Aplikanti |
Qendra për Studim dhe Trajnim Illuminatos |
Titulli i propozimit |
Diversiteti i shërbimeve sociale dhe publike në disa njësi administrative të bashkisë së Tiranës në kontekstin e ndarjes së re administrative-territoriale. |
Përmbledhje |
Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore
Për këto jemi ndalur në dy drejtime:
1- Bashkia Tiranë NJA 1-11 Strehimi social për familjet në nevojë, kryesisht ato me kryefamiljar gratë 2- Bashkia Tiranë NJA Pezë & NJA Ndroq Shërbimi i ujitjes dhe kullimit Gratë dhe vajzat në Tiranë, veçanërisht në zonat rurale dhe periferike hasen , me një mungesë të thekusar apo ineficiencë, të shërbimeve soicale të ofruara për to. Shërbimet ndikojnë në cilësinë e jetës dhe të familjes së tyre. Një nga problemet më të mëdha të grave dhe vajzave në bashkinë e tiranës ka të bëjë me strehimin. Problem i cili prek në vecanti nënat kryefamiljare të vetmuara dhe me shumë fëmijë. Ato nuk mund të përballojnë kostot e një shtëpie me qera, prandaj dhënia përparësi e politikave të strehimit, për gratë dhe nënat kryefamiljare duke promovuar strehimin e tyre sa më të shpejtë, dhe në skemat e reja të strehimit pranë bashkisë është një nga pikat që do të mbulojë ky projekt. Ujitja dhe kullimi është një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e qendrueshme të prodhimit bujqësor në vend. Nga analizat e bëra tregon se shërbimi i ujitjes dhe kullimit është larg nga parametrat e duhur, për më tepër që ky lloj shërbimi, tani më bazuar në strategjinë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore 2015-2020, parashikon dhe kalimin e funksionit të ujitjes dhe kullimit, kalimin nga pushteti qendror në lokal(bashki). Probleme të mëdha po ndeshen në ndarjen e qartë të rolit, detyrave, përgjegjësive, në administrimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit dhe reflektimet në buxhetet e bashkive konkretisht në rastin konkret në Bashkinë Tiranë. Në këto rrethana paraqitet shumë e nevojshme eksplorimi dhe analiza e kësaj situate lidhur me këto 2 shërbime, për të identifikuar arsyet dhe barrierat reale në mënyrë që të identifikohen ndërhyrjet e duhura për të përmirësuar situatën. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Monitorimi dhe advokimi i zbatimit nga ana e Bashkisë së Tiranës të (1) shërbimit social të Strehimit për familjet e pastreha me kryefamiljare gruan në NJA 1-11; dhe (2) shërbimit publik të Ujitjes dhe Kullimit në NJA Pezë dhe NJA Ndroq; në respektim paketës ligjore për Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen vendore.. Përzgjedhja e këtyre dy shërbimeve në një Projekt-Propozim të vetëm është bërë me synimin e vetëm që të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimit dhe të informojë grupet e interesit për ndryshimet ligjore që janë bërë nga kalimi i kompetencave të këtyre shërbimeve nga pushteti qendror në atë lokal, mbas zgjerimit të Bashkisë Tiranë.
Objektivat: 1. Të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimit për kategoritë fokus të këtij projekit, rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të qytetarëve për të kërkuar sigurimin e shërbimeve konkrete sociale dhe publike nga ana e Bashkisë Tiranë. 2. Të monitorojë dhe vlerësojë në harkun e 11 muajve nevojat për strehim të kategorisë së grave kryefamiljare , si dhe marrjen e shërbnimit të ujitjes dhe kullimit në NJA Pezë dhe Ndroq, që me ndarjen e re administrative nga një shërbim i pushteti qendror kalon në shërbim të ofruar nga pushteti vendor nga Bashkia Tiranë . 3. Rritja e përgjegjësisë së administratës publike në nivel lokal nëpërmjet nismave të advokacisë qytetare për të siguruar një shërbim social dhe publik cilësor si në qytet edhe në zonat rurale. 4. Mbledhja e informacionit lidhur me boshllqënet në të dhënat që kanë NJA 1-11, për nevojat për strehim të grupit Gratë ose Nënat Kryefamiljare. Marrja e ankesave të qytetarëve mbi këto tipe shërbimesh në qytetin e Tiranës nëpërmjet sistemit të ankesave; 5. Të ndërgjegjësojë target grupet lidhur me të drejtat dhe detyrimet që kanë bazuar në strategjinë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore 2015-2020, për këto dy tipe shërbimesh. 6. Verifikimi në praktikë i problematikave konkrete në fazën tranzitore të delegimit të kompetencave të pushtetit qendror atij vendor për shërbimet sociale dhe publike, objekt i këtij projekt propozimi |
Aktivitetet kryesore |
Aktivitetet e planifikuara në kuadër të këtij projekt propozimi, si më poshtë vijon: 2. Mbledhja e të dhënave validimi i tyre dhe shkrimi i raporteve të vlerësimit. Ngritja e grupeve të monitorimit në terren. 3. Organizimi dhe zhvillimi i takimeve advokuese dhe të tjera alternative me kategorinë fokus të këtyre dy shërbimeve: strehimi i grave kryefamiljare dhe sherbimi i ujitjes dhe kullimit si dhe me punojnjesit që mbulojnë këto shërbime në Bashkinë e Tiranës dhe NJA vendore. 4. Prezantimi i rezultateve dhe rekomandimeve me grupet e interesit dhe aktorët përgjegjës vendor, 5. Përgatitja dhe lancimi i një spoti ndërgjegjësues mbi programet e strehimit që ofron bashkia Tiranë për gratë kryefamiljare si dhe spotit per përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit në zonat Pezë Ndroq. |
Rezultatet e pritshme |
1. Rritja e aksesit dhe cilësisë së këtyre shërbimeve në NJA të Bashkisë Tiranë, 2. Kuptimi i plotë i nevojave për strehim të grave dhe nënave kryefamiljare, 3. Përmirësimi i sistemit të mbledhjes së të dhënave për këto shërbime. 4. Vlerësimi i nevojave ligjore dhe financiare për këto target grupe nga Bashkia Tiranë, 5. Dhënia e mundësive dhe njohurive përkatëse pë target grupet në rastet e aplikimeve online në marrjen e këtyre shërbimeve. 6. Rritja e nivelit të angazhimit dhe ndërgjegjësimit të njësive vendore për përmirësimin e këtyre shërbimeve. 7. Sigurimi dhe shndërrimi në politikë prioritare të Bashkisë së Tiranës i ofrimit i shërbimit social të strehimit për kategorinë e familjeve në nevojë kur kryefamiljare është gruaja. 8. Përmirësimi i shërbimit publik të menaxhimit të sistemit të ujitjes dhe kullimit falë kompetencave të shumta që u janë dhënë njësive të qeverisjes vendore fokusuar në Bashkinë Tiranë |
Përfituesit kryesorë |
1. Kategoria e familjeve të pastreha me kryefamiljare gruan, 2. Fermerët \ Banorët e NJA Pezë dhe Ndroq 3. Punonjesit e NJA që mbulojnë këto dy shërbime. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
11 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Tiranë, NJA 1-11 dhe NJA Pezë dhe Ndroq |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Ermonela XHAFA, Drejtore projekti; Ledia LIKA, Koordinatore projekti; Xhensila Andoni, Financiere. |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë) |
Flutur Andoni |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë