Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Mobilizimi i komuniteteve: Uji për përmirësimin e jetës rurale

Aplikanti:

Oxfam Italia

Titulli i propozimit:

Mobilizimi i komuniteteve: Uji për përmirësimin e jetës rurale

Përmbledhje e propozimit:

Problemi që synon të adresojë ky projekt, ka të bëjë me mungesën e së drejtës ndaj aksesit për ujë për banorët e Njësisë Administrative Shkrel. Zona e Shkrelit ka burime të bollshme ujore, megjithatë, furnizimi me ujë në fshatrat e saj është me ndërprerje, duke furnizuar vetëm për 2-4 orë në ditë, pa përjashtuar rastet e familjeve që nuk kanë fare akses në ujë. Mungesa e organizimit dhe informacionit ndaj komunitetit është një nga çështjet më të rëndësishme që ky propozim synon të zgjidhë. Pavarësisht se grupe të paorganizuar qytetarësh e kanë ngritur disa herë si çështje, vihet re një hezitim nga ana e Bashkisë për ta prioritizuar këtë problem. Rreth 6500 banorë (1650 familje) të kësaj zone vuajnë këtë të drejtë, si pasojë e politikave të papërgjegjshme vendore. Segmenti më i varfër i popullsisë është ai që goditet më rëndë. Një tjetër segment vunerabël, që vuajnë më tepër këto pasoja, janë gratë dhe të miturit, sepse janë të parët që përballen me këtë situatë. Sipas statistikave 27,04% e fëmijëve në këtë zonë nuk kanë akses në ujë të pijshëm të kontrolluar.

Qëllimi dhe Objektivat:

Qëllimi:

Përmirësimi i furnizimit me ujë të komunitetit në zonën e Shkrelit.

Objektivi:

Mobilizimi i 1000 banoreve (burra dhe gra në përqindje përfaqësimi të barabartë) ne zonen e Shkrelit per te realizuar nje fushate advokimi per permiresimin e furnizimit me uje te 5 fshatrave te zones.

Aktivitetet kryesore:

Aktiviteti 1)        Mobilizimi i komitetit qytetar dhe identifikimi i roleve të aktorëve për nxitjen e aksionit.

Aktiviteti 2)   Fuqizimi i kapaciteteve të komunitetit.

Aktiviteti 3)   Prioritizimi i problemit dhe identifikimi i zgjidhjeve.

Aktiviteti 4)   Implementimi i strategjisë së advokimit.

Aktiviteti 5)   Debat publik me Bashkinë.

Rezultatet e pritshme:

1)      Të paktën 1.000 persona të mobilizuar dhe të nxitur për qeverisje më të mire.

2)      Të paktën 60 persona të trajnuar dhe forcuar kapacitetet e tyre për të lobuar dhe advokuar për të drejtat e tyre.

3)      Krijimi i një komiteti qytetar të organizuar i cili do të vazhdojë aktivitetet e lobimit dhe advokimit me institucionet.

4)      1 raport mbi burimet ujore dhe 1 raport menaxhimin e ujit te hartuar (për ujin e pijshëm dhe ujin në funksion të bujqësisë), me zgjidhje konkrete.

5)      1 fushatë advokimi e realizuar.

6)      1 plan veprimi mbi vazhdueshmërinë e procesit të lobimit.

Përfituesit kryesorë:

Përfituesit e kësaj ndërhyrjeje janë banorët e njësisë administrative të Shkrelit, 6.500 banorë ose 1.650 familje.

Kohëzgjatja e projektit:

10 muaj

Zona e zbatimit:

Njësia Administrative Shkrel - Bashkia Malësi e Madhe

Organizata Zbatuese: Oxfam Italia
Zona e zbatimit: Bashkia Malësi e Madhe
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153