Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Monitorimi i zbatimit te ligjeve te transparences nga Këshillat Bashkiakë

Aplikanti

Qendra per Ceshtje te Informimit Publik, INFOCIP

Titulli i propozimit

Monitorimi i zbatimit te ligjeve te transparences nga Këshillat Bashkiakë

Përmbledhja Projekt Propozimit:

Ne Dhjetor 2015, Kuvendi miratoi ligjin e ri 139/2015 “Për Vetë-qeverisjen Vendore”, i cili hyri në fuqi më 29 Janar 2016.  Një kapitull  i plotë (Kreu IV) i këtij ligji i dedikohet teresisht transparencës dhe të drejtave të qytetarëve ne vendimarrje. Ligji 139/2015 referon direkt ligjin119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, për sa i takon vendimeve dhe akteve të tjera të bashkisë (neni 15/3, 18/3) si dhe transpozon parimet e rendesishme te konsultimit publik,  rregulluar ne vitin 2014 me ligj te vecante (146/2014). Nëse këto garanci dhe të drejta gjejne zbatim në praktikë, atëherë realizohet një proces vendimarrës i konsultuar, i hapur, transparent në respekt të kushtetutës dhe ligjeve ne fuqi.

Një ndër konsideratat e shprehura shpesh është se Shqipëria ka ligje të mira, por që zbatohen keq. Edhe per ligjet e permendura me siper, sa kohë që janë ende në fillim të zbatimit të tyre, është e rëndësishme që të bëhen përpjekje qe te mos manifestohen edhe me to te nejjtat dobesi (simptoma). Monitorimi i zbatimit te kuadrit te ri ligjor nga bashkite e reja dhe ekspozimi i problematikes eshte nje premise per permiresimin e treguesve ne kete drejtim. Nuk ka aktualisht nje autoritet mbikqyres qe vlereson, konform nje protokolli zyrtar,  nivelin e zbatimit te ligjit 139/2015. INFOCIP synon ta mbushe kete vakum permes monitorimit/vleresimit te zbatimit te dispozitave qe normojne procesin vendimarres ne nivel vendor, ne tre faza te detajuar qartesisht ne ligj: konsultimi, votimi dhe njoftimi/shpallja e vendimeve. Per kete arsye, INFOCIP do pilotoje ne tre bashki, Tirane, Vore, Kamez kete matje, me te njejten metodologji vleresimi (PROAKTIV) cka do rendise objektivisht (rank) bashkite sipas treguesve ne zbartimin e ligjit, nga e larta tek me e uleta, me baze mujore dhe vjetore.

Qëllimi dhe Objektivat:

Qellimi: Rritja e zbatueshmerise se ligjit te ri 139/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore“ per te garantuar nje vendimarrje te konsultuar, te hapur dhe transparente.

 

Objektivat:

1--Të monitorojë këshillat bashkiak, Tirane Kamez Vore (rrethi Tirane) për impelementimin e  kapitullit IV dhe IX  ligjit te ri organik “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe te perllogarise nivelin e zbatimit te tij per secilen prej tyre,

2- Te ushtroje presion te vazhdueshem brenda hapesirave qe lejon ligji ndaj keshillave bashkiake permes ekpozimit te vendimarrjes se tyre dhe permes vleresimeve sistematike zbatimin rigoroz te kerkesave te ligjeve ne fuqi per nje vendimarrje te hapur dhe demokratike  .

3- Te ndertoje dhe konsolidoje nje matrice monitoruese cila te mund te perdoret ne vijueshmeri nga aktore te interesuar te shoqerise civile per matjen dhe vleresimin e proceseve vendimarrese ne nivel vendor.

Aktivitetet kryesore:

Monitorim per Vleresimin e zbatueshmerise se ligjit “ Per Veteqeverisjen Vendore” (3 raporte monitorimi per 3 bashki, tirane, Kamez, Vore),

9 raporte me baze mujore per cdo bashki (21 gjithsej), lidhur me ecurine e procesit te tyre vendimarres konform percaktimeve ligjore ne fuqi.

Dokumentim i plote ne audio-video i seancave te keshillit bashkiak (9x 3) dhe hedhja e tyre online ne arkiven e mbledhjeve te keshillave bashkike ne you tube.

Hartim-Publikim raporti vjertor me rezultatet e monitorimit per te treja bashkite, duke caktuar baseline sipas kritereve te legjislacionit te ri.

-Shpallje e gjetjeve vjetore te monitorimit perballe medias ne nje event mediatik me pjesemarrje.

-Vleresim i zbatueshmerise se ligjit për te drejten e informimit dhe ligjit per konsultimin publik sa i takon procesit vendimarres ne bashkite e targetuara dhe hartim publik i nje raporti te posacem per to

-Nje fushate ndergjegjesimi qe konsistojne ne një spot, tre sete (nje per cdo bashki) dhe  nga 8-10 Video-log me mesazhe nga gjimnazistet dhe/ose qytetare te ndryshem. disemimin ne  social media, etj).

Rezultatet e pritshme:

--Rritja e zbatueshmerise se ligjit “ Per Veteqeverisjen Vendore” per 3 bashki, tirane, Kamez, Vore, ne fund te vitit te pare te ketij projekti.

Indikim i sakte i niveit te zbatimit te ligjit 139/2015 sa i takon konsultimit,votimit, njoftimit, afishimit te vendimeve nga bashkite Tirane, Vore, Kamez si dhe -analize krahasue në linjë horizontale per nivelin e zbatimit te kapitullit VI te ligjit 139/2015 “rankim sipas rezultateve i bashkive Tirane Kamez dhe Vore).

9 raporte me baze mujore per cdo bashki (21 gjithsej), lidhur me ecurine e procesit te tyre vendimarres konform percaktimeve ligjore ne fuqi. Keto raporte do ti dergohen keshillave bashkaike respektive me rekomandimet perkatese per ti mbajtur parasysh ne mbledhjen e rradhes.  

Dokumentim i plote ne audio-video i seancave te keshillit bashkiak (9x 3) dhe hedhja e tyre online ne arkiven e mbledhjeve te keshillave bashkike ne you tube.

-Shpallje e gjetjeve vjetore te monitorimit perballe medias ne nje event mediatik me pjesemarrje (mbi 6 televizione dhe gazeta pritet te pasqyrojne gjetjet e ketij eventi)

-Vleresim i zbatueshmerise se ligjit për te drejten e informimit dhe ligjit per konsultimin

-tre sete spote (nje per cdo bashki) dhe  nga 8-10 Video-log me mesazhe nga qytetare te ndryshem. disemimin ne  social media, etj).

 

Përfituesit kryesorë:

Qytetaret, grupet e interesit, keshillat bashkiake Tiranë, Kamëz, Vorë , prefekti, Komisioneri per te DI, aktore te tjere te shoqerise civile,.

Kohëzgjatja e projektit

12 muaj

Zona e zbatimit

Bashkite Tirane, Kamez, Vore

Organizata Zbatuese: Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Kamëz, Bashkia Vorë
Dokumentat: Raport_Monitorimi_copy_2.pdf
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153