Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Nxitje dhe jetësim i mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në proçesin e advokimit, lobimit dhe hartimit të bazës ligjore për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale.

Aplikanti

Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit t Zgjedhjeve

Titulli i propozimit

Nxitje dhe jetësim i mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në proçesin e advokimit, lobimit dhe hartimit të bazës ligjore për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale.

Përmbledhje

Aktualisht në Shqipëri nuk është realizuar asnjë referendum lokal

Ndër arsyet e mundshme renditen

       (i) mungesat në njohjen e vlerave që ka referendumi lokal prej qytetarve

       (ii) niveli i pamjaftueshëm i kulturës, sjelljes demokratike dhe vlerësimit për nevojën e reagimit qytetar, si e drejtë e tyre për pjesemarrjen në qeverisjen e punëve komunitare

       (iii) niveli i ulët i organizimit dhe bashkëpunimit në komunitetet qytetare lokale, në vecanti ne zonat rurale

       (iv) mungesa e interesit dhe angazhimit të subjekteve politike dhe të të zgjedhurve vendor për nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e proceseve referendare lokale.

Vec tyre, arsyet duhet të kërkohen edhe në

     (i) pamjafshtueshmërinë, mungesat e theksuara, pengesat dhe vështirësitë që krijon legjislacioni aktual për inisiativat qytetare për referendum lokal.

     (ii) paqartësitë në Kodin Zgjedhor dhe kushtëzimet ligjore të interpretueshme të cilat vështirësojnë deri në pamundësi realizimin e referendumeve lokale,

     (iii) problemet që rrjedhin nga pamjaftueshmëria dhe  mungesat në legjislacionin për vetqeverisjen vendore, në trajtimin e cështjeve dhe aspekteve organizative të lidhura me inisiativën dhe realizimin e të drejtës së qyetarëve për referendume lokale. 

Projekti synon te nxit dhe te ndihmësojë procesin per ndryshimin e kesaj situate

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi

Zhvillimi i mekanizmave ligjor te nevojshme per te mbeshtetur  dhe realizuar inisiativat komunitare per referendum lokal

Zhvillim i kapaciteteve komunitare per te ndermarr dhe realizuar inisiativa per referendume lokale

Realizim i sinergjise ne bashkeveprimin, komunitet & organe te qeverisjes vendore, per formimin e kultures referendare dhe rritjes se pjesemarrjes direkte te qytetarve ne vendimarrje dhe per zgjidhjen e problemeve te qeverisjes lokale.

Objektiva

     1. Te zhvillohen kapacitetet e nevojshme ne komunitetet qytetare per te lobuar dhe per te mundesuar realizimin e te drejtes per referendum lokal, 

   2. Te hartohen draft propozime per ndryshime ligjore te nevojshme per realizimin praktik te te drejtes per referendum lokal,

3. Te ndertohen rruge efektive komunikimi midis te zgjedhurve vendor dhe komuniteteve qytetare ne zonat urbane e rurale, te cilat do te bejnë te mundur nxitjen, mbeshtetjen, organizimin dhe realizimin e referendumeve lokale.

Aktivitetet kryesore

1.Organizim dhe zhvillim i dëgjesave në fokus grupe, anketim dhe intervista me qyetarë, te zgjedhur vendor,  deputetëve të rajonit,  përfaqesuesve të partive politike per te vlerësuar perceptimet dhe opinioneve të tyre për çështje që lidhen me mundësitë për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve vendore.

2.Advokim dhe lobim në organet dhe të zgjedhurit vendor e deputetë për të mbështetur inisiativat për referendume lokale

3.Analiza e legjislacionit aktual me objektiv draftimin e propozimeve për ndryshmet që duhet të bëhen për të mundësuar realisht organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale.

4. Diskutim i draft propozimeve dhe lobim për pasqyrimin e tyre në legjislacionin që trajton të drejtën për referendum lokal.

5.Organizim dhe zhvillim i aktiviteteve ndërgjegjësuese, sensibilizuese dhe nxitëse për inisiativat referendare lokale dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në referendumet dhe vendimmarrjet locale.

Rezultatet e pritshme

1.     Përmirësim i legjislacionit, Kodit zgjedhor, Ligjit për organizimin dhe funksionin e pushtetit vendor, në çështjet që trajtojnë  inisiativat, organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale. Ndërtimi i një baze ligjore të plotë, të saktë dhe lehtësisht të zbatueshme që do të bëjë realisht të mundur organizimin dhe zhvillimin e këtyre referendumeve.

2. Sensibilizim, ndërgjegjësim, nxitje dhe zhvillim i kapaciteteve në komunitetet qytetare, në zonat urbane e rurale, për përfshirjen në inisiativa referendare dhe pjesëmarrjen në referendume lokale.

3. Rritje të angazhimit të të zgjedhurëve lokal dhe përfaqësuesve lokal të partive politike për te mbështetur inisiativave për referendume lokal.

4. Përmirësimin dhe rritje të efektivitetit në bashkëpunimin midis qytetarve dhe të zgjedhurve vendor

5. Krijimi i përvojave në punën me komunitetin, me organet dhe të zgjedhurit në pushtetin vendor e qëndror, të nevojshme për zhvillimin e kulturës qe i sherben realizimit te inisiativave per referendume lokale

Përfituesit kryesorë

Komuniteti qyetar, Organe e qeverisjes vendore ne bashkite Durrës e Elbasan, shoqeria civile, organizatat qe veprojne ne fushen e te drejtave te njeriut

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

9 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Durres,

Bashkia Elbasan

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Prof.Dr. Kristaq Kume - Drejtuesi i projektit                                                                                                                    

Jonida Rrumbullaku- koordinatore, finance

Dhimitraq Zografi – Oficer lokal, Elbasan                                                                                                                                                Olta Qejvani – Ekpert juriste

Elvis Lila - Oficer lokal, Durres                                                                               

Eni Bumja- expert IT dhe në punën me te rinjtë

Drejtuesi Ligjor i Organizatës

Kristaq Kume

Partneri në projekt

Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres

Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan

Organet e zgjedhura te qeverisjes vendore, Bashkia Durres dhe Bashkia Elbasan

Organizata Zbatuese: Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës, Bashkia Elbasan
Kohëzgjatja: 9 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153