Aplikanti |
EuroPartners Development |
Titulli i propozimit |
Decentralizimit - Delegimi i funksioneve dhe sfidat e zbatimit “Funksioni i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” |
Përmbledhje |
Për forcimin e rolit të NJQV dhe rritjen e efektivitetit në kryerjen e shërbimeve publike, si dhe në zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, u miratua edhe Funksioni i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”, funksion i cili me ndryshimet e reja ligjore te bera ne Ligjin per Për Shërbimin E Mbrojtjes Nga Zjarri Dhe Shpëtimin” i kalon plotesisht bashkive. Mbrojtja kundra zjarrit dhe shpëtimi vjen si rezultat i rritjes së kërkesave ndaj këtij shërbimi, në drejtim të rritjes së sigursë të jetës së njeriut dhe pronës (private apo publike) dhe mjedisit , në zonat që aktualisht mbulohen nga ky shërbim, si dhe synimet për zgjerimin e tij edhe ne zonat ku ky shërbim mungon, në përputhje me ndarjen e re territoriale. Organizata lokale të shoqërisë civile do të mobilizohen dhe do të foksuojnë aksionet e tyre në 1) Monitorimin e NJQV në zbatim të ligjit të decentralizimit për transferimin dhe venien ne funksion te a) aseteve, stafeve dhe fondeve perkatese per stacionet e sherbimit kundra zjarrit dhe shpetimit (MZSH); 2) Angazhimin vullnetar të qytetarëve në ofrimin e shërbimeve parandualues si dhe vepruese në rast zjarri. 3) Nxitjen e formave të reja bashkepunimi me NJQV Ne fund te zbatimit të projektit organizata implementuese në bashkëpunim me organizatat lokale të bashkive targetuese do të ofrojnë nje seri rekomandimesh për NJQV të cialt do të jenë subjekt monitorimi për vitin pasardhes nga qytetarët vullnetarë (kryesisht administratorë të godinace banuese dhe jo vetëm.
|
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi kryesor i kësaj projekt ideje është evidentimi i ecurisë së procesit të decentralizimit lidhur me delegimin e funksioneve pranë pushtetit vendor Objektivat 1. Të evidentojë progresin e arritur dhe sfidat që hasin NjQV lidhur me zbatimit të Funksionit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi , sin jë funksion i deleguar pranë tyre pas reformes administrative – territorial 2. Të ofroj informacion mbi format e mobilizimit qytetar, ne ofrimin e këtij shërbimi si një nga parashikimet qe ligji për shërbimet vullnetare |
Aktivitetet kryesore |
Zbatimi i projektit do te fokusohet ne ndermarrjen e aktiviteteve te meposhteme: Ø A1. Shqyrtimi i gjithë legjislacionit që delegon funksionin prane bashkive, dhe akteve te tjera ligore; Ø A2. Intervista me perfaqesues te bashkive, stafeve te MKZ-ve, Ministrise se Rendit, Sherbimit Pyjor dhe qytetare/administratore te godinave te banesave; Ø A3 Përgatitja e propozimeve konkretetë formave të mobilizimit qytetar të ofruara pranë bashkive. Ø A4. Grumbullimi i te dhenave dhe shqyrtimi i situates lidhur me zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe kerkesat per standartet e sherbimit. Analiza e e burimeve njerëzore dhe financiare per realizimin e sherbimit (fondet e transferuara dhe te bashkive) dhe burimeve njerëzore të nevojshme); Ø A5. Hartimi i raporteve per secilën bashki si dhe raporti krahasues ndërmjet tyre dhe rekomandimet perkatese per permiresimin e situates; Hartimi i raportit (analizes) permbledhese krahasuese e cila do evidentoje fushat e perbashketa ku shihet progresi i arritur, sfidat e perbashketa qe hasen ne secilen prej njesive, por dhe do te prezantoje te situaten krahasuese nderrmjet tyre; Ø A6. Prezantimi i analizes krahasuese publikut me takime per prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve ne takime te hapura; Ø A7. Publikimi i rezultateve si dhe praktiva te mira ne media vizive dhe sociale. |
Rezultatet e pritshme |
R1: Ofrimi i të dhenave të sakta dhe të vlerësimit të pavarur mbi procesin e delegimit të funksioneve R2: Një set rekomandimesh i ofruar bashkive dhe pushtëtit qëndror mbi masat që duhen marre për përmirësimin e shërbimit R3: Propozime konkrete të formave të mobilizimit qytetar të ofruara pranë bashkive |
Përfituesit kryesorë |
Administratat e bashkive (Malësi e Madhe, Vau I Dejs, Lushnje, Berat, Pogradec dhe Kukes, administratave te Mbrojtjes Kundra Zjarrit (MZK), Ministria e Rendit dhe zyra e Ministrit te Shtetit per Ceshtjet Vendore, qytetare dhe subjekte private |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Malësi e Madhe, Vau i Dejes, Lushnje, Berat, Pogradec dhe Kukes |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Jolanda Trebicka - Drejuese e Projektit Erind Kraja - Eksperte e Ceshtjeve te Emergjencave Etleva Qinami - Eksperte monitorimit Alda Dekovi - Eksperte ne fushen e angazhimit qytetar Ardit Dimushi- Konsulent Mediatik |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) |
Jolanda Trebicka |
Partneri në projekt |
Mbrojtja e te Drejtave te Grave Rurale dhe Qytetare- Berat YMCA - Shkoder Epoka e Re - Fier National Center for Environment, tourism and sustainable development - NCETSD Pogradec Shoqata e Bashkepunimit te Pyjeve e geshtenjave Malzi - Kukes |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë