Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Advokimi dhe lobimi pranë bashkisë Dibër për hartimin e një plan veprimi afat mesëm dhe afatgjate për ruajtjen dhe menaxhimin pyjeve të ulta dhe të larta

Aplikanti

Shoqata “Runja”

Titulli i propozimit

Advokimi dhe lobimi pranë bashkisë Dibër për hartimin e një plan veprimi afat mesëm dhe afatgjate për ruajtjen dhe menaxhimin pyjeve të ulta dhe të larta.

Përmbledhje

Në bashkinë Dibër, popullata lëndën drusore e ka burimin kryesor të energjisë për ngrohje e gatim. Thuajse çdo vit ka një konsum prej 152 000 m3 dru zjarri ,pa përmendur lëndën drusore që merret per dërrasë e lënde ndërtimi. E gjitha përthithet nga pyjet nga persona të paliçensuar . Janë me shumë se 25 vite shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, pa asnjë plan të mirfilltë menaxhimi, ku mjedisi ka pësuar një dëm kolosal dhe të pa rikuperueshëm në shumë zona. Kjo vihet re nga turrat e druve në çdo lagje e lulishte, qe u ngjajnë fushave të druve.

Duke mos shfrytezuar në mënyrë të qëndrueshme (ciklike, me plan shfrytëzimi dhe rigjenerimi njëherësh),  këtë burim energjie do të gjendemi para faktit të shterimit të këtij  burimi, ku për shekuj banoret e kësaj treve e kanë patur këtë burim të vetëm dhe të pa shtershëm. Eshtë një dëm shumë i madh që i shkaktohet mjedisit dhe biodiversitetit si në redukdimin e numrit të trungjeve, ashtu edhe në mënyrën e shërbimeve. Nje gjendje e tillë thuajse është edhe në bashkite e tjera të Qarkut Dibër. Zhvillimi i këtij projekti do të shërbente edhe për tre bashkitë e tjera ndoshta me një ndërhyrje të vogël, apo ndoshta mund të përthithet edhe nga publikimet tona gjatë projektit. Gjithçka që ne do të monitorojmë , advokojmë, mbështesim e hartojmë, do ta bëjmë në bazë të ligjeve të RSH dhe konventave europiane.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëlimi i projektit është monitorimi politikave , strategjive gjendjes reale te nderyrjes financiare ne mbrojtje te mjedisit (pyjeve te ulta dhe te larta)  ne Bashkine Diber. Advokim për miratimin e planeve afatmesme dhe afatgjata  për zhvillimin e qëndrueshem të pyjeve të ulta e të larta

O1- Lobimi per frenimin e shkatrrimit te pyjeve.

O2- Mjediset publike pastrohen në të gjithë qendrën urbane dhe ofrohet një shërbim i organizuar i shpërndarjes së druve brenda vitit të parë.

O3- Rritet buxheti për këtë sektor me 30% në vitin në vazhdim për shtimin e pyjeve .

Aktivitetet kryesore

Prezantim i projektit për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak.

Monitorim i situatës , nga krijimi i bashkisë se madhe e deri në ditën e fillimit të projektit.

Takime me grupe të interesit e kumunitete të zonës.

 Analizim i situatës në të gjithë grupet me takime pune e diskutime të hapura.

Mbledhja e dokumentacioneve dhe projekteve ekzistuese.

Vazhdimi i diskutimit me komunitetin, sensibilizim me të gjithë grupet e interesit për masat e reja të ndërmarra ne planin  afatmesem dhe afat gjatë.

Shkrimi i draftit dhe diskutimi e miratimi në këshillin bashkiak.

 Publikimi ne media, portale e rrjete sociale i të gjithë aktiviteteve.

Rezultatet e pritshme

- Rezultati i parë, raporti i monitorimit të situatës, planeve, strategjive, buxhetit , taksave për mjedisin te bashkisë Dibër për pyjet e ulta dhe të larta.

-  Rezultati i dytë, krijimi i grupeve lider në 6 njësi administrative (NJA) për mbrojtjen e pyjeve të ulta dhe të larta.

-  Rezultati i tretë, Projekt-Vendime mbi taksat&tarifat në këtë sektor,te mirëanalizuara ku nje zë i veçantë do të jetë edhe stimulimi për burimet alternative.

-  Rezultati i katër, plani afatmesëm dhe afatgjatë i menaxhimit të pyjeve të ulta dhe të larta.

-  Rezultati i pestë, mbi 300 qytetarë në 6 NJA mbi 50 punonjës te administratës, 31 këshilltarë dhe 20 biznesmen të fushës edhe burimeve alternative, shoqata me fokus në mjedis, të informuar për rrezikun dhe masat e marra.

Përfituesit kryesorë

Komuniteti i gjithë bashkisë Dibër,duke i bërë transparente fondet e shërbimeve që vijnë nga taksat e tyre, cilësitë e këtyre shërbimeve, me mjedise me të pastra e më me pak karbon. Administrata e bashkise .Bizneset ne kete fushë .Grate , kryesisht në zonat urbane , me një shërbim ndryshe dhe jo duke mbartur drutë nga lulishtet.Femijet, pasi do të kenë ambjente publike më të lira.Pyje me një vazhdimësi mbarështimi e ruajtje dhe mjedise më të bukura.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Dibër

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Shkelzen Qoka, Kimete Mazari , Munir Hoxha, Ermira Qoka, Dritan Selishta.

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë)

Shkelzen  Qoka

Partneri në projekt

Shoqata GLV "Integrimi"

Organizata Zbatuese: Shoqata “Runja”
Zona e zbatimit: Bashkia Dibër
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153