Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Përmirësimi i shërbimit të kullimit në bashkinë shkodër përmes përfshirjes qytetare në proceset e konsultimit, advokimit dhe monitorimit

Aplikanti

Qendra për Zhvillim të Integruar dhe të Qëndrueshëm (QZHIQ)

Titulli i propozimit

Përmirësimi i shërbimit të kullimit në bashkinë shkodër përmes përfshirjes qytetare në proceset e konsultimit, advokimit dhe monitorimit

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Shërbimi i kullimit afekton ekonomitë e mbi 40.000 familjeve në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër. Lënia pas dore ndër vite, përmbytjet dhe moskullimi i tokave është një fakt i njohur tashmë për gjithë. Projekti synon përmirësimin e këtij shërbimi nëpërmjet teknikave ku komunitetet marrin në dorë fatet e tyre në proceset e konsultimit, advokimit dhe monitorimit.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi: Forcimi i demokracisë lokale përmes rritjes së gjithë përfshirjes qytetare në përmirësimin e shërbimeve publike në nivel vendor në përputhje me ligjin dhe standardet e përcaktuara. 

Objektivat: 1) Përmirësimi i shërbimit të kullimit në në bashkëveprim dhe bashkërendim me komunitetin; 2) Ngritja, forcimi dhe konsolidimi i kapaciteteve vendore për metodat e planifikimit, manaxhimit e monitorimit të shërbimit; 3) Rritja e ndërgjegjësimit dhe rolit qytetar në proceset konsultuese, advokuese, vendimmarrëse dhe monitoruese.

Aktivitetet kryesore

-          Hartim dhe miratim të Planit të Veprimit të Përmirësimit të Shërbimit dhe  Rregullores së Shërbimit

-          Fushatë ndërgjegjësim dhe informimi me komunitetin lokal

-          Krijim dhe ngitje kapacitetesh  për metodat e menaxhimit dhe monitorimit të performancës (Vëzhguesit e Kualifikuar).

-          Takime dhe fokus grupe me qytetare dhe median për rolin e tyre në konsultim, advokim, vendimmarrje dhe monitorim.

-          Krijim/institucionalizim i tryezave të përbashkëta komunitet- bashki për shërbimin e kullimit dhe e monitorimit e saj.

Rezultatet e pritshme

-          Plani i Veprimit të Përmirësimit të Shërbimit dhe  Rregullorja e Shërbimit të hartuara dhe miratuara në Këshillin Bashkiak.

-          Vëzhguesit e Kualifikuar të informuar dhe kualifikuar për monitorimin e shërbimit të kullimit.

-          Qytetarët të përfshirë, të informuar dhe ndërgjegjësuar për planifikimin, menaxhimin dhe monitorimin e shërbimit.

-          Qytetarët të informuar dhe ndërgjegjësuar mbi të drejtat/rolin e tyre në konsultim, advokim, vendimmarrje dhe monitorim.

Përfituesit kryesorë

Banorët e 5 njësive administrative, qytetarët dhe grupet e targetuara, media lokale dhe bashkia Shkodër

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

5 njësi administrative të Bashkisë Shkodër (Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Velipojë, Guri i Zi)

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Albana Çule, Edvin Puka, Alfred Haxhari, Fatlum Nurja, Laureta Memo, Senad Nikshiqi

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë)

Albana Çule, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Zhvillim të Integruar dhe të Qendrueshëm (QZHIQ)

Partneri në projekt

Bashkia Shkodër, Media lokale, Qendra Aarhus

Organizata Zbatuese: Qendra për Zhvillim të Integruar dhe të Qëndrueshëm (QZHIQ)
Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153