Aplikanti |
Sokol Kosta |
Titulli i propozimit |
Gjanica, Lumi i vdekur |
Përmbledhje |
Lumi Gjanicë është një degë e lumit Seman i cili për fat të keq kalon përmes disa zonave industriale të përpunimit dhe nxjerrjes së naftës. Për këtë arsye Gjanica është sot një nga lumenjtë më të ndotur në Shqipëri dhe në Ballkan. Problemet që do të trajtojë projekti janë: 1- Ndotja e lumit me substanca dhe elementë kimikë të ndryshëm, të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. 2- Pasiviteti i qytetarëve për të vepruar. 3- Mosfunksionimi i institucioneve shtetërore të cilat duhet të marin masa për uljen e nivelit të ndotjes dhe kontrollin kundrejt firmave dhe kompanive ndotëse. Nëpërmjet këtij projekti ne do të bëjmë të mundur që tu vijmë në ndihmë banorëve të bashkive Fier, Ballsh, Patos nëpërmjet përdorimit të një apikacioni Android të identifikojnë ndotjen në kohë reale dhe vendodhjen e saktë, nëpërmjet fotografimit te lumit. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Rritja e ndërgjegjshmërisë dhe aktivizimi i të rinjve fierakë në monitorimin e ndotjes së lumit Gjanicë nëpërmjet përdorimit tëteknologjisë. Obj. 1: Zhvillimi i një aplikacioni për Android që të përdoret nga të rinj dhe vullnetarë për të bërë të mundur identifikimin e problemeve mjedisore të lumit Gjanica. Obj. 2: Publikimi i rezultateve monitoruese përditesuese nga përdorimi i aplikacionit në një faqe të aksesueshme për qytetarët. Obj. 3: Ndërgjegjësimi i organeve vendimmarrëse për të monitoruar dhe vepruar sipas ligjeve në fuqi kundrejt shkaktareve të këtij problemi. |
Aktivitetet kryesore |
· Krijimi i aplikacionit Android. · Krijimi i aplikacionit ne cloud. · Krijimi i faqeve online. · Prezantim ne shkolla, komunitet. · Takime me organet vendimmarrese. · Takim me banoret ne zonat rurale. · Marreveshje bashkepunimi me Bashkite. |
Rezultatet e pritshme |
Rezultatet teknike: · Aplikacioni Android që bën të mundur shkrepjen e fotove dhe ngarkimin e tyre ne cloud. · Faqja e internetit që tregon informacion mbi lumin Gjanica dhe që shfaq fotot e shkrepura. Fotot do të shfaqen duke u pozicionuar në mënyre automatike sipas koordinatave GPS ose në timeline sipas kohës së shkrepjes. · Aplikacioni që përdor machine learning në cloud për të bërë klasifikimin e nivelit të ndotjes së lumit për cdo fotografi. Rezultatet sociale: · Ndërgjegjësimi i qytetarëve të Fierit, Ballshit dhe Patosit mbi arsyet dhe nivelin e ndotjes së lumit Gjanica. · Pjesëmarrja e të rinjve në advokimin dhe lobimin për marrjen e iniciativave nga ana e pushtetit vendor. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët që jetojnë në bashkitë, Fier, Patos, Mallakastër. Të rinjtë vullnetarë të përfshirë në projekt. Bashkitë përkatëse, Agjensia Rajonale e Mjedisit. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj. |
Zona e zbatimit të propozimit |
Zona e zbatimit do të jetë kryesisht në qytetet kryesore ku kalon ky lum, përkatësisht në bashkitë Mallakastër, Fier, dhe Patos. |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Klodiana Mertiri Sokol Kosta Oltion Doda Enkeleda Kertalli Genti Topija Dorjan Kosova Malvis Kosta (vullnetar në aktivitet pa pagesë) |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë) |
Sokol Kosta |
Partneri në projekt |
Qendra Rinore Epoka e Re Fier |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë