Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike në zonën e ish-Kënetës përmes hulumtimit pjesëmarrës dhe vizual

Aplikanti

Migena Nako

Titulli i propozimit

Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike në zonën e ish-Kënetës përmes hulumtimit pjesëmarrës dhe vizual

Përmbledhje

Zona e ish-Kënetës shpesh karakterizohet si një “bombë ekologjike,” kryesisht për shkak të rrezikut që mbartin kanalizimet jofunksionale të ujërave të zeza. Probleme të tjera, si mungesa e shërbimit të gjelbërimit dhe hapësirave argëtuese për fëmijët, shtrihen në të gjithë komunitetin. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve dhe organizatave lokale, situata vazhdon të jetë kritike.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi: Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike në zonën e ish-Kënetës përmes përdorimit të teknikave hulumtuese pjesëmarrëse dhe vizuale.

Objektivi 1: Deri në fund të fazës së parë të projektit, pjesëmarrësit e hulumtimit kanë dokumentuar problemet e lidhura me shërbimet publike dhe infrastrukturën në 11 skolinat që shtrihen në zonën e ish-Kënetës.

Objektivi 2: Deri në fund të fazës së dytë të projektit, pjesëmarrësit e hulumtimit kanë ushtruar presion ndaj përfaqësuesve vendorë përmes teknikave të hulumtimit pjesëmarrës dhe vizual për përmirësimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës.

Aktivitetet kryesore

Organizimi i sesioneve të trajnimit; realizimi i fotografive; diskutimi dhe analizimi i fotografive; shpërndarja e informacionit; organizimi i një ekspozite; diskutimi në këshillin bashkiak.

Rezultatet e pritshme

Forcimi i marrëdhënieve mes komisionit qytetar dhe këshillit vendor; nxitja e mobilizimit qytetar dhe forcimi i ndjenjës kolektive; rritja e ndërgjegjësimit dhe reagimit të zyrtarëve rreth problemeve që hasin banorët; përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Përfituesit kryesorë

Rreth 60,000 banorë, të cilët jetojnë në ish-Kënetë; organizatat e shoqërisë civile; përfaqësues vendorë; zyrtarë; grupe rinore; aktivistë; vullnetarë.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Ish-Këneta

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor Durrës, pjesëmarrësit në hulumtim, grupi i ekspertëve

Personi i përgjegjës për këtë propozim (për individë)

Migena Nako

Organizata Zbatuese: Migena Nako
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153