Aplikanti |
Arlind Lugji |
Titulli i propozimit |
Prona publike për të mirën publike |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Ky projekt propozim adreson ceshtjen e strehimit te 40 familjeve te komunitetit rome dhe egjiptian te zones se Selites ne Tirane, banesat e te cileve u prishen si pasoje e ndertimit te unazes se madhe te Tiranes. Familjet ndeshen me mungesen e nje mundesie strehimi te qendrueshme dhe afatgjate te ofruar nga Bashkia Tirane. |
Qellimi dhe objektivat |
Projekti synon qe permes angazhimit te familjeve te prekura nga ndertimit i unazes, ekspertizes teknike dhe perfshirjes se institucioneve nderkombetare, te nxitet Bashkia e Tiranes per te dale me nje zgjidhje te qendrueshme per strehimin afatgjate te familjeve. Projekti synon adresimin e ceshtjes se strehimit te ketyre familjeve te pastreha si dhe me gjere, permes menaxhimit dhe perdorimit me efektiv te prones shteterore vendore ne administrim te Bashkise Tirane. |
Aktivitetet kryesore |
- Sigurimi i informacionit permes se drejtes per informim; - Vleresimi i pronave te mundshme shteterore vendore ku mund te zhvillohen projekte strehimi dhe analizimi i programit te buxhetit te Bashkise Tirane; - Organizimi i takimeve advokuese te familjeve me perfaqesues te Bashkise Tirane; Keshillit Bashkiak dhe aktoreve te tjere ne proces; - Mediatizimi i problematikes dhe zgjidhjes se propozuar nga famijet; |
Rezultatet e pritshme |
- Vleresimit i potencialit te Bashkise Tirane per zhvillimin e projekteve te strehimit, permes identifikimit te 5 pronave te pershtatshme ne administrim te saj, si dhe menyres sesi mund te zhvillohen keto prona permes prezantimit te nje koncepti konkret investimi. - Vendosja ne axhenden e Bashkise Tirane te planeve per hartimin dhe zbatimin e projekteve per strehim ne pronat vendore te identifikuara. - Krijimi i nje praktike pozitive per Bashkine Tirane mbi menyren sesi duhet te menaxhohet prona vendore, permes krijimit te portofoleve te vecanta, ne funksion te adresimit te nevojave te komunitetit. |
Përfituesit kryesorë |
40 familjet rome dhe egjiptiane ne zonen e Selites ne Tirane dhe familjet e pastreha te regjistruar si te tilla prane Bashkise Tirane |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
6 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Tirane |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Arlind Lugji; nje ekspert urbanist; nje ekspert i buxhetimit vendor; nje inxhinier (arkitekt) dhe aktiviste te komunitetit rom dhe egjiptian |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës |
Arlind Lugji |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë