Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Nxënësit lëvizin!

Aplikanti

Infinit +

Titulli i propozimit

Nxënësit lëvizin

Përmbledhje e projekt propozimit:

Mungesa e angazhimit të të rinjve në vendimmarrje që përcaktojnë të ardhmen e tyre është fenomen masiv. Pikërisht nxitja e të rinjve që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrëse duke orientuar si te bëjnë me shume presion ndaj pushtetit vendor drejt zgjidhjes së problemeve të tyre është qëllimi i këtij projekti. Të rinjtë do të caktojnë vetë problemet që i shqetësojnë, do të ndihmojnë të pasqyrohen ato profesionalisht në dokumentare dhe do ti dorëzojnë te përfaqësuesi i pushtetit vendor. Gjithashtu gazetaret do realizojnë dokumentarë denoncues që pasi ti bashkëngjiten raporteve me problematikat e ngritura nga nxënësit do tëdorëzohente përfaqësuesi i njësisë vendore.

Qëllimi dhe Objektivat:

Qëllimi dhe objektivat: Nxitje Bashkisë qendrore në Tiranë për ti kushtuar vëmendjen e duhur njësive vendore jashtë vijës së verdhë. Në rastet kur është e mundur zgjidhje konkrete të problemit të denoncuar nga nxënësit.  Ndërgjegjësim të të rinjve në zonat jashtë vijës së verdhë se edhe ata kanë mundësi të ushtrojnë presion pozitiv për të drejtat e tyre. Nxitje të shembujve të kontributit vullnetar nga ana e vetë të rinjve.

Aktivitetet kryesore:

Faza 1

Takime informuese në shkolla për ti njohur nxënësit me idenë e projektit dhe nxitje të nxënësve që të përshkruajnë vetë me shkrim problematikat që i shqetësojnë duke renditur ato që janë më kryesore sipas tyre.  Pas përpunimit të të dhënave të nxjerra nga këto problematika, do të kontraktohen gazetarë për të evidentuar në terren konkretisht problemet e ngritura nga nxënësit dhe për të përgatitur një plan pune cilat prej tyre do të përdoren në realizimin e një dokumentari denoncues.

Faza 2

Nga një dokumentar në secilën prej 13 njësive administrative jashtë vijës së verdhë të Tiranës. Dokumentarët do të kenë një gjatësi 8-10 minuta, secili. Kjo me përjashtim të Bërzhitës dhe Petrelës, të cilët do të pasqyrohen brenda të njëjtit dokumentar. Janë përzgjedhur këto dy njësi për dy arësye:

a)      Për shkak të afërsisë gjeografike

b)      Për faktin se kanë shkolla 9-vjeçare dhe numri I nënësve që mund të angazhohen, pra kryesisht klasat e 9-ta është më I ulët se në shkollat e mesme.

 Dokumentari realizohet paralelisht nga gazetarë e staf profesionist dhe vetë nxënësit e përzgjedhur me fokus problemin/problemet kryesore te evidentuara nga vetë nxënësit.

Realizimi i 13 raporteve të shkruara (shoqëruar me dokumentarët  përkatës) mbi problematikat e vërejtura gjatë gjithë projektit për zonën përkatëse.

Dorëzimi të administratori i secilës njësi vendore i dokumentarit të realizuar, problematikës në formë të shkruar dhe propozimet e nxënësve. Dhe nëse është e mundur do të tentojmë edhe një mundësi tjetër për ti shfaqur dokumentarët në një ambient të hapur ku të ballafaqohen nxënësit e përfaqësues të tjerë të komunitetit me përfaqësuesin e njësisë vendore.

Rezultatet e pritshme:

Së pari: Informim përmes dokumentareve dhe shkrimeve të problemeve reale të Tiranës jashtë vijës së verdhë.

Së dyti: Realizimi i një pakete cilësore propozimesh konkrete për të përmirësuar një shërbim konkret në njësinë administrative
Së treti: Edukimin e të rinjve me mënyrën si mund të angazhohen në lëvizje rinore.
Së katërti: Presion pozitiv mbi pushtetin vendor për të caktuar si prioritet disa prej problemeve të komunitetit
Së pesti: Një marrëdhënie e re mes të rinjve dhe pushtetit vendor. Në këtë projekt është thelbësor angazhimi i të rinjve dhe rritja e ndërgjegjësimit të tyre se nëse bashkohen dhe kanë idetë e duhura mund të ndikojnë deri në nivele që më parë i mendonin të paarritshme. Në fund synohet të krijohet një urë komunikimi mes tyre dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor.

Përfituesit kryesorë:

Përftues është vetë njësia administrative që do të vjelë ide origjinale, në formë orientimi për pushtetarët vendorë, kur të hartojnë strategji apo projekt buxhete.

Komuniteti i 13 njësive administrative më të vogla të Tiranës dhe kryesisht nxënësit e shkollave të mesme (ose 9-vjeçare atje ku nuk ka të mesme), të cilët do të ndihen të përfshirë në një nismë më të madhe se aktivitetet e përditshme dhe do të kuptojnë se ngritja e zërit është një praktikë që funksionon.

Kohëzgjatja e projektit:

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

13 njësi administrative të Tiranës jashtë vijës së verdhë. Konkretisht: Projekti do të vihet në zbatim në bashkëpunim me shkollat e mëposhtme:

Shkolla te mesme në:
1. Baldushk
2. Farkë
3. Kashar
4. Ndroq
5. Pezë
6. Vaqarr
7. Zall-Bastar
8.  Krrabë
9. Baldushk
10. Shën Gjergj Shkolla 9-vjeçare
1. Berzhitë      
2. Petrelë
3. Zall -Herr

 

Organizata Zbatuese: Infinit +
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153