Aplikanti |
Refleksione |
Titulli i propozimit |
Monitorim i Mekanizmit të Referimit për rastet e dhunës në familje në nivel lokal - aktivizëm qytetar për përmirësimin e tij. |
Përmbledhje |
Projekti do të fokusohet në Monitorim, Advokim & Aksione konkrete për përmirësimin e Mekanizmit të Referrimit (MR) për rastet e Dhunës në Familje, (DHF) në bashkitë Fier, Lushnjë dhe Korҫë. Kemi rritje të DHF, të shfaqur me raste konkrete, mjaft shqetësuese për gjithë shoqërinë. Bashkitë Fier & Lushnjë janë identifikuar si bashki me shifra në rritje të DHF, ndërsa Korҫa është përzgjedhur si një model i mirë për t’u promovuar. Projekti synon ndërtimin e Planit Operacional të Monitorimit (POM), si një instrument novator, që do të përdoret për herë të parë në Shqipëri, për të përftuar të dhëna të sakta për punën e gjithë institucioneve lokale, pjesë të MR, për koordinimin mes tyre/ përgjegjësitë e sejcilit/personat përgjegjës/kohën e raportimit (ditor) /zgjidhjen ose jo të problemit etj. POM do të krijojë një tablo të qartë të situatës, nevojave që duhet të adresohen sa më parë që ajo të përmirësohet; ku ka mangësi, ҫfarë duhet bërë për garantimin e jetës së viktimave të DHF, strehimin, trajtimin dinjitoz , riintegrimin e tyre në shoqëri pas situatave traumatike që kanë kaluar. Monitorimi dhe promovimi i MR në bashkinë e Korҫës përbën një vlerë të shtuar për 2 bashkitë e tjera për përmirësimin e situatës. OJF-të dhe media lokale do të kenë rol parësor për angazhimin dhe aktivizmin qytetar për të promovuar rolin e MR , përmirësuar funksionimin e tij dhe nxitur apelin qytetar ndaj autoriteteve/institucioneve lokale për më shumë përgjegjshmëri & llogaridhënie lidhur me plotësimin e detyrave që u ngarkon ligji, në kuadër të MR për të adresuar rastet e DHF. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Rritja e demokracisë vendore nga angazhimi i qytetarëve për parandalimin e rasteve të DHF dhe përmirësimin e MR. Objektivat: 1.Monitorim i MR në Bashkitë Fier & Lushnjë & Korçë përmes ngritjes dhe funksionimit të POM, instrument novator që përdoret për herë të parë në Shqipë; 2. Angazhim i komuniteteve lokale në monitorimin/përmirësimin e MR përmes advokimit/ lobimit për POM, medias sociale, medias lokale & kombëtare; 3.Krijimi i aleancës me mediat lokale për advokim/ lobim për POM dhe përqasje pozitive gjinore në mbulimin mediatik të rasteve të DHF. |
Aktivitetet kryesore |
1. Hartimi i POM dhe funksionimi i tij: përpilimi i udhëzuesit për zbatimin e POM dhe hedhjen e të dhënave; 2. Prezantimi i udhëzuesit për përfaqësuesit e bashkive/institucioneve lokale të MR/OJF, informim & ndërgjegjësim i tyre për ta përdorur në hedhjen e të dhënave; 3. Angazhim qytetar përmes takimeve informuese/sensibilizuese, medias sociale, perfshirjes ne lobim & advokim me strukturat/faktorët lokale; 4. Trajnimi i gazetarëve lokalë me përqasje gjinore pozitive në 3 bashkitë e targetura; 5.Ndërtimi dhe mirembajtja e FB “Faqja e Hapur”; publikimi i videove, zhvillimi i debateve televizive. |
Rezultatet e pritshme |
1.POM i zbatuar dhe në funksion të plote të monitorimit të MR instalimi dhe përdorimi i platformës on line/elektronike për hedhjen e të dhënave të vjela nga POM; 2. Të paktën 70 përfaqësues të institucioneve lokale, pjesë e MR, të udhëzuar/ndërgjegjesuar për të zbatuar POM dhe hedhur të dhënat në platformen on line; 3. Të pakten 120 qytetarë të ndërgjegjësuar nga pjesëmarrja në takimet informative dhe sensibilizuese për rolin dhe përgjegjësitë ligjore të bashkisë dhe institucioneve lokale të MR; 4. Rritje e ndjeshme e aktivizmit të qytetarëve përmes medias tradicionale, asaj sociale, FB ” Faqja e hapur”; 5.Të paktën 18 gazetarë lokalë të trajnuar për informimin e publikut për rastet e dhunës në familje me një përqasje pozitive gjinore; 6. 6 emisione në TV prej të cilave 4 në TV lokale dhe 2 në TV kombëtare; 7. 3 spote/video sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje, rolin e MR dhe POM; 8. Prodhimi dhe pre-zantimi i dokumentit advokues “Gjetje dhe Rekomandime”prej zbatimit të instrumentit novator, POM, për përmirësimin e MR përmes angazhimit qytetar. |
Perfituesit kryesorë |
Mbarë komunitetet në 3 bashkitë e targetuara; gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë, institucionet pergjegjese lokale ne MR ne 3 bashkitë . |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Fier, Lushnjë, Korçë |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Ani Ruci, Drejtore Projekti;Mariola Gjika,Koordinatore projekti; Juela Shamku,Menaxhere Finance; Iris Kuqi, eksperte monitorimi, POM; Redon Skikuli, ekspert për ITC; Aleksandër Çipa, ekspert për trajnimin e gazetareve lokalë me perqasje pozitive gjinore. |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë) |
Ani Ruci |
Partneri në projekt |
OJF, Shoqata e grave "Mendime dhe Inisiativa të Lira, për bashkitë Fier & Lushnjë; OJF "Gruaja në vendimarrje" në Korcë. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë