Titulli i propozimit |
Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas në Bashkinë e Durrësit |
Projekt Propozimi: |
Projekti”Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas në Bashkinë e Durrësit” synon rritjen e përgjegjshmërisë së strukturave të pushtetit vendor për të siguruar një transport rrethqytetas cilësor dhe të aksesueshëm, veçanërisht në tre linjat e targetuara nga ky projekt: (1) Durrës – Plepa – Durrës; (2) Durrës - Currila - Durrës; (3) Durrës - Universiteti A.Moisiu - Durrës. Rritja e angazhimit qytetar dhe veçanërisht të të rinjve të qytetit në mbajtjen e strukturave të pushtetit vendor përgjegjës ndaj shërbimit të ofruar tek qytetarët; rritja e kapaciteteve dhe angazhimi i tyre në nisma konkrete advokacie dhe ushtrimi i presionit ndaj strukturave të pushtetit vendor janë disa nga shtyllat kryesorë të këtij projekti. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
Qëllimi: Rritja e përgjegjshmërisë së administratës së bashkisë Durrës për të siguruar një shërbim transporti rrethqytetas cilësor dhe të aksesueshëm për konsumatorët- përdorues të këtij shërbimi në Bashkinë Durrës. Objektivi 1. 15 të rinj nga qyteti i Durrësit do të rrisin kapacitetet e tyre dhe do të angazhohen në monitorimin e shërbimit të transportit publik rrethqytetas përgjatë periudhës kohore një vjecare të zbatimit të kësaj iniciative, për të ushtruar presion ndaj strukturave të pushtetit lokal për sigurimin e shërbimeve cilësore të transportit rrethqytetas në tre linjat e targetuara nga ky projekt. |
Aktivitetet kryesore: |
- Ngritja e grupeve të të rinjve të monitorimit në terren; - Trajnimi i grupeve të monitorimit në terren; - Takime informative me struktura të pushtetit vendor; - Monitorimi i shërbimit të transportit rrethqytetas në tre linja të Bashkisë Durrës; - Marrja e ankesave online të qytetarëve mbi cilësinë e shërbimit të transportit rrethqytetas; - Hartimi i raportit paraprak dhe përfundimtar të monitorimit në terren; - Publikimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit monitorues; - Fushatë advokuese me strukturat e pushtetit lokal: Ëorkshop advokues; Takime advokuese me struktura të pushtetit vendor, Promovimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit monitorues tek të rinjtë e qytetit, studentë të Universitetit A. Moisiu si dhe tek publiku i gjerë. |
Rezultatet e pritshme: |
1. Rritja e angazhmit qytetar të të rinjve në ushtimin e presionit përkundrejt strukturave të pushtetit vendor, gjatë një periudhe një vjecare, për sigurimin e shërbimeve cilësore ose përmirësimit të tyre në transportin rrethqytetas në Bashkinë Durrës; 2. Brenda një peiudhe një vjecare, administrata publike në nivel vendor rrit përgjegjshmërinë e saj për përmbushjen e detyrimeve kontraktore dhe përmirësimin e shërbimit përkundrejt nevojave të qytetarëve-konsumator për një shërbim cilësor dhe të aksesueshëm të transportit rrethqytetas në Bashkinë Durrës. |
Përfituesit kryesorë: |
Përfitues direkt: - Të rinj të përfshirë në grupet e monitorimit; të rinj, studentë të Universitetit A. Moisiu, struktura të pushtetit vendor – Bashkia Durrës; Përfitues indirekt – Qytetarë dhe konsumatorë, përdorues të transportit publik rrethqytetas në Bashkinë Durrës. |
Kohëzgjatja e projektit” |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Durrës, me fokus të veçantë në tre linjat e transportit rrethqytetas: (1) Durrës – Plepa – Durrës; (2) Durrës - Currila - Durrës; (3) Durrës - Universiteti A.Moisiu - Durrës. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë