Aplikanti: |
Qendra Burimore e Alternativave të Zhvillimit( DARC) |
Titulli i propozimit: |
Merr pjese monitoro vepro per sherbime cilesore |
Përmbledhje e Propozimit: |
Qeverisja ne sektorin e ujit karakterizohet gjeresisht nga mungesa e transparences dhe e pergjegjshmerise nga siguruesit e sherbimit. Konsumatoret e sherbimit te ujit tradicionalisht nuk nderveprojne me ofruesit e sherbimeve. Nderveprimi midis pushtetit vendor dhe perfituesve te sherbimit te ujit mbetet nje element i rendesishem ne permiresimin e cilesise se sherbimit. Nje pjese e madhe e klienteve/qytetareve nuk raportojne ankesat tek organet pergjegjese ( ndermarja e ujesjellesit/bashkia) sepse jane skeptike nese problemet e tyre do te adresohen. Keto problem jane me te dukshme ne zonat rurale. Reforma e ujit parashikon qe bashkite do te marrin mbeshtetje financiare sipas treguesve te performances dhe sipas nevojave te percaktuara sociale. Kjo e ben te domosdoshme transparencen e bashkise kundrejt komunitetit ne treguesit qe lidhen me furnizimin me uje te pijshem. Si rezultat i ndarjes se re territoriale,ne bashkine e Rrogozhines ka zona qe nuk jane nen adminstrimin e shoqerise se ujesjellesit. Nderkohe, ne rang Bashkie 62 % e familjeve kane akses ne sherbimit e furnizimit me uje te pijshem. Numri mesatar i oreve te sherbimit me uje i raportuar nga Ndermarrja e Ujesjellesit eshte 11 ore, por qe shume here ky tregues eshte shume me i ulet. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Promovimi i transparences dhe përgjegjshmerisë te bashkise Rrogozhine permes inkurajimit të pjesemarrjes qytetare ne procesin e monitorimit te performances se sherbimit te furnizimit me uje Objektivat 1. Rritja e perfshirjes qytetare në monitorimin e sherbimit te ujit duke perdorur metodikat e “ kartes se zerit te komunitetit ( KZK). 2. Deri ne fund te projektit te arrihet krijimi dhe rritja e kapaciteteve për tre grupet monitoruese komunitare per ujin me nga 6 pjesetare secili, duke i pajisur me teknika dhe metoda per advokimin dhe ngritjen e zerit per te drejtat ne lidhje me ujin. 3. Te arrihet qe rreth 60% e komunitetit te jete pjese e dialogut dhe te sensibilizohet neprmjet aktiviteteve lobuese advokuese ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet per sherbimin e ujit. |
Aktivitetet kryesore |
1. Takime me komunitetin ne 5 njesi administrative per informimin e komunitetit si dhe perzgjedhjen e tre njesive per fokus grupet 2. Organizimi i fokus grupeve per gjenerimin e KZK dhe mbledhjen e informacionit/identifikimin e problemit (trajnim per advokimin) 3. Shperndarja e gjetjeve nepermjet tryezave te rrumbullakta, workshopeve, ballafaqim me siguruesit e sherbimeve 4. Organizimi i forumeve lobuese dhe krijimi i grupeve monitoruese qe do te marrin pjese ne seancen degjimore te keshillit bashkiak 5. Draftimi i planit te masave dhe dakortesia me aktoret e shoqerise civile, komunitetit dhe pushtetit vendor ; miratimi i planit te masave 6. Dokumentimi dhe shperndarja e rezultateve te projektit nepermjet medias dhe komunitetit-organizimi i debatit publik |
Rezultatet e pritshme |
1. Qytetaret e Bashkise se Rrogozhines te perfshire ne procesin e KZK per sherbimin e furnizmit me uje nga bashkia (të paktën 30 % e komunitetit, 50% e tyre të jenë femra) 2. Te pakten 1 fokus grupe i organizuar ne secilen nga tre njesi administrative te Bashkise se Rrogozhines 3. Organizimi i 3 tryezave te rrumbullakta dhe nje workshop ne nivel bashkie per shperndarjen dhe diskutimin e gjetjeve te procesit te KZK 4. Krijimi i dhe aktivimi i tre grupeve monitoruese qytetare me kapacitete monitoruese dhe advokim 5. Plani i masave per sherbimet e ujit i dakortesuar me te gjithe aktoret dhe i prezantuar ne mbledhjen e keshillit bashkiak 6.Pergatitja dhe shperndarja e rezultateve ne media dhe komunitet, organizimi i te pakten nje degjese publike per problemet e monitorimit te ujit 7. Bashkia merr ne konsiderate problematikat dhe planin e masave te propozuar nga komuniteti |
Përfituesit kryesorë: |
Perfitues te projektit do te jene: Qytetaret e Rrogozhines ne vecanti grate dhe te rinjte, autoritet vendore ( Bashkia, ndermarrja e ujesjellesit), aktivistët lokalë, bizneset |
Kohëzgjatja e projektit: |
8 muaj |
Zona e zbatimit: |
Bashkia Rrogozhine |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë