Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Për një shërbim cilësor social për të rinjtë dhe emigrantët e rikthyer

Aplikanti

Qendra e Studimeve dhe Zhvillimeve

Titulli i propozimit

Për një shërbim cilësor social për të rinjtë  dhe emigrantët e ri-kthyer.

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Qeveria ka ndërrmarrë një reformë për shërbimet sociale, së bashku me strategjinë për mbrojtjen sociale dhe përfshirjen sociale.

Bashkia Maliq dhe Prrenjas kanë në prioritetet e tyre përfshirjen sociale të grupeve në nevojë, të rinjtë, të rikthyerit nga emigrimi ne baze te ligjit nr.139/215 per veteqeverisjen vendore, neni 24. Bashkia Prrenjas sipas te dhenave te sherbimit social shteteror ka te regjistruar 12 familje te kthyera ne perberje te te cilave jane 20 te rinj.

 Sipas drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Emigracionit ne Maliq  gjate vitit 2015 jane larguar nga vendi 200 emigrante dhe po gjate ketij viti jane kthyer 40 emigrante nga te cilet 30 rezultojne te rinj.

Aktualisht në këto dy bashki ka rreth 30 % të grup moshës  15-29 vjeç. Në këto Bashki vihet re një numër i madh grupesh në nevoje ku kryesisht janë të rinjtë si edhe të kthyerit nga emigrimi. Të rinjtë dhe familjet e tyre nuk kanë informacionin e duhur dhe akses në shërbimet sociale të ofruara nga pushteti vendor dhe agjensitë. Bashkitë duhet te ofrojnë shërbime shtesë në fushën e shërbimeve sociale dhe përkujdesjes shoqërore, përtej “shportës të shërbimeve bazë”. Ne me projektin tone do te advokojme duke ofruar informacion ne fushen e arsimit profesional dhe punesim per te rinjte dhe familjet e rikthyera nga emigrimi .  

Të kthyerit  nga emigrimi vuajnë pasojat sociale të ri-integrimit dhe të përfshirjes në shoqëri. Gjithashtu vihet re një tendencë në grupin e të rinjve të rikthyer nga emigrimi për të emigruar përsëri për shkak të kushteve ekonomike sociale dhe mungesës së informaciont për t’u arsimuar dhe punësur si edhe të mundësive për emigrim të ligjshëm.

Vihet re se bashkitë nuk e konsiderojnë siç duhet zbatimin e reformës sociale. Reforma në shërbimet sociale lidhet ngushtësisht me rolin e ri të qeverisjes vendore pas ndarjes teritoriale dhe adminstrative.

Bashkitë e reja janë aktori kryesor në ofrimin e shërbimeve sociale në nivel vendor por akoma ka vakum te madh midis pritshmërisë së qytetarëve për shërbime sociale dhe kapaciteteve ofruese të qeverisë vendore.

 Kjo  vihet re në buxhetimet përkatëse si edhe në krijimin e kushteve të domosdoshme social ekonomike si edhe për marrjen e masave të nevojshme për ri-integrimin e të rinjve dhe familjeve të tyre. Sipas nenit 24 te Ligjit nr.139/2015 per Vetqeverisjen vendore sherbime sociale jane funksion eskluziv i bashkive.

 Komuniteti në të shumtën e rasteve nuk është i informuar për kapacitetet e bashkisë si edhe për shërbimet që duhet të sigurojë bashkia për qytetarët në mënyrë që të përmirësoje jetesën si edhe të ri-integrojë këto familje.  

Projekti do të ndërhyjë duke advokuar per këto grupe në nevojë, si dhe krijimin e një pakete shërbimesh ad-hoc, që mundëson përcaktimin e kritereve dhe përfshirjen e tyre në bazë të nevojave aktuale si dhe informimin për punësim dhe shkollim, (vihet re një numër i vogël i vajzave nga këto dy bashki, të cilat ndjekin studimet universitare apo profesionale), nevojë dhe problem imediat në këto dy bashki.

Qëllimi dhe Objektivat

-Advokim komunitet –Bashki per permisimin e kushteve te jeteses te te rinjve, per te parandaluar migrimin e pasigurte dhe lehtesimin e ri-integrimit te te ri-kthyerve per permisimin e kushteve ekonomike shoqerore nepermjet punesimit dhe arsimimmit profesional.

-Perfshirjen e komunitetit ne permisimin e aksesit te tyre ne sherbime sociale cilesore duke perfshire arsimin /edukim profesional.

- Krijimin e paketës se sherbimeve sociale ad-hoc.

Aktivitetet kryesore

1. Seanca informuese rreth projektit si dhe diskutim dhe advokim me grupmoshën nga 19-50 vjeç (me fokus te rikthyerit) per sherbime sociale dhe impaktin e tyre ne jeten social – ekonomike, per funksionet dhe sigurimin e sherbimeve sociale nga Bashkia e Maliqit dhe Prrenjasit.

2. Organizim, krijim te fokus grupeve me individe te komunitetit dhe te ri-kthyerit nga emigrimi ku synohet te kemi per secilen bashki nga 10 individe.

3. Trajnim të fokus grupeve rreth shërbimeve sociale dhe të drejtat e tyre për këto shërbime. Trajnimi do të bëhet nga eksperti social.

4. Hartimi i pyetesorit me ekspert social rreth shërbimeve të ofruara nga këto dy bashki dhe shpërndarja e tij në komunitet.

5. Gjetjet nga të dhënat e  pyetesoreve të shpërndarë dhe nga fokus grupet do të jenë bazë për ndërtimin e paketës.

6. Krijimi dhe hartimi i paketës ad-hoc për shërbime dhe për përfshirje sociale.

7. Advokim për pranimin e paketës ad-hoc pranë Bashkive përkatëse.

8. Prezantimi i paketës ad-hoc tek publiku i gjërë,(konsultim publike).

9. Publikimi i kësaj pakete ad-hoc në tv lokal në të dyja Bashkite (TV kabllor Prrenjas dhe TVKorça).

10. Aktivitet  përbyllës me rezultatet e projektit.

Rezultatet e pritshme

-Komunitet i ndërgjegjësuar në lidhje me funksionet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore për përfshirjen sociale dhe integrimin e grupeve në nevoje.

- Përmisimi i kushteve të jetesës për të paktën 40 të rinj dhe familjet e tyre që janë risk për migrim te paligjshëm duke ju mundësuar akses në shërbime sociale.

- Të rinjtë përfitojnë nga paketat e shërbimeve ad-hoc të ofruara nga Bashkia si edhe nga trajnime dhe aktivitete që ndihmojnë në përfshirjen dhe integrimin e tyre.

Përfituesit kryesorë

 Të rikthyerit nga emigrimi, komuniteti, institucionet e shërbimeve publike.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

8 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia e Prrenjas dhe Maliq

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Drejtuese e projektit: Vjollca Backa

Financier:Eduard Meçaj

Moderator/Lehtesues: Lorena Ҫadri

Ekspert statistikor:Irena Qorlaze

Ekspert social:Adela Kakija

Trajner social: Klodiana Ajazi

Ekspert ekonomie start-up

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës

Vjollca Backa

Partneri në projekt

Maliq: Enkeleda Baci Prrenjas:Sonila Karaj; Individe aktive të zonave ku do të implementohet projekti.

Organizata Zbatuese: Qendra e Studimeve dhe Zhvillimeve
Zona e zbatimit: Bashkia Prrënjas, Bashkia Maliq
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153