Aplikanti Kryesor: OJF/ Individ |
Gentjan Hajdari -Bordi Rinor Këshillimor Vorë |
Titulli i propozimit |
“ Luaj për demokracinë ” |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksioni II më poshtë) |
Gjatë punës njëvjecare si Bord Rinor, janë evidentuar disa problematika rinore të c ilat vinin nga mungesa e përgjegjshmërisë nga ana e pushtetit lokal në lidhje me mungesën e terreneve sportive për të rinjtë dhe hapësirave rekreative. Konkretisht palestra e ish- shkollës 9-vjecare Marqinet e ndërtuar në vitin 2011 nga Bashkimi Europian është e mbyllur për komunitetin, fusha sportive e cila ishte ndërtuar për ekipin e futbollit tashmë është e mbyllur për të rinjtë dhe komunitetin e Vorës, ish-fusha sportive në fshatin Ahmetaq (Prezë) është kthyer në një terren për bagëtitë e zonës, ndërkohë që ish-shkolla 9-vjecare Marqinet qëndron e mbyllur. Projekti synon që përmes sportit dhe artit t’i nxisim të rinjtë që të advokojnë duke synuar një përfshirje sa më të madhe të tyre. Në këtë mënyrë ata do të bëhën iniciatorë dhe të kërkojnë këto mundësi për të nxitur ndryshime në pushtetin lokal duke përdorur Bordin Rinor Këshillimor Vorë si zërin e tyre në bashki duke krijuar më shumë hapësira rekreative, duke dhënë dhe një shembull që të ndiqet më pas nga bashkia. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi i këtij projekti është që përmes angazhimit rinor në sport dhe art Bordi Rinor Vorë të advokojënë Bashkinë e Vorës që të buxhetohen aktivitete rekreative për të rinjtë dhe të hapen më shumë hapësira rekreative për ta. Objektivat: 1.Të informohen përmes takimeve informuese, aktiviteteve sportive dhe artistike rreth 150 të rinj mbi të drejtat e tyre në demokracinë vendore nga antarët e Bordit Rinor Këshillimor Vorë. 2. Të advokohet për hapësira rekreative për të rinjtë e Vorës nga antarët e Bordit Rinor Këshillimor Vorë. 3. Bashkia të buxhetojë aktivitete rekreative për të rinjtë e Vorës në buxhetin e vitit 2019. |
Aktivitetet kryesore(duke nxjerrë në pah se kush është përgjegjës për secilin aktivitet) |
1.Zhvillimi i aktiviteteve informuese me nxënësit e shkollave të mesme dhe vullnetarët e qendrës komunitare “Tamam” mbi aktvitetet e projektit dhe të drejtat e të rinjve në vendimmarrje. Për këtë aktivitet përgjegjës do jetëBordi Rinor Këshillimor Vorë ku antarët e saj do të informojnë të rinjtë e Vorës përmes takimeve mbi të drejtat e tyre në vendimmarrje . 2. Zhvilllimi i një kampionati volejbolli me vajzat e tre gjimnazeve për të dhënë mesazhin e përfshirjes për përmirësimin e demokracisë vendore. Për këtë aktivitet do jetë përgjegjës individi bashkë me antarët e Bordit Rinor Këshillimor Vorë si dhe grupi i aktivistëve “Qendra Rinore Prezë”. 3. Krijimi i veprave artistike me materiale të riciklueshme me fokus demokracinë dhe edukimi i të rinjve dhe fëmijve përmes orës së artit në qendrën komunitare Tamam për rëndësinë e demokracisë. Për këtë aktivitet përgjegjës do jetë grupi “Tamam Albania” me përfaqësues Xhendris Ismaili. 4. Hartimi i një peticioni për mbështetjen e të rinjve përmes sportit dhe hapjen e hapësirave rekreative nga ana e Bashkisë Vorë. Për këtë aktivitet do të angazhohen të gjithë partnerët. 5. Zhvillimi i disa takimeve mes të rinjve të përfshirë në projekt dhe përfaqësuesve lokal. Për këtë aktivitet përgjegjës do jenë antarët e Bordit Rinor Këshillimor Vorë. 6. Kthimi i palestrës së shkollës në një qendër për të rinjtë. Për këtë aktivitet përgjegjës do jetë grupi informal “Tamam Albania” i cili administron dhe qendrën komunitare Marqinet. 7. Krijimi i dy videove që kanë si qëllim paraqitjen e projektit dhe përfshirjen e të rinjve në demokracinë lokale dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve nga ana e pushtetit lokal. Për këtë aktivitet do jetë përgjegjës aplikanti. |
Rezultatet e pritshme |
1.Mbi 150 të rinj të informuar në mënyrë direkte dhe 200 të tjerë në mënyrë indirekte mbi të drejtat e tyre në pushtetin lokal. 2.Krijimi i një zëri të vecantë në buxhetin e Bashkisë Vorë për mbështetjen e të rinjve me disa aktivitete rekreative. 3. Krijimi i 4 veprave artistike për të ndërgjegjësuar qytetarët e Vorës mbi demokracinë vendore. 4. Ndërgjegjësimi i rreth 200 të rinjve përmes videove dhe takimeve informuese për rëndësinë e përfshirjes në vendimmarrje. 5. Hapja e hapësirave rekreative të cilat janë të mbyllura për të rinjtë e Vorës. |
Përfituesit kryesorë |
Të rinjtë të cilët janë target grupi i këtij projekti do jenë përfituesit kryesor. Do jenë rreth 150 të rinj të cilët do përfitojnë në mënyrë direkte duke u përfshirë në aktivitetet e projektit. Duke dhënë shembullin pozitiv përmes këtij projekti ata do kërkojnë të marrin mbështetjen e Bashkisë Vorë që ky projekt të jetë pjesë e buxhetit cdo vit si dhe të hapen hapësira rekreative të cilat janë të mbyllura për ta. Përfitues indirekt janë edhe banorët e tjere të kësaj bashkie të cilët do ndërgjegjësohen për rëndësinë e pjesmarrjes së tyrë në vendimmarrjen lokale përmes shembullit që do japin të rinjtë në këtë projekt. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
11 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Vorë |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin dhe detyrat përkatëse |
Gentjan Hajdari- Kordinator i projektit |
Drejtuesi Ligjor i Organizatës Aplikante Kryesore ose Inividi kryesor përgjegjës për këtë propozim |
Gentjan Hajdari |
OJF-të partnere në projekt/Individët partnerë |
Grupi informal “Tamam Albania” Grupi i aktivistëve “Qendra Rinore Prezë” |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë