Aplikanti |
Qendra UET |
Titulli i propozimit |
Monitorimi i shërbimit të ofruar nga “Eco Tirana”, partneriteti publik privat italo shqiptar për realizimin e pastrimit të kryeqytetit. |
Përmbledhje |
Shërbimi i pastrimit të qytetit të Tiranës përbën një nga elementët më të rëndësishëm në detyrimet që Bashkia e Tiranës ka ndaj qytetarëve të saj dhe qytetit. Bazuar në situatën e re të ridimensionimit të funksioneve dhe prioriteteve të Bashkisë Tiranë u konsiderua e nevojshme pjesëmarrja e Bashkisë Tiranë në shoqërinë Eco Tirana sh.a, shoqëri kjo e cila ndër të tjera ka në objekt të saj edhe mbledhjen dhe transportin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë grumbullimin e diferencuar të tyre dhe pastrimin e hapësirave publike. Monitorimi gjatë fazave të zbatimit të Kontratës Eco Tirana do të fokusohet në plotësimin e standardeve dhe detyrimeve, që do të shoqërohet me analiza dhe me vlerësime reale. Për këtë, në mënyrë që të evidentojmë mënyrën e ofrimit të këtij shërbimi në partneritet publik-privat, projekti do të monitorojë zonat ku sipas kontratës kompania fillon punën për vitin e parë, zonë e cila njihet në kontratë si “zona e kuqe” e Tiranes. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi i projektit është të sjellë në vëmendje të qytetarëve pasqyrimin dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit të pastrimit të Tiranës dhe të masë përmes tyre dobishmërinë dhe efektet të këtij shërbimi. Objektivi 1: Monitorimi dhe identifikimi problematikave të shërbimit të ofruar në pastrimin e qytetit nga kompania publike-private Eco Tirana sh.a me qëllim adresimin e tyre tek aktorët përkatës Objektivi 2. Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së kryerjes shërbimit të pastrimit për të arritur standarde të larta në shërbimin të qytetarëve si rekomandim për mirë-zbatimin aktual të kontratës si edhe në vitet në vazhdim. Objektivi 3. Rritja e kënaqshmërisë së qytetarëve për shërbimin e pastrimit dhe rritja e përgjegjshmërisë së tyre për mbajtjen pastër të qytetit. |
Aktivitetet kryesore |
1. Analiza e situatës: Vlerësimi performancës së shërbimit të pastrimit në zonën e targetuar të Tiranës në përputhje me kontratën dhe vëzhgimet në terren. 2.Vlerësimi i kënaqësisë së Qytetarëve dhe biznesit përmes pyetësorëve. 3.Organizimi takimeve me aktorët/stakeholders e përfshirë në projekt dhe monitorimi i shërbimit të ofruar nga 'Eco Tirana", në kuadër të respektimit të planit të aktiviteteve sipas kontratës me Bashkinë e Tiranës. 4.Dokumenti i rekomandimeve; Përpilimi i një raporti mbi cilësinë e shërbimeve dhe prezantimi i raportit me rekomandimet nga expertët para publikut. 5.Ndarja e aktiviteteve të projektit dhe diskutimi i konkluzioneve përmes mediave sociale; teknologjive inovative dhe alternative. |
Rezultatet e pritshme |
Rezultati 1: Monitorime dhe rekomandime për impaktin e shërbimeve të parashikuara sipas kontratës për pastrimin e qytetit. Rezultati 2. Kënaqshmëria e qytetarëve ndaj shërbimit te ofruar Rezultati 3. Komunitet i ndërgjegjësuar për shërbimin publik-privat dhe cilësinë e mjedisit. |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët, komuniteti (banorët e Tiranës), përfaqësuesit e biznesit, universitetet, Gratë, fëmijët e të moshuarit do kenë mjedise të pastra për çlodhje e argëtim, |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Tiranë |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Ketrina Cabiri - Drejtues Projekti Selami Xhepa - Expert Kebjana Haka -Koordinator Projekti (ndjek projektin në terren) Studentët-Vullnetarë në terren Ilir Kushta - financier |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës |
Drejtuesi Ligjor: Përparim Xhafa |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë