Aplikanti |
Rudina Mahilaj |
Titulli i propozimit |
Monitorimi i App “Tirana Ime” |
Përmbledhje e Propozimit |
Bashkia Tirane ka hedhur në përdorim një aplikacion mobile, i cili ka për qëllim informimin e qytetarëve si dhe raportimin nga ana e tyre të problematikave apo çështjeve të ndryshme. Por a marrin përgjigje dhe a zgjidhen siç duhet problemet e raportuara? Pikërisht për të parë këtë, projekti parashikon ngritjen e një skuadre e cila do të monitorojë zgjidhjen e problemeve të raportuara. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi kryesor i kësaj ideje është përmiresimi i app “Tirana ime” për ti shërbyer më mirë qytetarëve të Tiranës. Objektivi i projektit është monitorimi i app “Tirana Ime” për nje periudhë kohore prej 6 muajsh duke regjistruar problematika të 9 kategorive të poshtërpermendura dhe analizimi i informacionit të cilin do të regjistrojmë për secilën nga këto problematika. |
Aktivitetet kryesore |
Si aktivitete të planifikuara do të kemi: · Ndërtimi i një baze të dhënash në të cilën do të ruhet informacioni i raportuar. · Identifikimi i së paku 350 problemeve gjatë perjudhës 6 mujore nëpëmjet raportuesve të terrenit. · Regjistrimi i tyre në app “Tirana Ime” dhe në sistemin tonë monitories të bazës së të dhënave. · Ndjekja e zgjidhjes. · Përditësimi i informacionit në sistemin tonë monitories të bazës së të dhënave. · Krijimi i raporteve përmbledhëse tre-mujore mbi nivelin e zgjidhjes së problemeve. · Publikimi i të dhënave në media ose në rrjetet sociale. · Përgatitja e dy artikujve për sa i përket rezultateve të arritura . |
Rezultatet e pritshme |
Si rezultat konkret të kësaj nisme do të kishim matjen e dobishmërisë së aplikimit “Tirana Ime” si dhe ndërgjegjesimin e institucionit të Bashkisë për të qenë më vigjilent ndaj kërkesave të qytetarëve të kryera ndërmjet aplikacionit dhe rrjedhimisht edhe dhënien e nje feedback-u më të mirë ndaj tyre. Pra, projekti synon të motivojë Bashkinë e Tiranës për tu përgjigjur qytetarëve me sa më shumë cilësi dhe shpejtësi. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët e Tiranës. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
6 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Tiranë |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë