Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Për një treg bashkëkohor

Aplikanti

CESA

Titulli i propozimit

Për një treg bashkëkohor

Përmbledhje

Në territorin e Bashkisë Durrës funksionon vetëm një treg publik për shitjen e produkteve agro ushqimore. Ky ka njohur rikonstruksionin e tij të fundit në vitin 2002. Që nga kjo datë tergu nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për mirëmbajtjen e infrastrukturës së tij. Në treg operojmë më shumë se 100 shitës ambulantë dhe sipas të dhënave jozyrtare është burimi për furnizimin me produke agro ushqimore për afro 100.000 – 150.000 banorë të qytetit. Situata si brenda infrasktrukturës së tregut ashtu dhe në rrethinat e tij është jashtë të gjithë standarteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar në fushën e sigurisë ushqimore. Bashkia Durrës nuk ka asnjë plan afatmesëm për ndërhyrje dhe korrigjim të situatës. Tregtarët që ushtrojnë veprimtari në këtë treg nuk kanë një formë organizimi e aftë për të biseduar dhe kërkuara nga Bashkia ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi i projektit është përmirësimi i gjendjes aktuale nëpërmjet ndërhyrjes së Bashkisë Durrës në infrastrukturën e tregut dhe në metodologjinë e funksionimit dhe mirëmbajtjes së tij duke përmbushur detyrimet ligjore në fushën e sigurisë ushqimore. Objektivat e projektit janë: a) Monitorimi i mënyrës së ushtrimit të funksioneve të Bashkisë Durrës në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike vendore duke u fokusuar specifikisht në detyrimet e kësaj të fundit për përputhjen e kushteve të tregut agro ushqimor me kërkesat ligjore, b) Advokimi pranë Bashkisë Durrës i nevojës së marrjes së masave urgjente për korrigjimin e situatës aktuale dhe lobimi për parashikimin dhe kryerjen e veprimeve konkrete në këtë drejtim. c) Lobimi për parashikimin e veprimeve konkrete në projekt buxhetin e bashkisë për vitin 2018.  

Aktivitetet kryesore

-       Mbledhja e informacionit në lidhje me mënyrën e funksionimit të tregut. Monitorimi me video për një periudhë një javore. Zhvillimi i një anketimi me një grup prej 500 qytetarësh në lidhje me perceptimin që këta kanë për kushtet e tregut. Intervistimi i rreth 50 tregëtarëve në lidhje me shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Mbledhja e të gjithë informacionin dokumentar në lidhje me mënyrën e funksionimit dhe administrimit të tregut. Evidentimi i modeleve krahasuese të funksionimit të tregjeve brenda dhe jashtë shqipërisë.

-       Mediatizimi i informacionit të mbledhur. Ky mediatizim do të bëhet nëpërmjet prodhimit të një video me pamjet mbi situatën aktuale. Publikimin në median lokale të shkruar dhe vizive të opinioneve të qytetarëve dhe tregëtarëve, të pritshmërive të tyre dhe të mendimeve të ekspertëve në fushën e sigurisë ushqimore në lidhje me nevojën e ndryshimeve.

-       Zhvillimi i takimeve me strukturat përkatëse të Bashkisë dhe analiza e buxhetit te dedikuar per mirembajtjen e tregut.

-       Zhvillimi i takimeve me tregtarë e qytetarë me qëllim diskutimin e gjetjeve dhe paraqitjen e propozimeve konkrete në lidhje me ndërmarrjen e veprimeve për përmirësimin e situatës. 

-       Zhvillimi i takimeve të përbashkëta me Bashkinë dhe tregtarët me qëllim diskutimin e kërkesave respektive dhe hulumtimin e mundësisë së një partneriteti apo ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta për permiresimin e situatës.

-       Pregatitja e rekomandimeve konkrete për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak bazuar në rezultatet e takimeve. Lobimi me qëllim përfshirjen e rekomandimeve dhe parashikimin e veprimeve konkrete në projekt buxhetin e bashkisë për vitin 2018.

Rezultatet e pritshme

Përmirësimi i ndjeshëm i situatës aktuale dhe tregëtimi i produkteve agro ushqimore brenda standarteve të sigurisë ushqimore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Përfituesit kryesorë

Banorët e bashkisë Durrës, tregtarët që ushtrojnë aktivitet në treg.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

8 muaj.

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Durrës

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Borana Saka

Leonard Runa

Eriola Karagjozi

Spiro Isaku

Eugen Gashi

Rezart Kthupi

Drejtuesi Ligjor i Organizatës (për OJF) ose

Rezart Kthupi

Partneri në projekt

Artur Llana , Migena Gjyzeli

Organizata Zbatuese: CESA
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153