Aplikanti |
Fondacioni Rruga me Pisha |
Titulli i propozimit |
Qeverisja vendore përballë nevojës së zhvillimeve kulturore |
Përmbledhje |
Projekti ka targetuar tre NJQV: Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Problematika që shfaqet në këto NJQV, është: mungojnë planet strategjike të zhvillimit kulturor dhe turizmit kulturor (nëpërmjet shfrytëzimit të trashëgimisë kulturore), si pjesë e përgjithëshme e planeve strategjike të zhvillimit të NJQV – ve. Plane këto të cilat do të mund të përfshinin skenën e pavarur kulturore në këto NJQV si dhe grupet e interesit, duke gjeneruar jo vetëm punësim për këtë kategori dhe mirëqënie ekonomike, por duke gjallëruar jetën artistike dhe kulturore të këtyre NJQV- vë për vetë qytetarët e tyre përgjatë gjithë vitit si dhe më tej, duke i kthyer këto NJQV shumë herë më rekreative dhe atraktive gjatë sezonit turistik duke shfrytëzuar kryesisht potencialet e brendëshme – skenën e pavarur kulturore vendase. Në mungesë të këtyre planeve, përfshirja e grupeve të interesit në formulimin e ardhshëm të tyre është imperative. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Përfshirja e qytetarëve në hartimin dhe planifikiminin strategjik vendor mbi artin, kulturën dhe turizmin kulturor. Objektivat: 1. Advokim nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve dhe grupeve të interesit në planifikimin strategjik afatgjatë në këta sektore në këto NJQV, dhe garantimi i qëndrueshmërisë së kësaj përfshirjeje me qëllim rritjen e punësimit dhe të të ardhurave për sektorin e pavarur kulturor në mënyrë të qëndrushme. 2. Garantimi i pjesmarrjes së qytetarëve “skenës së pavarur kulturore vendase dhe grupeve të interesit të NJQV -ve Sarandë, Vlorë dhe Himarë” në proceset e buxhetimit të artit, kulturës dhe turizimit kulturor në këto njësi, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe rritjen e llogaridhënies nga NJQV –të ndaj komuniteteve të tyre. |
Aktivitetet kryesore |
1. Shqyrtimi i planeve strategjike ekzistuese të NJQV-ve të identifikuara. 2. Indentifikimi i pritshmërive të grupeve të grupeve të interest dhe SPK “skenës së pavarur kulturore” të këtyre NJQV-ve.3. Analizë e gjendjes së ndërveprimit aktual “grupe interesi NJQV” .4. Pregatitja e përfshirjes së SPK`së dhe grupeve të interesit në planet strategjike të NJQV-ve – hartimi i opinioneve për strategjitë kulturore. 5. Përballja Publike: SPK – grupe interesi - NJQV me qëllim përfshirjen e komunitetit në planet strategjike (tre puntata / debate TV në median sociale dhe median lokale) në secilën NJQV). 6. Realizimin një raporti për secilën NJQV. 7. Hartimin dhe firmosjen e një Marrëveshje publike ( pakti social) nëpërmjet NJQV- dhe grupeve të interesit me qëllim përfshirjen e përherëshme të tyre në hartimin planeve strategjike. |
Rezultatet e pritshme |
1.Në tre NJQV-të e zgjedhura, fuqizohet pjesmarria e qyterarëve, SPK dhe grupeve të interesit në procesin e hartimit të planifikimit të strategjive vendore në fushen e artit kultures dhe turizmit kulturor 2.Në tre NJQV-të e përzgjedhura, kemi një përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët, SPK dhe grupet e interest, duke garantuar përfshirjen në vendimarrje,buxhetim për sektorin, punësim dhe hapje e NJQV-ve ndaj inicativave të shoqërisë civile dhe grupeve të interest. |
Përfituesit kryesorë |
Perfituesit direkt : organizatat kulturore, shoqatat e turizmit kulturor që operojnë në rajonin e projektit. Përftituesit indirekt : banorët e NJQV-ve të targetuara si dhe një pjesë e madhe e popullsise shqiptare që frekuenton këto NJQV përgjatë vitit / sezonit turistik |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
12 Muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Vlorë, Himarë, Sarandë. |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Erjona Hanku. Koordinator Projekti. Arben Papadhopulli eksperti lider / eksperti per kulturen, Aleksander Cipa – pjestar ndërlidhes me komunitein. Ermal Gjinaj – koordiantor për mediat. Sabina Ymeri dhe Elira Jorgoni – Koordiantore për NJQV`të. |
Drejtuesi Ligjor i Orgnaizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë) |
Arben Papadhopulli |
Partneri në projekt |
Unioni i Gazetarëve të Shqipërise. Skena e Pavarur Kulturore e Shqipërise. Shoqata Shqiptare për Turizmin Kulturor |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë