Aplikanti |
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës |
Titulli i propozimit |
Rinia e Kavajës, aktive në qeverisjen lokale |
Përmbledhje |
Përfshirja aktive, e informuar dhe vullnetare e qytetarëve në vendim- marrje është e një rëndësie të veçantë në ndërtimin e një shoqërie demokratike. Problematikat ekonomike, sociale, apatia, mosbesimi, mundësitë e pakta të edukimit dhe aftësimit për të drejtat dhe përgjegjësitë ka krijuar një nivel të ulët të pjesëmarrjes së të rinjve duke reflektuar në një demokraci të brishtë. Duke qenë se pjesëmarrja e të rinjve paraqet gur themelin për arritjen e qeverisjes së mirë, projekti ka si synim të krijojë një mjedis të sigurtë për aftësimin e të rinjve në Bashkinë e Kavajës për adresimin e problematikave prioritare në komunitet e tyre dhe krijimin e një kulture aktive qytetare në proçeset vendim-marrëse. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Të mobilizojë dhe të rrisë kapacitetet e të rinjve për të adresuar prioritetet dhe nevojat e komunitetit në Bashkine e Kavajës, nëpërmjet proceseve vendim-marrëse dhe ndërmarrjes së iniciativa dhe fushata konkrete. Obj.1 Të promovojë transparencën dhe llogaridhënien, nëpërmjet përballjes së ofertave politike të çështjeve prioritare për Bashkinë e Kavajës. Obj.2 Të fuqizojë Grupin Rinor Kavajë për të mobilizuar të rinjtë dhe për të influencuar në politikat lokale. Obj. 3 Të edukojë dhe aftësojë të rinjtë me mjete dhe metoda të suksesshme mbi buxhetimin me pjesëmarrje, të folurin publik, advokimin dhe lobimin. |
Aktivitetet kryesore |
Ngritja e kapaciteteve të anëtarëve të Qendrës Rinore Kavajë; organizimi i fokus i grupeve për identifikimin e prioriteteve; hartimi i Kontratës Sociale; Ballafaqimi me kandidatët për kryetar bashkie dhe kandidatëve për deputetë; Emision në median lokale (TV6); artikuj dhe pasqyrim në median sociale (fcb, whatsup, viber, flicker vimeo, blogg); |
Rezultatet e pritshme |
Ndërtimi i kapaciteteve të Grupit Rinor Kavajë për prioritizimin dhe advokimin e cështjeve shqetësuese në komunitetin e tyre; Nxitja e debateve publike të hapura ndërmjet të zgjedhurve – zgjedhësve; Përmirësimi i kapaciteteve rinore për të siguruar mundësitë për pjesëmarrjen e të rinjve; Aftësimi i Grupit Rinor Kavajë për buxhetimin me pjesëmarrjen dhe monitorimin e shërbimeve nga pushteti lokal. |
Përfituesit kryesorë |
Të rinjtë në Bashkinë Kavajë, Grupi Rinor Kavajë, Qeverisja Lokale, Media. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë |
Grupi i punës që do të zbatojë propozimin |
Mirjam Reçi – Drejtore Ekzekutive Armela Gjylsheni – Lehtësuese projekti Joralda Manjani – Financë |
Drejtuesi Ligjor i Organizatës (për OJF) ose Personi i përgjejgës për këtë propozim (për individë) |
Mirjam Reçi |
Partneri në projekt |
Vullnetarë të Korpusit të Paqes (Peace Corps Volunteers) |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë