Titulli i propozimit: |
Te rinjte flasin! |
Pwrmbledhja e propozimit: |
Sot Bashkia Shkodër nuk disponon një mekanizëm të qëndrueshëm për përfshirjen e komunitetit te te rinjve në procesin vendimarrës të sajin. DIGE synon të ndërtojë një mekanizëm efikas për pjesëmarrjen aktive të ketij komuniteti në procesin e vendimarrjes dhe të implementimit të vendimeve, politikave apo strategjise se rinise që Bashkia Shkodër ndërmerr dhe zbaton në tërritorin e saj. Duke patur parasysh ligjin e ri të pushtetit lokal rrit i cili fuqizon kompetencat e bashkisë si dhe ndarjen e re territoriale e cila shtrin juridiksionin e Bashkisë Shkoder në një territor shumë herë më të madh dhe të larmishëm seç ishte më përpara, pjesëmarrja aktive e te rinjve merr një rëndësi akoma edhe me të veçantë, kryesisht lidhur me rritjen e efiçencës së përdorimit të burimeve nga ana e autoriteteve lokale dhe gjenerimit të ideve të reja për zhvillim. Ne kete kontekst do te jete edhe inisiativa jone me fokus ngritjen e nje strukture rinore brenda bashkise shkoder e cila do te funksionoje si nje institucion brenda institucionit me qellim fokusimin vetem ne ceshtjet rinore dhe ofrimin e asistences teknike dhe logjistike ne dejtim te problematikave qe lidhen me kete sektor. Dy jane drejtimet ne te cilat do nderhyjme; 1. Ngritjen, institucionalizimin dhe funksionimin e ‘Bordit Rinor’ brenda bashkise shkoder nen emertimin ‘Keshilli Rinor bashkiak’. 2. Monitorim dhe raportim mediatik nepermjet grupimit ‘keshillit rinor’. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
• Ngritja, funksionimi Institucionalizimi "keshillit rinor" per organizimin dhe perfshirjen e te rinjve ne procesin e kerkese-llogaridhenies ne nivel lokal, si nje levizje thelbesore kritike per ndryshim social. 1. Ngritja e nje mekanizmi te forte te 'kerkese-llogaridhenies' permes nje platforme efektive qe siguron pjesmarrje kuptimplote te te rinjve, vecanerisht grupeve te margjinalizuara, e cila siguron pjesmarrjen/zerin e te rinjve ne ceshtjet/aktivitetet e keshillit, monitorimin e vendimeve qe prekin direkt ata dhe reagimin ndaj ketyre vendimeve nepermjet medias dhe aktiviteteve te tjera lehtesuese. 2. Te fuqizoje format e llogaridhenies ne nivel lokal permes perfshirjes, aksesit, bashkepunimit dhe pergjegjshmerise. 3. Te influencoje autoritetet publike lokale per zhvillim social dhe permiresim te sherbimeve rinore. |
Aktivitetet kryesore: |
1. Takim me perfaqesues te bashkise per njohjen me projektin 2. Shpallja e njoftimit per aplikim per te qene pjese e Bordit Rinor 3. Emisionet/programet televizive 4. Realizimi i 'kartes se nevojave/shqetesimeve 5. Ditet e aksionit te pjesmarrjes se te rinjve 6. Emisioni televiziv 7. Pergatitja dhe prezantimi I rekomandimeve te te rinjve per njesine e qeverisjes lokale ne nje Konference mediatike si nje aktivitet me rendesi te larte lokale. 8. Prezantimi i dokumentarit tek fototeka Marubi |
Rezultatet e pritshme: |
1.Te rinj te informuar dhe ne statusin e qytetrave pjesmarres ne sistemin e qeverisjes lokale. 2. Rritje pozitive e bashkepunimit dhe punes mes zyrtareve lokale, anaetareve te keshillit bashkiak dhe grupeve rinore, drejtues te inisiatives. 3. Funksionimi dhe qendrueshmeria e mekanizmit per perfshirje te te rinjve ne ceshtjet e keshillit bashkiak dhe perdorimi i tyre per aktivitetet monitoruese |
Përfituesit kryesorë: |
1. Vete te rinjte pjesmarres dhe drejtues te inisiatives. 2. Komuniteti I tyre/bashkemoshataret. 3. Familja, familjaret. 4. Shoqeria. |
Kohëzgjatja e projektit: |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit: |
Bashkia Shkoder |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë