Aplikanti |
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë |
Titulli i propozimit |
Perdorimi i drejtë i parasë publike në pushtetin lokal përmes zbatimit të rekomandimeve të KLSH |
Përmbledhje |
Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë do të zbatojë projektin me titull “Lufta kundër korrupsionit në pushtetin lokal përmes zbatimit të rekomandimeve të KLSH nga bashkitë”. Projekti synon menaxhimin më të mirë të parave publike nga bashkitë, luftën kundër praktikave korruptive në pushtetin lokal përmes rritjes së zbatimit të rekomandimeve të KLSH nga bashkitë e monitoruara. Nga monitorimet e mëhershme (2015, QTIL) është gjetur se vetem 38.5 për qind e rekomandimeve të KLSH zbatohen nga institucionet publike. Projekti lidhet me drejtim 2 të thirrjes pasi konstatohen me fakte konkrete mënyra dhe cilësia e shpenzimit të parave në dobi të komunitetit përmes investime në infrastrukturë, shërbimet publike, etj. KLSH ka monitoruar 32 bashki dhe ndërmarrje nën varësinë e tyre gjatë 2016. QTIL ka përzgjedhur 5 bashki ose 20% nga bashkitë e audituara duke pasur parasysh një kampion përfaqësiv për të gjitha llojet e bashkive, të mëdha, të mesme dhe të vogla. Projekti do të shtrihet në bashkitë Lushnjë, Maliq, Elbasan, Prrenjas, Pogradec dhe do të zgjasë dhjetë muaj. Përmes projektit do të monitorohen 150 rekomandime në 5 bashkitë e përzgjedhura. Do të mbahen 2 tryeza debati në lidhje me rekomandimet e pazbatuara, 5-10 takime mes zyrtarë të bashkive, ekspertëve të KLSH dhe ekspertëve dhe monitoruesve të CTFI, do të publikohen ne media të ndryshme 10 artikuj me gjetjet e monitorimit artikuj të cilët do të transmetohen edhe në rrjetet sociale të shoqëruara me metoda të marketimit dixhital për të arritur një audiencë të synuar brenda hapësirës që mbulohet nga bashkitë e monitoruara. QTIL përvec kapaciteteve në zyrën qendore ka krijuar partneritet me aktivistë dhe përfaqësues të medias apo shoqërisë civile lokale në bashkitë e përzgjedhura, Elbasan, Maliq, Lushnjë, Prrenjas dhe Pogradec. QTIL ka zbatuar një projekt të ngjashëm financuar nga USAID para nje viti dhe një pjesë e stafit vijojnë të përfshihen edhe në këtë projekt. QTIL ka kontaktuar me KLSH lidhur me projektin dhe ka gjetur mbështetjen e institucionit në zbatimin e tij. QTIL dhe KLSH kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që në vitin 2012 sëbashku edhe me 4 organizata të tjera. Përfitues të projektit janë bashkitë që monitorihen dhe zyrtarët e këtyre bashkive që lidhen me zbatimin e rekomandimeve, qytetarët në këto bashki, KLSH, QTIL dhe individë partnerë që do të përfshihen në këtë projekt Anëtarët e skuadrës së projektit që janë nga bashkitë e monitoruara, media lokale që do të publikojë gjetje apo ngjarje të ndryshme të projektit ndërtojnë përvoja të cilat mund ti zbatojnë vetë në të ardhmen.Vetë zyrtarët e bashkive krijojnë përvojën e zbatimit të rekomandimeve. Përmes monitorimit ajo ndjen sytë e publikut. Duhet theksuar se disa rekomandime kanë të bëjnë me investimet publike, kodin e etikës, skemës menaxheriale në bashki. Nëse rekomandime të tilla zbatohen një herë, ata do të shërbejnë gjithmonë. Vetë QTIL ka në fokus aftamesëm zbatimin e rekomandimeve të KLSH, kështu që përvoja e krijuar do të shërbejë në projekte të ngjashme. (Nga 2005-2009, CTFI ka monitoruar ILDKP, nga viti 2010-2013, CTFI ka monitoruar strategjinë e anti-korrupsionit në nivel kombëtar, ashtu edhe në vitin 2015 ka monitoruar KLSH dhe institucionet publike për zbatimin e rekomandimeve).
|
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi i projektit është rritja e përgjegjshmërisë së bashkive dhe institucioneve të varësisë për zbatimin e ligjit, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës. Objektivat: Projekti do të shtrihet në bashkitë Lushnjë, Maliq, Elbasan, Prrenjas, Pogradec dhe do të zgjasë dhjetë muaj. Përmes projektit do të monitorohen 150 rekomandime në 5 bashkitë e përzgjedhura. Do të mbahen 3 tryeza debati në lidhje me rekomandimet e pazbatuara, do të publikohen ne media të ndryshme përfshirë dhe mediat sociale 15 artikuj me gjetjet e monitorimit si dhe dy debate në mediat lokale. Artikuj të cilët do të transmetohen edhe në rrjetet sociale të shoqëruara me metoda të marketimit dixhital për të arritur një audiencë të synuar brenda hapësirës që mbulohet nga bashkitë e monitoruara. |
Aktivitetet kryesore |
Disa nga aktivitetet kryesore do të jenë ëorkshop për mobilizimin dhe trainimin e skuadrës së monitorimit; komunikimi zyrtar me institucionet e përfshira në projekt; desk research dhe zhvillimi i procesit të monitorimit përmes evidentimit rast pas rasti të cdo rekomandimi që ka dhënë KLSH; zhvillimi i tryezave të debatit publik ku do të marrin pjesë zyrtarë të bashkisë, përfaqësues të shoqërisë civile lokale, medias lokale, grupeve të interesit; krijimi i raportit me gjetjet dhe rekomandimet që do të përdoret gjatë procesit të advokimit; publikimi në media qendrore dhe në mediat lokale të gjetjeve të projektit ose rasteve të përzgjedhura për tu bërë pubklik. |
Rezultatet e pritshme |
Permes ketij projekti pritet te arrihen: Rritjen e numrit të rekomandimeve të zbatuara nga ana e bashkive qe cojne ne uljen e korrupsionit dhe abuzimit me parate publike; identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave që cojnë në refuzimin e rekomandimeve; forcimi i kapaciteteve monitoruese të shoqërisë civile dhe individëve në këto bashki për të ndjekur shpenzimin e parave. Njohjen e banorëve të bashkisë me mënyrën se si bashkia shpenzon paratë. |
Përfituesit kryesorë |
Përfitues të projektit janë bashkitë që monitorohen dhe zyrtarët e këtyre bashkive që lidhen me zbatimin e rekomandimeve, qytetarët e këtyre bashkive, KLSH, QTIL dhe individë partnerë që do të përfshihen në këtë projekt, shoqëria civile lokale dhe media lokale |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Lushnje, Maliq, Elbasan, Prrenjas, Pogradec |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Sami Neza, Artur Bego, Bardha Nergjoni, Vepror Hasani, Saimir Mertiri, Erdion Macolli, Erald Kapri, Ermira Meta. |
Drejtuesi Ligjor i Organizatës (për OJF) ose Personi i përgjegjës për këtë propozim (për individë) |
Sami Nezaj |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë