Aplikanti |
Bledar Gilaj |
Titulli i propozimit |
Platforma multimediale: Lezha e qytetarëve |
Përmbledhje e propozimit |
Ndarja e re administrative ka shkaktuar çoroditje dhe pakënaqësi në komunitet, sa i përket shërbimeve që duhet të marrë nga pushteti vendor për shkak të mospjesëmarrjes në vendimmarrjet e pushtetit vendor. Banorët e Lezhës, shpesh herë janë ankuar për faktin e mosmarrjes së shërbimeve, si në cilësi, ashtu dhe në kohë, apo vështirësimin e kushteve. Por, askush nuk i ka marrë parasysh ankesat e tyre, kështu që vendimarrja e pushtetit vendor ka lënë mënjanë mendimin qytetar. Nisur nga ankesa të shumta, por edhe debatet mes këshilltarëve në Këshillin Bashkiak, mendojmë se krijimi i një platforme multimediale mund të sjellë përfshirjen qytetare në vendimmarrjen vendore. Zërin qytetar, për problemet që kryesisht ata kanë, do e sjellim nëpërmjet reportazheve dhe grupintervistave të realizuara në zona të ndryshme, ku vetë banorët (50% gra dhe vajza) do të shprehin problemet që u adresojnë të zgjedhurve vendorë. Po ashtu njëkohësisht do të realizohet monitorimi i bashkisë së re, i administratorëve të njësive administrative, me qëllim për të verifikuar nëse zëri qytetar ka gjetur mbështetje te të zgjedhurit vendorë. Krijimi i një media sociale, që do të shërbejë për informimin e qytetarëve dhe denoncimin e shkeljeve të ndryshme në Bashkinë e Lezhës pritet të sjellë presion dhe lobim për të vënë të zgjedhurit dhe të emëruarit bashkiakë përballë zërit qytetar. Gjithashtu jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me projekte të tjera të Lëviz Albania në Bashkinë e Lezhës, siç është edhe projekti “Buxheti i Qytetarit, Transparencë në rritje dhe pjesëmarrje aktive në Bashkinë Lezhë”. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Rritja e llogaridhënies së zyrtarëve vendorë nëpërmjet monitorimit dhe denoncimit të shkeljeve të të zgjedhurve dhe emëruarve, duke i vënë përballë presionit qytetar. Objektivat: 1 – Ngritja e një faqeje sociale si një mjet advokimi për një qeverisje më të mirë në bashkinë Lezhë nëpërmjet publikimit të 20 temave te ndryshme (informuese per problematikat apo investiguese) |
Aktivitetet kryesore |
- Krijimi i medias sociale, faqe në Facebook, ku do të publikohen denoncime me foto, video, dokumente - Realizimi i 10 grup-intervistave (vox pop-e) në çdo njësi administrative të Lezhës (50% e të intervistuarve të jenë vajza dhe gra) - Takimi me gazetarët lokalë dhe publikimi i projektit - Realizimi i 5 reportazheve në njësitë administrative - Menaxhimi dhe hetimi i denoncimeve të qytetarëve në bashkëpunim me gazetarët lokalë - Realizimi i 20 temave investiguese nga gazetarët lokalë |
Rezultatet e pritshme |
1. Ngritja e një faqeje të medias sociale, e cila do të jetë një alternativë për një informim më të mirë të qytetarëve që nxit llogaridhënien e të zgjedhurve dhe emëruarve të pushtetit vendor. 2. 20 tema investigimi për abuzimet dhe aktivitetin e pushtetit vendor do të botohen në faqen e medias sociale. 3. Angazhim më i madh i gazetarëve lokalë për problemet e qytetarëve. |
Përfituesit kryesorë |
Rreth 106 mijë banorë të 10 njësive administrative të Bashkisë Lezhë |
Kohëzgjatja e projektit |
8 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Territori i Bashkisë së Lezhës, në fokus zonat urbane dhe rurale |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë