Aplikanti: |
Qëndra për Qeverisje të Mirë |
Titulli i propozimit: |
Monitorim i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (MIM), instrument për nxitje dhe reflektim të qëndrueshëm të qytetarëve të Bashkisë Kuçovë. |
Përmbledhje e Propozimit: |
Për çështje të menaxhimit të mbetjeve, opinioni publik fokusohet vetëm tek struktura qeverisëse dhe lë menjanë angazhimin qytetar: faktorin shumë të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimit të këtij sektori në nivel vendor, sidomos rolin qe ai kryen nwpwrmjet monitorimit. Qëndra për Qeverisje të Mirë me seli në Tiranë dhe “Gruaja Naftëtare në Fokusin e Zhvillimit”, “ Klubi Rinor Ambjentalist Blerimi” , “Ndihmë Sociale Gruas Kryefamiljare” dhe dega Amaro –Drom me seli në Kuçovë, nëpërmjet këtij projekti kërkojnë të monitorojnë (MIM) në bashkinë Kuçovë i cili do të bazohet tek shqyrtimi i pavarur. Monitorimi në menaxhimin e mbetjeve nuk është qëllim në vetevete; ai do të jetë instrument në duart e qytetarëve për t’i bërë ata më të vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm në reagimet e tyre të mundshme përkundrejt institucionit të bashkisë. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
Rritja e iniciativës dhe reagimit të qytetarëve të bashkisë Kuçovë për të përmirësuar situatën aktuale të shërbimit të MIM nëpërmjet angazhimit të tyre në procesin e monitorimit së këtij shërbimi. Objektivat
katër organizatat partnere. |
Aktivitetet kryesore: |
1. Evidentim dhe takim me aktorët që përfshihen në MIM; 2. Grumbullim i materialeve për MIM 3. Informim me anën e medias sociale . 4. Përcaktimi i indikatorëve të monitorimit; 5. Hartimi i metodologjisë së verifikimit në terren. 6. Përcaktimi i grupeve të punës në bashkëpunim me shoqatat partnere. 7. Trajnimi i verifikuesve ( mbikqyrësve ). 8. Verifikimi në terren. 9. Hartimi i raportit të verifikimeve në terren. 10. Hartimi i anketës për të matur perceptimet e qytetarëve. 11. Anketimi në terren. 12. Hartimi i raportit të monitorimit ; 13. Informim dhe sensibilizim mbi gjetjet e raportit të monitorimit së bashku me propozimet për ndryshim. 14. Përgatitje e një raporti të shkurtër 4 faqe faqe për ta shpërndarë tek banorët, qytetarë të thjeshtë . 15. Takim me anëtarë të Këshillit Bashkiak. 16. Tryeza të rrumbullakëta me romët, gratë, rininë,familjet në nevojë, fermerët dhe bizneset. 17. Tryezave të rrumbullakëta në shkolla për njohjen me gjetjet. 18. Kërkesë më shkrim për të përmirësuar situatën e MIM në bashki. 19. Konferencë për të prezantuar raportin dhe propozimet për 20. Dita e pastrimit në territorin e bashkisë. 21. Nxitje e reagimit qytetar për përmirësimin e landfillit në Perondi. |
Rezultatet e pritshme: |
1. Komuniteti dhe organet vendore njihen me raportin e plotë të monitorimit dhe nxitet një debat reth përmirësimit të situatës në MIM në bashki. 2. Qytetarët dhe shoqatat e tyre bëjnë hapin e parë reth përmirësimit të MIM duke pastruar depozitimet e paligjshme. Organizohet dhe institucionalizohet dita e pastrimit të bashkisë. 3. Inkurajohet dhe mbështetet reagimi qytetar për landfillin në Rreth-Tapi, Perondi. 4. Dërgohet kërkesa me shkrim drejtuesve vendorë për të ndërhyrë në përmirësimin e situatës së MIM në bashki. |
Përfituesit kryesorë: |
Shoqatat partnere, bashkia dhe komuniteti në Kuçovë |
Kohëzgjatja e projektit: |
8 muaj |
Zona e zbatimit: |
Bashkia Kuçovë |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë