Aplikanti |
Arjana Bardhaj |
Titulli i propozimit |
Guroret, lobimi,advokimi nëpërmjet krijimit të grupeve ekologjike |
Përmbledhje |
Ndotja e ambientit është edhe një nga faktorët negativ me treguesit më negativ në bashkine e Urës Vajgurore. Nga të dhënat që disponohen në Bashkinë e Urës Vajgurore të monitoruara nga Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor – Berat rezulton se shkalla e ndotjes është disa herë më e lartë se normat e lejuara të ajrit. Nisur nga shtimi i aktiviteteve industriale, kryesisht të ndërtimit, guroreve, karburanteve, etj, gjatë viteve të fundit ndotja jo vetëm e ajrit rezulton e lartë dhe aktualisht në këto biznese nuk përdoren impiante e pastrimit të ajrit nga pluhurat dhe gazrat me erë të rëndë. (Instituti i Shëndetit Publik 2009 ) Aktivizimi qytetar është i vakët në mos i munguar, edhe transparenca dhe llogaridhënia nga ana e organeve të pushtetit vendor mbi kontratat e lidhura për shfrytëzim dhe monitorimin e tyre është i munguar. Mungesa e kontrollit të zbatimit e kontratave ka dëmtuar si cilësinë e ajrit ashtu edhe florën dhe faunën e zonave të shfrytëzuara për gurore. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e mjedisit, cilësinë e jetës së qytetareve dhe shfrtyezimi me kriter I pasurive natyrore si edhe të ndërtoje një model transparence dhe vendimmarrje për Bashkinë për tu aplikuar ,nëpërmjet ndërgjegjësimit të komunitetit, pushtetit vendor, biznesit dhe aktorëve të tjerë dhe veprimeve komunitare për përmirësimin e cilësisë së ajrit e rritjen e përgjegjësisë sociale të kompanive shfrytëzuese . O1-Rritja e transparencës ndaj komunitetit mbi kontratat e lidhura me kompanitë e shfrytëzimit të 9 guroreve dhe 5 furrave artizanale e rritje e përgjegjshmërisë sociale tëkëtyre kompanive ndaj banoreve dhe punonjësve të tyre. O2-Ndërgjegjësimi dhe angazhim i rritur i komunitetit të qytetarëve të Urës Vajgurore në monitorimin dhe përmirësimin e kushteve te ajrit dhe të jetesës e ambientit të bashkisë së tyre; |
Aktivitetet kryesore |
- Ngritja e grupeve të punës - Hartim dhe plotësim pyetesori mbi efektet e guroreve te banorët -Takim me banorët e 4 lagjeve të prekura drejtëpërdrejtë - Krijimi i grupeve për lobim e advokim -Monitorimi i kontratave të lidhura për 9 kompanitë e guroreve dhe 5 furrave artizanale -Matja e cilësisë së ajrit -Tryeza e parë për të diskutuar gjetjet e para me qytetarët, ekpertet, bashkia, drejtoria rajonale, ojf lokale, shkollat 9 -vjecare dhe e mesme -Monitorimi i përdorimit të teknologjive me filtra për mos ndotjen e ambientit -Marshim dhe minidramë -Tryeza e dytë dhe e fundit për të gjitha gjetjet dhe efektin e projektit si edhe sugjerimet kundrejt aktorëve në vazhdimësi. |
Rezultatet e pritshme |
-Komunitet dhe qytetare të bashkisë Ura vajgurore të ndërgjegjësuar dhe aktivë; - Respektim dhe transparencë e subjekteve/kompanive për të respektuar kontratat dhe monitorim më i mirë ndaj subjekteve nga njësia vendore dhe ministritë e linjës. |
Përfituesit kryesorë |
Komuniteti ( Kryesisht familjet qe jetojnëpërreth guroreve ) |
Kohëzgjatja e projektit |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Urë Vajgurore |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Menaxher Projekti (Arjana Bardhaj) Koordinator (Majk Shkurti) Ekspert |
Drejtuesi Ligjor i Organizatës (për OJF) ose Personi i përgjegjëspër këtë propozim (për individë) |
Arjana Bardhaj |
Partneri në projekt |
Bashkia Ura Vajgurore; OJF lokale dhe grupe komunitare ekologjike; Drejtoritë e Shkollave 9vjeçare dhe te mesme në Urën Vajgurore; Laborator mjedisor dhe ekspertët që do të sigurojnë matjet dhe analizat specifike të matjeve të cilësisë së ajrit. Media etj. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë