Aplikanti |
Qendra Agenda |
Titulli i propozimit |
Pjesëmarrje aktive e qytetarëve në hartimin e buxhetit në bashkitë e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës. |
Përmbledhje |
Qeverisja lokale ka një rol të konsiderueshëm me mënyrën sesi zgjedh të ofrojë shërbimet duke ndikuar kështu më direkt jetën e qytetarëve. Ky proces duhet padyshim të jetë sa optimalisht gjithëpërfshirës aq edhe i orientuar drejtpërdrejt në secilin targetgrup të përfshirë si dhe nevojat respektive për politika dhe ndryshim. E kjo arrihet vetëm duke pasur shumë të qartë tablon e situatës ndër qytetarë të thjeshtë dhe targetgrupe të caktuara. Qeveria lokale në pamundësi për të dëgjuar zërin e çdo qytetari të thjeshtë apo të çdo grupi interesash të caktuar harton një buxhet që nuk përfaqëson secilin prej tyre në formën e masën më të mirë të mundshme. Në këtë kontekst, projekti synon që buxhetimi me pjesëmarrje të mos jetë më në formën e tij klasike, por duke ofruar një mënyrë më bashkëkohore të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe një instrument më efikas në këtë proces, e cila sipas nesh siguron më shumë ndërgjegjësim dhe rrjedhimisht qëndrueshmëri në kohë dhe efektivitet më të lartë në vazhdim. Kjo mënyrë vjen në formën e një aplikacioni të posaçëm, që mund të disponohet në celular apo në facebook e rrjete të tjera sociale, e ku çdo qytetar të ketë mundësinë të japë inputin e vet për mënyrën sesi duhet përdorur buxheti vjetor i bashkive. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi kryesor është rritja e pjesëmarrjes dhe ndikimit të qytetarëve në hartimin e buxhetit të bashkive. Objektivat janë: - Rritje e aksesit të qytetarëve në hartimin e buxhetit; - Rritje e pjesëmarrjes së qytetarëve (sidomos të rinjve) në vendimmarrjen vendore; - Rritje e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e zyrtarëve. |
Aktivitetet kryesore |
Desk dhe field study; Krijimi dhe testimi i aplikacionit; Aktivitete intensive për promovimin e aplikacionit; Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave; Hartimi i raporteve publike mbi gjetjet dhe rezultatet përfundimtare; Monitorim i reflektimit të të dhënave. |
Rezultatet e pritshme |
1. Një numër gjithnjë në rritje i përdorimit të aplikacionit brenda periudhës 12 mujore, në të tre bashkitë, me një pritshmëri prej 6,000 përdorimesh në total para hartimit të buxhetit; 2. Reflektim i një pjese të madhe të rekomandimeve dhe masave të sugjeruara nga qytetarët në buxhetin final të bashkisë, duke peshuar në veçanti gjetjet nga secili target group; |
Përfituesit kryesorë |
Qytetarët e tre bashkive, organizatat dhe grupet shoqërore, studentët, institucionet. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 |
Zona e zbatimit të propozimit |
Durrës, Elbasan, Korçë. |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Gentian Elezi, Elena Polo, Juela Shamku. |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës |
Gentian Elezi |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë