Aplikanti: |
Instituti Shqiptar i Shkencave |
Titulli i propozimit: |
Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike |
Përmbledhje e Propozimit: |
Realizimi i punëve publike, blerja e mallrave apo shërbimeve, janë procese me ndikim dpd tek qytetarët. Të buxhetesh në mënyrë të drejtë, është vetëm një pjesë e punës që siguron shërbime dhe infrastrukturë për qytetarët. Përzgjedhja e kontraktorëve ekonomik, cilësia-integriteti janë të rëndësishme për mirëqeverisje. Çdo vit Njësi të Qeverisjes Vendore nënshkruajnë me kompani private 3-4 mijë kontrata të financuar me para publike. Monitorimi i partnerëve “kontraktorë privat në kontrata publike” është proces i rëndësishëm. Performanca dhe integriteti lidhet me situata që mund të përkojnë me eficensë të munguar, përqendrim fondesh në pak duar, konflikt interesi, abuzim apo cenim konkurrence. Ndërhyrja përmes këtij projekti merr shkas tek rëndësia dhe nevoja për monitorim publik të kontraktorëve privat të Bashkive. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
Qëllimi: Krijimi i kulturës për monitorim qytetar të Kontraktorëve Privat të Bashkive. Rritje e Vizibilitetit mbi Operator Ekonomik Klient të Kontratave Publike(palë Bashki), eficencës përshtatshmërisë dhe performancës së tyre. Objektiva: • Krijimi i instrumenteve që lehtësojnë gjetjen, përdorimin dhe ripërdorimin e informacionit mbi kontraktorët. • Rritje e kapacitetit të gazetarëve dhe aktorëve të tjerë lokal në realizimin e shkrimeve mbi Klientët e Bashkive. • Identifikim i shpërndarjes se kontratave publike (parasë publike) në klient sipas grupit gjinor. |
Aktivitetet kryesore: |
Aktiviteti nr 1. Krijohet databaza me të dhëna për Operator Ekonomik Palë të Kontratave publike me Bashkitë. Aktivitet nr 2. Ndërtohen Instrumente ICT për Publikim-Vizualizim të informacionit (web opencorporate.al). Akivitet nr 3. Analizë ndarja gjinore sipas shpërndarjes së kontratave (vlerave) publike (kompani nën zotërim sipas grupeve gjinore). Aktivitet nr 4. Shpërndarje, Prezantim dhe Rritje Kapacitetesh Gazetarëve dhe Aktorëve të tjerë Lokal në përdorimin e Informacionit dhe Prezantim i instrumenteve që ndihmojnë në monitorim qytetar (sipas klientëve/kontraktorëve). |
Rezultatet e pritshme: |
1. Pasaporta me të dhëna për 3500 subjekte Kontraktor me Bashki në dy vitet e para të mandatit 2015-2019. Databazë. 2. Instrumente për filtrim dhe vizualizim sipas kompanive dhe bashkive. Web dhe Tools. 3. Artikuj Analizë, për kontrata publike me operatorë biznese dhe persona fizik sipas grupeve gjinore (ortak administrator dhe aksioner). 10 deri 12 artikuj. 4. Tre workshope me gazetar lokal jashtë Tiranës. 5. Një konferencë për Shtyp. 6. 70 deri 90 gazetar të aftësuar në përdorimin e këtij informacioni. 7. 30 deri 40 artikuj mediatik bazuar në info dhe vizualizime të realizuara sipas përshkrimit në aktivitetet e projektit. |
Përfituesit kryesorë: |
Qytetarë;Organizma civil dhe publik të angazhuar më monitorimin e qeverisjes vendore; Gazetar lokal; Grupe interesi që punojnë për shpërndarje të drejtë dhe eficensë të kontratave publike (parave). |
Kohëzgjatja e projektit: |
9 Muaj |
Zona e zbatimit: |
Databaza do të ketë në fokus rritje e vizibilitetit të klientëve të kontratave publike për të 61 bashkitë. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë