive dhe llogaridhenies, mungesën e transparencës në vendimarrje, mosperfaqesim cilesor e territorial te komuniteteve, sidomos te atyre periferike te ish-komunave te transformuara ne "njesi administrative". Ne organin me perfaqesuar te demokracise vendore vihen re fenomene te mos pjesmarrjes ne mbledhje e keshilltareve dhe publikut, shfaqe te monjohjes te kompetencave dhe mosperdorim te tyre, inaktivitet i keshilltareve sidomos grave ne diskutime e debate, përzgjedhje militantësh, lidhje nepotike. Askush nuk monitoron përbërjen dhe aktivizimin e antarësisë në mbledhjet e këshillave bashkiak, rralle eshte evindentuar pjesmarrja minimale e qytetareve në procesin e vendimarrjes apo buxhetimit, e me kak akoma ne hartimit tëlegjistacionit zgjedhor ne kete fushe per përmirësimet e Kodit Zgjedhor për mënyrën e zgjedhjes, te cilat mund të sjellin një përmirësim tësituates. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi i këtij projekti është që nëpermjet monitorimit, të ndikojnë ne përmiresimin dhe hapjen e qeverisjes vendore nëpërmjet, rritjes se eficenses te antareve te keshillave aktuale, ndikimit per ndryshimin e cilesise se veprimtarise se keshillave bashkiak aktuale ne tri bashkite e perzgjedhura per monitorim dhe formulimin e rekomandimeve te vlefshme per zgjedhjet e ardheshme. Objektivat: Përfshijne monitorimin per 9 muaj te situates, se funksionimit te keshillave bashkiake, transparences dhe rekomandimeve per permiresimin e situates aktuale te perpërbërjes se këshilltarëve lokale, pjesemarrje te publikut ne vendimmarrje, përfaqësimin më të mirë të komuniteteve periferike dhe për të kërkuar më shumë transparencë e përgjegjësi. Se pari, Nëpërmjet monitorimit te mbledhjeve, anketimit te qytetareve me studente vullnetare, bashkepunimit me mediat lokale e sociale synohet identifikimi i situates lidhur me perberjen, rolin dhe aktivizimin e e keshilltareve bashkiak, nivelin e përfaqesimit, mbulimin e zonave periferike me antarë të këshillave, lidhjet nepotike, nivelin arsimor, gjinor dhe perkatesine partiake, pjesemarrjen ne mbledhje dhe diskutime te keshilltareve, pjesmarrjen e qytetareve gjate zhvillimit te mbledhjeve, ne procesin e vendimarrjes dhe te buxhetimit. Ne perfundim te projektit synojme te rritim deri ne 30 % eficencen e keshillave bashkiake. Se dyti, skicimi i 67 profileve te keshilltareve me te dhena te monitorimit 8 mujor për atë çka flitet, debatohet dhe vendoset në këshillin bashkiak, minutazhin e diskutimeve, debateve, problematikes dhe pasqyrimi i ketyre te dhenave te monitorimit ne mediat lokale dhe rrjetet sociale. Se treti, Organizimi i 3 tryezave te rumbullakta debati me aktoret dhe faktoret ne mediat lokale dhe botimi i nje permbledhjeje me rezultatat e monitorimit, anketimit dhe profilet e antareve te keshillave bashkiak ne Gjirokaster, Dropull dhe Kelcyre. |
Aktivitetet kryesore |
- Monitorim i drejteperdrejte i 8 mbledhjeve te keshillave bashkiake ne 3 bashki te qarkut te Gjirokastres. - Transparence ne mediat sociale dhe lokale te profileve te keshilletareve dhe rezultateve te monitorimit per keshilltaret, - Publikime te situates ne monitorim nepermjet tryezave te debatit, botimieve, transmetimit te kronikave problematike pas çdo mbledhje te keshillit bashkiak muaj per muaj dhe ne dy permbledhje çdo tre muaj në shtypin qendror dhe lokal. - Anketim me studente vullnetare i 300 qytetarëve në të tri bashkitë (150 në Gjirokastër, 100 në Dropull dhe 50 në Këlcyrë). - Regjistrim audio dhe video i 8 mbledhjeve ne 3 bashki per te monitoriar me mire dhe per te pergatitur inserte per debatet televizive. - Trainim i grupit të monitoruesve per metoden e monitorimit. - Analizë e situatës pas monitorimit dhe anketimit, hartimi i tekstit dhe botim i njëbroshurë me perfundime dhe rekomandime. |
Rezultatet e pritshme |
- Identifikim i problemeve nepermjet monitorimit për funksionimin e këshillave bashiak. - Pergatitje e profileve per 67 antare te KB dhe ndergjegjesim i tyre per pergjegjesite e perfaqesimit. - Rritje e transparences ndaj publikut nëpërmet monitorimit dhe publikimt ne mediave lokale. - Ndërgjegjësimim i publikut per pjesemarrje ne vendimarrje. - Analize dhe rekomandime. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët e pa përfaqësuar mirë nëpërmjet këshillave bashkiakë. Të zgjedhurit në strukturat e organeve përfaqësuese vëndore. Gazetarët e mediave lokale. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
9 muaj, 1 Nentor 2016 – 30 korrik 2017 |
Zona e zbatimit të propozimit |
Qarku Girokastër, konkretisht bashkitë: Gjirokastër, Dropull dhe Këlcyrë. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë