Aplikanti: |
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim |
Titulli i propozimit: |
Monitorimi i funksioneve të deleguara të Bashkive në lidhje me Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor |
Përmbledhje e propozimi: |
Projekti synon të monitorojë përmes qytetarëve të 6 bashkive të Shqipërisë, një nga funksionet më të rëndësishme të bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike: "Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj". 6 raporte me të dhëna, grafikë e foto do të përgatiten dhe publikohen për bashkitë e targetuara. Metodologjia e projektit do të jetë lehtësisht e replikueshme për të 61 bashkitë e Shqipërisë. |
Qëllimi dhe Objektivat: |
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të përfshimë dhe fuqizojmë qytetarët në monitorimin e qendrave shëndetësore të kujdesit parësor në bashkitë e tyre, duke duke advokuar në bashki dhe në qeverinë qendrore për të ndryshuar situatën në to. Objektivat: 1) Të krijohet një metodologji e replikueshme dhe një pyetësor tip për tu përdorur në vazhdimësi nga qytetarët, OSHC-të ose grupe interesi në bashkitë e targetuara dhe në bashkitë reja për monitorimin e funksioneve të deleguara të bashkive në lidhje me QSHKP-të; 2) 36 qytetarë nga bashkitë e targetuara fuqizohen me njohuri dhe mjete të monitorojnë gjendjen e infrastrukturës së QSHKP-ve në bashkitë e tyre; Ata përfshihen në dialogë të qendrueshëm duke formuluar vetë prioritetet e domosdoshme për advokim për përmirësimin e kushteve në QSHKP-ve në varësi të Bashkive përkatëse. 3) Të raportojmë pranë bashkisë gjendjen e qendrave shëndetësore dhe të lobojmë që në buxhetin e 2017, 2018 dhe më tej të ketë zë të veçantë për investime e përmirësime të QSHKP-vë në cdo bashki të targetuar. Më tej të ndërgjegjësojmë bashkitë përmes raportimit të realitetit që të aplikojnë për fonde në rastet kur Fondi Shqiptar i Zhvillimit nxjerr thirrje për investime në qendrat shëndetësore 4) Të lobojmë me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë që Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive t’u alokohen fonde në lidhje me qendrat shëndetësore[1]. |
Aktivitetet kryesore: |
Takimi i parë informues; Trajnim i anketuesve dhe moderatorëve në çdo bashki; Realizimi i 298 anketave; Hartimi i raporteve me gjetje e rekomandime; Takime publike në çdo bashki në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet; Lobim dhe advokim për investime në ifrastrukturë ose mirëmbajtje të qendrave shëndetësore . |
Rezultatet e pritshme: |
1) Qytetarët e bashkive të targetuara janë të përgatitur për të monitoruar funksione të bashkive që lidhen me QSHKP-të; 2) Bashkitë marrin masa të menjëherëshme për përmirësimin e infrastrukturës së QSHKP-ve; 3) Bashkitë organizojnë aktivitete edukuese e promovuese në lidhje me shërbimin shëndetësor për qytetarët e tyre; 4) Qytetarët përfshihen në aktivitete advokuese për përmirësimin e kushteve të QSHKP-ve; 5) Metodologjia e ndërtuar dhe pilotuar me këtë projekt mund të përdoret në bashki të tjera për monitorimin e funksioneve të deleguara në lidhje me QSHKP-ve. |
Përfituesit kryesorë: |
1) Qytetarët e bashkive të targetuara veçanërisht gratë, nënat me fëmijë të vegjël, personat me aftësi të kufizuar; 2) QKSHP-të në çdo bashki të targetuar; 3) Bashkitë e targetuara; 4) Ministria e Shëndetësisë dhe i gjithë sistemi i shëndetit parësor në Shqipëri; 5) Ministria e Financave 6) Mediat 7 Bizneset lokale 8) Fondi Shqiptar i Zhvillimit |
Kohëzgjatja: |
12 muaj |
Zona e zbatimit: |
Bashkitë: Pogradec, Mirditë, Gramsh, Urë Vajgurore dhe Kuçovë |
[1] Adresuar sipas kerkeses nga Bordi i Granteve