Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Monitorimi i shërbimit paliativ për pacientët me kancer dhe kronikë në Durrës

Aplikanti

Shoqata Ryder Albania

Titulli i propozimit

Monitorimi i shërbimit paliativ për pacientët me kancer dhe kronikë në Durrës.

Përmbledhje

Në Durrës, numri i të sëmurëve me kancer dhe sëmurëve kronik në nevojë të kujdesit paliativ  shënon  41966 në vitin 2014 dhe  më shumë se 50.000 pacientë në 2016. Përgjegjësinë kryesore për ofrimin e shërbimit paliativ e ka shërbimi parësor dhe në situata më të avancuara njësitë e kujdesit paliativ.  Të dhënat empirike tregojnë se:  pacientët kanë akses të kufizuar dhe cilësi të vakët të shërbimit; në përqindje të konsiderueshme, pacientët nuk trajtohen sipas udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike të miratuara nga MSH; ligji i kujdesit paliativ i miratuar në vitin 2014 dhe standartet e shërbimit të miratuara në 2013 nuk njihen dhe respektohen, duke ndikuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit dhe familjarëve. Në këto rrethana paraqitet e nevojshme eksplorimi dhe analiza e kësaj situate, për të identifikuar arsyet dhe barrierat reale, në mënyrë që të identifikohen strategjitë e duhura të ndërhyrjes për të përmirësuar situatën. 

Qëllimi dhe Objektivat

Të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimit të kujdesit paliativ për pacientët me kancer dhe të sëmurët kronikë në Bashkinë Durrës.

Të monitorojë brenda 9 muajve zbatimin e protokolleve dhe zbatimit të ligjit për Kujdesin Paliativ në 18 qendra të kujdesit shëndetsor në bashkinë e Durrësit (zona urbane dhe rurale)

Të nxisë  përfaqësuesit e  institucioneve shëndetësore të shërbimit parësor në nivel vendor (ISKSH; DSHP dhe Bashkinë Durrës) dhe atë të specializuar (Klinika e specialiteteve), duke përfshirë dhe spitalin rajonal për sigurimin e shërbimit paliativ ashtu sic parashikohet nga ligji.            

Të  ndërgjegjësoj punonjësit shëndetësor për të ofruar shërbim paliativ sipas protokolleve klinike dhe zbatojnë ligjin e kujdesit paliativ.

Aktivitetet kryesore

Prezantimin e projektit tek institucionet shëndetësore

Hartimi i planit të detajuar të vlerësimit

Hartimi dhe pilotimi instrumenteve të vlerësimit

Mbledhja e të dhënave, validimi i tyre  dhe shkrimi i raportit të vlerësimit

Organizimi dhe zhvillimi i takimeve dhe aktiviteteve të tjera alternative për prezantimin e rezultateve dhe rekomandimeve dhe nxitjen e feedbackut të institucioneve shëndetësore dhe aktorëve të tjerë kyç mbi gjetjet e vlerësimit.

Rezultatet e pritshme

18  qendra shëndetsore do të zbatojnë protokollet përkatëse  dhe ligjin për kujdesin paliativ

Profesionistët e shërbimit shëndetësor parësor dhe dytësor në Durrës do të ofrojnë shërbim paliativ sipas protokollve klinke.          

pacientët termianl me kancer, të  sëmurët kronikë në nevojë të kujdesit paliativ dhe familjarët e tyre do të kenë më shumë akses në shërbimin e kujdesit paliativ.

Rritja e askesit dhe cilësisë së shërbimit paliativ për rreth 3000 pacientë me kancer e të sëmurë kronikë.                                                                                           

Përfituesit kryesorë

Të sëmurët terminalë me kancer dhe tësëmurët kronikë, në nevojë të kujdesit paliativ.

Familjarët e pacientëve me kancer dhe kronikë

Komuniteti dhe qytetarët e bashkisë Durrës

Profesionistët e shëndetësisë

Institucionet e shëndetësisë, në nivel vendor Durrës

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Durrës

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Fatmir Prifti, Noel Mitri

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë)

Fatmir Prifti

Organizata Zbatuese: Shoqata Ryder Albania
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153