Aplikanti: |
Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR) |
Titulli i propozimit: |
Bujqesia - detyrim dhe përgjegjësi për pushtetin vendor. |
Përmbledhje e propozimit: |
Fermeret e Bashkive Lushnje, Kucove dhe Belsh, te krijuara me reformen e re administrative, ndeshen me mungesen e transparences dhe pergjegjshmerise se informimit per vendimet e mara per bujqesine, te ofrimit te sherbimeve, keshillimit bujqesor, etj. Bashkite sipas ligjit per veteqeverisjen vendore kane detyra ne zhvillimin bujqesor. Por ne te trija Bashkite strukturat e tyre per bujqesine nuk funksionojne mire; funksionet e reja që i janë dhënë bashkive ne baze te ligjit te ri Nr. 139/2015 per veteqeverisjen vendore per bujqesine nuk jane transferuar teresisht nga Ministria e linjes, nuk ofrojne informacion cilesor dhe qe arrin kohen e duhur tek fermeret, grate, te rinjte; nuk informojne per vendimet e marra per bujqesine, sherbimet dhe keshillimet per zhvillimin e prodhimit bujqesor e blegtoral, skemae e mbeshtetjes financiare te fermerve, teknologjite, tregjet, cmimet, etj. Nderkohe, keto tre Bashki, me rreth 31200 ferma, jane pjese e zones bujqësore më te rëndësishme te Shqipërisë, ku prodhohet dhe furnizohet tregu shqiptar me produkte lokale si dhe eksportohet. Projekti ka si qellim te nxise kalimin e funksioneve te reja që i janë dhënë Bashkive ne baze te ligjit te ri PËR VETË QEVERISJEN VENDORE per bujqesine ne Bashkite Lushnje, Kucove dhe Belsh nga Ministria e linjes, si dhe te ndergjegjesoje komunitetin e fermereve dhe perfaqesuesit e pushtetit vendor mbi rendesine e informimit, transparences, sherbimit dhe keshillimit bujqesor (si psh. skemat mbeshtetese financiare per fermeret etj. Ne keto tre Bashki egzistojne Shoqatat e Fermereve (me mbi 200 anetare ) dhe grupe interesi me gra e te rinj (rreth 60 anetare) qe ne kuader te ketij projekti do bashkepunojne dhe mbeshtesin realizimin e aktiviteteve. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
Qellimi i projektit eshte te permiresohen mireqeverisja vendore dhe sherbimet bujqesore ndaj fermereve ne Bashkite Lushnje, Kucove dhe Belsh dhe 6 NJAV. Obj 1: projekti do te monitoroje dhe nxise kalimin e funksioneve te reja që i janë dhënë bashkive ne baze te ligjit te ri Nr. 139/2015 PËR VETË QEVERISJEN VENDORE per bujqesine ne Bashkite Lushnje, Kucove dhe Belsh dhe 6 NJAV. Obj 2: projekti do te ndërgjegjësoje komunitetin e fermereve te Shoqatave te Fermereve mbi rendesine e informimit dhe transparences per vendimet e mara per bujqesine, sherbimet dhe keshillimet bujqesore nga ana e 3 Bashkive, dhe 6 NJAV. |
Aktivitetet kryesore: |
- Mobilizimi i tre Shoqatave te fermereve dhe informimi i tyre lidhur me projektin. -Takime monitoruese ne tre Bashkite e 6 NJAV. -Do grumbullohen te dhenat dhe informacionet e nevojshme. -Do kryhet perpunimi i te dhenave dhe informacioneve dhe finalizohet studimi. -Do publikohet studimi. – Do kryhet nje sondazh. -Do organizohet nje forum me pjesemarrje te gjere.. – Pregatitet nje vidieo. dhe transmetohet ne WEBin e BZHR dhe Facebook, - Organizohen 3 debate publike ne mediat lokale. -Do organizohet 1 workshop dhe hartohet nje dokument/rregullore qe Bashkite te realizojne funksionet qe rrjedhin nga ligji per Vetqeverisjen Vendore dhe transferimin e funksioneve nga Minsitria e linjes. - Avokimin për ndermarjen e nismave te perbashkëta mes Shoqatave te fermereve dhe NJAV-ve. |
Rezultatet e pritshme: |
- 260 anetaret e tre Shoqateve te fermereve dhe grupeve te interesit si dhe ne teresi komuniteti i fermereve te zones se projektit e njohin gjendjen dhe kompetencat/funksionet e Bashkive dhe NJAV per bujqesine pasi kane ne dispozicion rezultatet e studimit dhe sondazhit. - U nxit/mbeshtet realizimi i funksioneve te reja te 3 Bashkive te reja dhe 6 NJAV qe rrjedhin nga ligji per Vetqeverisjen Vendore permes forumeve, debateve publike, te hartimit te propozimeve ne dokument/rregulloreve, etj, - Krijimin e nismave të avokimit për çështjet ne interes te fermereve (ndermarja e nismave te perbashkëta mes 3 Shoqatave te fermereve, 6 NJAV-ve dhe 3 Bashkive per te informouar fermeret ne menyre te vazhdueshme per vendimat per bujqesine, sherbimet e ofruara dhe keshillimet bujqesore, per skemat mbeshtetese financiare permes strukturave te tyre si dhe duke perdorur edhe mediat televizive, faqet sociale, etj. |
Përfituesit kryesorë: |
3 Shoqatat e fermereve me 200 anetare, grupet e interesit ku perfshihen 60 gra dhe te rinj. Indirekt perfitojne 31200 ferma te 3 Bashkive. |
Kohëzgjatja: |
12 muaj |
Zona e zbatimit: |
Bashkite Lushnje, Kucove dhe Belsh. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë