Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Platformë multimediale për një Kavajë të pastër

Aplikanti

Shoqata VISARE

Titulli i propozimit

Platformë multimediale për një Kavajë të pastër

Përmbledhje

Ligji Nr.10 463, datë 22.9.2011

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:

a) Parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve.

b) Përmirësimit të efiçencës së përdorimit të tyre.

c) Pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.

Nga vëzhgimi në terren grupi i punës konstatoi se situata paraqitet shumë kaotike, e paorganizuar dhe tepër abuzive, shpesh në një burim konfliktesh mes banorëve dhe firmës përgjegjëse. Nga verifikimi ynë janë konstatuar 117 vatra problematike. Pë të zgjidhur këtë problematikë janë menduar të zhvillohen dhe të mbahen takime me komunitetin për të nxitur tek ata frymën e kërkimit të llogarisë që shqetëson banorët siç janë: mungesa e informacionit tek qytetarët lidhur me njohjen e bazës ligjore dhe udhëzimeve të nevojshme që lidhet me organizimin, funksionimin, trajnimin, rolin e aktivistëve dhe rolin që kanë strukturat e pushtetit lokal dhe qëndror, janë problemet e tjera të hasura.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi: Monitorimi i Bashkisë Kavajë për zbatimin e ligjit mbi administrimin e mbetjeve urbane në lagjet e qytetit.

Objektivat:

1. Krijimi i një modeli të ri bashkëpunimi qytetar-aktivistë-pushtet vendor, bazuar në ligj.

2. Adresimi i problematikave dhe paraqitja e modeleve të pastrimit të territorit përmes medias.

3. Advokim në nivel vendor deri tek hallka fundore e Organizatës Jofitimprurëse ndërlidhëse, komunikimi qytetar-institucion me qëllim monitorimin dhe realizimin e pastrimit të qytetit.

Aktivitetet kryesore

1. Takime në terren të grupit të punës me qytetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor.

2. Publikimi në media i spoteve investigative dhe ndërgjegjësuese.

3. Shkrime, raporte dhe analiza të ndryshme.

4.Organizimi i takimeve sensibilizuese me qytetarët.                                                                                    

5.Shkrime në median e shkruar.                                                                                                          

6.Raport dhe analizë e thelluar e të dhënave.

Rezultatet e pritshme

1.Qëllimi dhe objektivat e projektit tonë, synojnë që të kemi një qytet më të pastër.               

 2.Një administratë më efektive dhe shërbim me më pak kosto.                                                                   

3.Qytetarë të edukuar për diferencimin dhe ndarjen e mbetjeve.                                                                                                                          

 4. Gjatë prezantimit të problematikës për mbrojtjen e mjedisit dhe të zonave të gjelbra, për një jetë sa më të shëndetshme në qytetin tonë, synojmë që me takimet me banorë të zonës pas ndërhyrjes që do të behet, pritet që problematika e mbetjeve dhe gjelbërimit të reduktohen deri në 60%  ku nga 117 vatra problematike do të pastrohen 60-70 të tilla.

Përfituesit kryesorë

Qytetarët, Bashkia Kavajë dhe njësitë Administrative.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj.

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Kavajë.

Grupi i punës që do të zbatojë propozimin

Albi Lushi (Drejtor Projekti)

Ardit Hoxha (Financier)

Anila Duka (Gazetare)

Kelment Baçi ( Koordinator Dixhital)

Bronilda Skura ( Koordinatore Dixhitale)

Indrit Abdiaj (Specialist Mjedisi)

Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë)

Suleiman Rustemi

Organizata Zbatuese: Shoqata VISARE
Zona e zbatimit: Bashkia Kavajë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153