Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Amicus - Arti politik përmes medias vizive online

Aplikanti

Endrit Shabani

Titulli i propozimit

Amicus - Arti politik permes medias vizive online

Përmbledhje

Shqiperia konsiderohet si vend me liri te kufizuar te medias (FH, 2017). Rrjedhimisht media televizive nuk e monitoron ne menyre te paanshme punen e bashkise. Por edhe ne ato raste kur ka denoncime per abuzim me pushtetin, kjo mbetet ne raportime sporadike pa arritur te ofrohen analiza te thelluara socialpolitike per te shpjeguar fenomenin, dhe hapat qe duhen ndermarre per zgjidhjen e tij.

Vec kesaj, pjesa me e madhe e te rinjve as qe e ndjekin median vizive, nderkohe qe statistikat tregojne se mbi 90% e tyre informohen ne online. Nderkohe portalet online, apo projekte si “videodemokraci” ndiqen nga te rinjte, por ato serish mbeten tek raportimi i lajmit dhe denoncimi. Shtypi i shkruar ofron analiza te thelluara, por ato lexohen nga nje numer i vogel lexuesish, pasi 60% e te rinjve shqiptar lexojne pak ose aspak. Nderkohe ne Youtube cdo dite shihen 5 miliarde video, ndersa videot ne Facebook shihen nga 500 milion njerez (50 % e te cileve nen 30 vjec).

Ky projekt synon nga njera ane t’i tregoje te rinjve perse disa gjera nuk funksionojne mire ne administrimin e qytetit dhe kush jane pergjegjesite autoriteteve vendore. Nga ana tjeter t’i tregoje atyre se si mund te menaxhohet me mire qyteti, dhe cfare roli mund te luajne ata per ta nxitur bashkine te veproje. Kete gje projekti synon ta beje ne mediumet dhe instrumentet qe te rinjte perdorin ne perditshmerine e tyre, sic jane filmat e shkurter te publikuara ne Facebook, Instagram dhe Youtube.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi i ketij projekti eshte te nxise pergjegjshmerine e zyrtave vendore dhe llogaridhenien e tyre perballe te rinjve te qytetit.

 

Objektivat e projekti jane:

1.      Informimi dhe edukimi i te rinjve permes dhjete filmave me metrazh te shkurter per problematikat e qytetit dhe rolin e tyre ne shoqeri

2.      Rritja e presionit publik ndaj bashkise permes nxitjes se aksioneve qytetare

3.            

Aktivitetet kryesore

Per te arritur objektivin e pare:

o   Do te ndertohet nje youtube channel dhe faqe te tjera ne rrjetet sociale

o   Do te evidentohen 10 ceshtje me rendesi per komunitetin (5 probleme dhe 5 zgjidhje te sukseshme).

o   Do te pergatiten 10 filma me metrazh te shkurter te cilet do te promovohen online

Per te arritur objektivin e dyte:

o   do te pergatiten dy Manuale te aktivizmit dhe forma te gatshme ankimi

o   do te zhvillohet nje parade e aktivizmit

Rezultatet e pritshme

·         Dhjete filma te shkurter informues dhe ndergjegjesues per publikun.

·         Dy manuale te aktivizmit ne nivel vendor

·         Te pakten 50 mije te rinj, te cilet do te kene ndjekur videot online, do te jene me te informuar dhe te ndergjegjesuar per pergjegjesite e pushtetit vendor dhe rolin qe ata vete mund te luajne ne administrimin e qytetit.

Përfituesit kryesorë

o   Te pakten 50 mije te rinj do te perfitojne nga ky projekt, duke u informuar per te drejtat dhe rolin e tyre, si dhe per pergjegjesite e pushtetit vendor ne administrimin e qytetit.

o   Te pakten pese qytetare do te perfitojne nga ndihma e vazhdueshme per te zgjidhur problemet e tyre qe lidhen me kompetencat e pushtetit vendor.  

Kohëzgjatja

12 muaj

Zona e zbatimit

Tirane, Durres, Elbasan, Lezhe, Pogradec

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

1.Endrit Shabani – Studiues, drejtues i projektit

2.Livia Stavri – Dizajner, piktore, fotografe

3.Tan Kazazi – Regjisor

4.Elerdo Lamaj – Operator i webit dhe rrjeteve sociale

Personi i përgjegjës

Endrit Shabani

Partneri në projekt

Do te bashkpunohet me Bashkite e Tiranes, Durresit dhe Elbasanit

Organizata Zbatuese: Endrit Shabani
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Elbasan, Bashkia Lezhë, Bashkia Pogradec
Kohëzgjatja: 1 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153