Aplikanti |
Brejdon Xhavara |
Titulli i propozimit |
Ndërgjegjësimi dhe Mobilizimi i Komuniteti Rom dhe Egjiptian të zonës së Siri Kodrës, në përmirësimin e kushteve të jetesës |
Përmbledhje |
Përgjatë Bregut të Lumit, në zonën e Siri Kodrës jetojnë rreth 40 familje të komunitetit rom dhe egjiptian për më shumë se 15 vjet. Një numër i konsiderueshëm i tyre jetojnë në barraka, në kushte shumë të vështira, të ekspozuar ndaj riskut për t’u prekur në rast përmbytje. Mungesa e strehimit të qëndrueshëm i cili siguron standarde minimale te jeteses, përbën një problem esencial në përmirësimin e situatës social-ekonomike të këtyre familjeve. Lidhur me strehimin, bashkia e Tiranës ka nxitur banorë të zonave të ndryshme të aplikojnë për të përfituar subvencionimin e qirasë nga masa 50% deri në 100% në varësi të nivelit të të ardhurave. Duke u nisur nga përvoja e vitit 2016, gjatë së sëcilës, grupi i aktivistëve asistoi 14 familje rome dhe egjiptiane (te cilat u zhvendosen nga Bregu i Lumit), për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm me qëllim përfitimin e subvencionimit në masën 100%, e konsiderojmë përkohësisht zgjidhje të sigurt. |
Qëllimi dhe Objektivat |
· Qëllimi:Mbështetja e veprimeve advokuese të grupit të aktivistëve dhe anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian ne zonen e Siris Kodres, Tirane në funksion të përmirësimit të situatës së strehimit
· Objektivi 1: Kategorizimi i familjeve dhe individeve sipas profilit socio-ekonomik ne funskion te planifikimit te rruges qe do te ndiqet per te aksesuar programin e strehimit social dhe · Objetivi 2: Nxitja e zbatimit efektiv te bonusit te strehimit në dobi të familjeve rome dhe egjiptiane qe jetojne ne zonen e Siri Kodres · Dokumentimi i pengesave gjate zbatimit te programeve te strehimit dhe paraqitja e rekomandimeve per permiresimin e tyre
|
Aktivitetet kryesore |
1. Organizim komunitar 1.1 Zhvillimi i takimeve me familjet në zonën ku jetojnë për t’i informuar rreth nismës 1.2 Krijimi i një databaze me të dhënat e 40 familjeve që do të asistohen 1.3 Identifikimi dhe krijimi i një grupi përfaqësues të familjeve 2. Krijimi i aksesit në shërbimet publike 2.1 Organizimi i 2 sesioneve informuese me përfaqësues të Njësisë Administrative 4 2.2 Organizimi i 2 takimeve me përfaqësues të Drejtorisë së Strehimit të Bashkisë së Tiranës 3. Përgatitja e aplikimeve 3.1 40 familje do të asistohen të përgatitin dosjen e tyre me dokumentacionin e nevojshëm 3.2 Konsultim i vazhdueshëm me përfaqësues të Drejtorisë së Strehimit 4. Analize e buxhetit per programet sociale te strehimit, vecanërisht për qiranë e subvencionuar për vitin 2018 4.1 Përdorimi i mjeteve advokuese (p.sh. nënshkrimi i një pëticioni) për t’i kërkuar Bashkisë së Tiranës ndryshimin e buxhetit të vitit 2018 4.2 Realizimi i një infografik-u për shpjegimin e programeve sociale të strehimit dhe programi të punësimit 5. Advokim mediatik |
Rezultatet e pritshme |
· Të paktën 10 familje nga 40 ne total, do të përfitojnë nga programet e subvencionimit të qirasë · Rritja e aftësive të aplikuesëve për të kuptuar procesin e aplikimit dhe programet e ofruara nga institucionet. · Përmirësim i programit të subvencionimit të qirasë për t’u aksesuar nga një numër më i madh familjesh të pastreha. |
Përfituesit kryesorë |
Komuniteti Rom-Egjiptian dhe jo Rom |
Kohëzgjatja e projektit |
8 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Siri Kodër,Tirane |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Brejdon Xhavara-Kordinator Projekti Romina Sefa-Lehtësuese terreni/Media |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës |
Brejdon Xhavara |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë