Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Monitorim i granteve të biznesit social rinor

Aplikanti

European Youth Association

Titulli i propozimit

Monitorim i granteve të biznesit social rinor

Përmbledhje

Në kuadër të promovimit dhe nxitjes së klimës së biznesit në nivel vendor, një funksion ky i ri i qeverisjes vendore, Bashkia Tiranë ka shpallur më datën 7.11.2016 njoftimin për mbështetjen me grante individuale të biznesit social rinor në kuadër të projektit për Fondin e Programit të Nxitjes së Punësimit të miratuar me Vendim te Komisionit të Ndihmës Shtetërore Nr 68 datë 25.10.2016 dhe V.K.B nr 58 datë 30.12.2015 për “Miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018 . Buxheti ne dispozicion te 40 granteve do te jete 20.000.000 leke te reja, ku 50% do të jene grante per biznese sociale dhe 50% per orientimin e te rinjve drejt nje profesioni.

Ndërhyrja jonë do të përfshijë monitorimin e procesit të grantimit nëpërmjet teknikave te organizates dhe mjeteve ligjore në dispozicion, element kyc i rëndësishëm për transparencën e vendimmarrjes se bashkisë Tiranë, monitorimin e zbatimit të granteve dhe ecurinë e tyre ekonomike dhe sociale si dhe advokim të vazhdueshem në funksion të promovimit dhe përmirësimit të këtij procesi dhe angazhimit të aktorëve publik që ndikojnë në këtë vendimmarrje.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi i ketij projekti eshte stimulimi i një procesi transparent, të qëndrueshëm dhe të drejtë gjatë procesit të përzgjedhjes dhe zbatimit të granteve të nxitjes së punësimit nëpërmjet monitorimit dhe rekomandimeve.

Objektivat:

1. Monitorimi i procesit të përzgjedhjes dhe te zhvillimit të 40 bizneseve sociale rinore duke përfshirë të gjithe individët fitues.

2. Advokimi nëpërmjet medias, tryezave me anëtarë të bordit rinor dhe këshillit bashkiak dhe publikimi i një raporti në funksion të përmirësimit të transparencës së programit të bashkisë.

Aktivitetet kryesore

1.       Monitorimi i procesit të grantdhënies

2.       Krijimi i brandit te projektit dhe facebook page

3.       Trajnimi i intervistuesve dhe monitoruesve

4.       Intervistimi i 40 grantmarrësve

5.       Organizimi i dy tryezave te diskutimit mbi gjetjet e projektit

6.      Organizimi i një emisioni televiziv dhe një artikulli ne gazete

Rezultatet e pritshme

1. Një raport i detajuar përmbledhës për procesin, ecurine dhe qëndrueshmërinë e 40 granteve të alokuara nga Bashkia Tiranë dhe një skeme model grantimi ofruar bashkisë Tiranë.

2. Përmirësimi teknik dhe në nivel politikash i Programit të Nxitjes së Punësimit pranë bashkisë Tiranë.

3. Vlerësim i paanshëm dhe objektiv i përgjegjësisë së bashkisë për alokimin e parave publike.

Përfituesit kryesorë

Të rinjtë konkurentë të ardhshëm për grantet, mbi 200 aplikante, 40 perfituesit biznesmenë te rinj qe do te mbeshtetn nga bashkia këtë vit, qytetarët, media dhe vetë stafi i bashkisë Tiranë që do ti ofrohet një model më i hapur dhe më efektiv.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

7 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Tiranë

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Ines Mulellari - Koordinatore e projektit

Migel Zallemi - Financier i projektit

Valmira Kosova - Ekspert për metodën e kërkimit dhe monitorimit

Drejtuesi Ligjor i Organizatës (për OJF) ose Personi i përgjegjës për këtë propozim (për individë)

Migel Zallëmi, Drejtor Ekzekutiv

Partneri në projekt

Bordi Rinor i Tiranës

Kongresi Rinor Kombëtar

Organizata Zbatuese: European Youth Association
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 7 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153